Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 38

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 38:1 Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha:

JOB 38:2 "Kush është ai që e errëson planin tim me fjalë që nuk kanë kuptim?

JOB 38:3 Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh.

JOB 38:4 Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi.

JOB 38:5 Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur?

JOB 38:6 Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,

JOB 38:7 kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi?

JOB 38:8 Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës,

JOB 38:9 kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena?

JOB 38:10 Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,

JOB 38:11 dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?

JOB 38:12 Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,

JOB 38:13 që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij?

JOB 38:14 Ndërron trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje.

JOB 38:15 Njerëzve të këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet.

JOB 38:16 A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës?

JOB 38:17 Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së vdekjes?

JOB 38:18 A e ke vënë re gjerësinë e tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto!

JOB 38:19 Ku është rruga që të çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij,

JOB 38:20 që ti të mund t'i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që të çojnë në shtëpinë e tij?

JOB 38:21 Ti e di, sepse atëherë kishe lindur, dhe numri i ditëve të tua është i madh.

JOB 38:22 Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit

JOB 38:23 që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës?

JOB 38:24 Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë?

JOB 38:25 Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve,

JOB 38:26 që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,

JOB 38:27 për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari?

JOB 38:28 Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës?

JOB 38:29 Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit?

JOB 38:30 Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.

JOB 38:31 A mund t'i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit?

JOB 38:32 A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?

JOB 38:33 A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?

JOB 38:34 A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm?

JOB 38:35 Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja ku jam?".

JOB 38:36 Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës?

JOB 38:37 Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit

JOB 38:38 kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre?

JOB 38:39 A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit,

JOB 38:40 kur struken në strofkat e tyre apo rrinë në pritë në strukën e tyre?

JOB 38:41 Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtë e tij i thërrasin Perëndisë dhe enden pa ushqim?

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase