Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 22

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 22:1 Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:

JOB 22:2 "A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.

JOB 22:3 Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?

JOB 22:4 Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?

JOB 22:5 Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?

JOB 22:6 Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.

JOB 22:7 Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.

JOB 22:8 Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.

JOB 22:9 E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.

JOB 22:10 Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,

JOB 22:11 ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.

JOB 22:12 A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!

JOB 22:13 Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?

JOB 22:14 Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve".

JOB 22:15 A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,

JOB 22:16 që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?

JOB 22:17 Ata i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".

JOB 22:18 Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.

JOB 22:19 Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;

JOB 22:20 po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.

JOB 22:21 Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.

JOB 22:22 Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.

JOB 22:23 Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua

JOB 22:24 dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,

JOB 22:25 atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.

JOB 22:26 Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.

JOB 22:27 Do t'i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.

JOB 22:28 Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.

JOB 22:29 Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin

JOB 22:30 dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajmë; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastëtisë së duarve të tua".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase