Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 26

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 26:1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: "Si e ke ndihmuar të dobëtin,

JOB 26:2 ose si e ke ndihmuar krahun pa forcë?

JOB 26:3 Si e ke këshilluar atë që nuk ka dituri, dhe çfarë njohurish të mëdha i ke komunikuar?

JOB 26:4 Kujt ia ke drejtuar fjalët e tua, dhe e kujt është fryma që ka dalë prej teje?

JOB 26:5 Të vdekurit dridhen nën ujërat, dhe kështu bëjnë edhe banorët e tyre.

JOB 26:6 Para atij Sheoli është i zbuluar, Abadoni është pa vel.

JOB 26:7 Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.

JOB 26:8 I mbyll ujërat në retë e tij, por ato nuk çahen nën peshën e tyre.

JOB 26:9 E mbulon pamjen e fronit të tij, duke shtrirë mbi të retë e tij.

JOB 26:10 Ka shënuar një kufi të veçantë mbi sipërfaqen e ujërave, në kufirin e dritës me terrin.

JOB 26:11 Kollonat e qiellit dridhen dhe habiten nga kërcënimi i tij.

JOB 26:12 Me forcën e tij qetëson detin, me zgjuarsinë tij ka rrëzuar Rahabin.

JOB 26:13 Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.

JOB 26:14 Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. Ç'murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase