Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 29

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 29:1 Jobi e rifilloi ligjëratën e tij dhe tha:

JOB 29:2 "Ah, sikur të isha si në muajt e së kaluarës, si në ditët kur Perëndia më mbronte,

JOB 29:3 kur llamba e tij shkëlqente mbi kokën time dhe me dritën e saj ecja në mes të errësirës;

JOB 29:4 siç isha në ditët e pjekurisë sime, kur mendja e fshehtë e Perëndisë kujdesej për çadrën time,

JOB 29:5 kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;

JOB 29:6 kur laja këmbët e mia në gjalpë dhe shkëmbi derdhte për mua rrëke vaji.

JOB 29:7 Kur dilja ne drejtim të portës së qytetit dhe ngrija fronin tim në shesh,

JOB 29:8 të rinjtë, duke më parë, hiqeshin mënjanë, pleqtë ngriheshin dhe qëndronin më këmbë;

JOB 29:9 princat ndërprisnin bisedat dhe vinin dorën mbi gojë;

JOB 29:10 zëri i krerëve bëhej më i dobët dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.

JOB 29:11 veshi që më dëgjonte, më shpallte të lumtur, dhe syri që më shihte, dëshmonte për mua,

JOB 29:12 sepse çliroja të varfrin që klithte për ndihmë, dhe jetimin që nuk kishte njeri që ta ndihmonte.

JOB 29:13 Bekimi i atij që ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unë e gëzoja zemrën e gruas së ve.

JOB 29:14 Isha i veshur me drejtësi dhe ajo më mbulonte; drejtësia ime më shërbente si mantel dhe si çallmë.

JOB 29:15 Isha sy për të verbërin dhe këmbë për çalamanin;

JOB 29:16 isha një baba për të varfrit dhe hetoja rastin që nuk njihja.

JOB 29:17 I thyeja nofullat njeriut të keq dhe rrëmbeja gjahun nga dhëmbët e tij.

JOB 29:18 Dhe mendoja: "Kam për të vdekur në folenë time dhe do të shumëzoj ditët e mia si rëra;

JOB 29:19 rrënjët e mia do të zgjaten në drejtim të ujërave, vesa do të qëndrojë tërë natën në degën time;

JOB 29:20 lavdia ime do të jetë gjithnjë e re tek unë dhe harku im do të fitojë forcë të re në dorën time".

JOB 29:21 Të pranishmit më dëgjonin duke pritur dhe heshtnin për të dëgjuar këshillën time.

JOB 29:22 Mbas fjalës sime ata nuk përgjigjeshin, dhe fjalët e mia binin mbi ta si pika vese.

JOB 29:23 Më prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojën e tyre si për shiun e fundit.

JOB 29:24 Unë u buzëqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakësonin dritën e fytyrës sime.

JOB 29:25 Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si një mbret midis trupave të tij, si një që ngushëllon të dëshpëruarit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase