Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 30

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 30:1 "Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t'i vija midis qenve të kopesë sime.

JOB 30:2 Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar.

JOB 30:3 Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë,

JOB 30:4 duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre.

JOB 30:5 Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës.

JOB 30:6 Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve;

JOB 30:7 ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat;

JOB 30:8 njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre.

JOB 30:9 Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre.

JOB 30:10 Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë.

JOB 30:11 Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje.

JOB 30:12 Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë.

JOB 30:13 Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon.

JOB 30:14 Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi.

JOB 30:15 Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re.

JOB 30:16 Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar.

JOB 30:17 Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim.

JOB 30:18 Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim.

JOB 30:19 Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri,

JOB 30:20 Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar.

JOB 30:21 Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate.

JOB 30:22 Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi.

JOB 30:23 E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët.

JOB 30:24 me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë.

JOB 30:25 A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin?

JOB 30:26 Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira.

JOB 30:27 Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh.

JOB 30:28 Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë.

JOB 30:29 Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin.

JOB 30:30 Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia.

JOB 30:31 Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase