Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 21

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 21:1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

JOB 21:2 "Dëgjoni me kujdes atë që kam për të thënë, dhe kjo të jetë kënaqësia që më jepni.

JOB 21:3 Kini durim me mua dhe më lini të flas dhe, kur të kem folur, edhe talluni me mua.

JOB 21:4 A ankohem vallë për një njeri? Dhe pse fryma ime nuk duhet të trishtohet?

JOB 21:5 Shikomëni dhe habituni, dhe vini dorën mbi gojë.

JOB 21:6 Kur e mendoj, më zë frika dhe mishi im fillon të dridhet.

JOB 21:7 Pse, pra, jetojnë të pabesët dhe pse plaken dhe shtojnë pasuritë e tyre?

JOB 21:8 Pasardhësit e tyre fuqizohen bashkë me ta nën vështrimet e tyre dhe fëmijët e tyre lulëzojnë në sytë e tyre.

JOB 21:9 Shtëpitë e tyre janë në siguri, pa tmerre, dhe fshikulli i Perëndisë nuk rëndon mbi ta.

JOB 21:10 Demi i tyre mbars dhe nuk gabon, lopa e tyre pjell pa dështuar.

JOB 21:11 Dërgojnë jashtë si një kope të vegjlit e tyre dhe bijtë e tyre hedhin valle.

JOB 21:12 Këndojnë në tingujt e timpanit dhe të qestes dhe kënaqen me zërin e flautit.

JOB 21:13 I kalojnë në mirëqënie ditët e tyre, pastaj një çast zbresin në Sheol.

JOB 21:14 Megjithatë i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne, sepse nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e tua.

JOB 21:15 Kush është i Plotfuqishmi të cilit duhet t'i shërbejmë? Ç'përfitojmë veç kësaj kur e lusim?".

JOB 21:16 Ja, begatia e tyre a nuk është vallë në duart e tyre? Këshilla e të pabesëve është mjaft larg meje.

JOB 21:17 Sa herë shuhet llamba e të këqijve ose shkatërrimi bie mbi ta, vuajtjet që Perëndia cakton në zemërimin e tij?

JOB 21:18 A janë ata si kashta përpara erës ose si byku që e merr me vete stuhia?

JOB 21:19 Ju thoni se Perëndia ruan dënimin e paudhësisë së dikujt për bijtë e tij. Ta shpaguajë Perëndia, që ai të mund ta kuptojë.

JOB 21:20 Të shohë me sytë e tij shkatërrimin e vet dhe të pijë nga zemërimi i të Plotfuqishmit!

JOB 21:21 Çfarë i hyn në punë në fakt shtëpia e tij mbas vdekjes, kur numri i muajve të tij është mbushur?

JOB 21:22 A mundet ndokush t'i mësojë Perëndisë njohuri, atij që gjykon ata që ndodhen atje lart?

JOB 21:23 Dikush vdes kur ka plot fuqi, i qetë dhe i sigurt;

JOB 21:24 ka kovat plot me qumësht dhe palca e kockave të tij është e freskët.

JOB 21:25 Një tjetër përkundrazi vdes me shpirt të hidhëruar, pa pasë shijuar kurrë të mirën.

JOB 21:26 Që të dy dergjen bashkë në pluhur dhe krimbat i mbulojnë.

JOB 21:27 Ja, unë i njoh mendimet tuaja dhe planet me të cilat doni të ushtroni dhunën kundër meje.

JOB 21:28 Në fakt ju thoni: "Ku është shtëpia e princit, dhe ku është çadra, banesa e njerëzve të këqij?".

JOB 21:29 Nuk i keni pyetur ata që udhëtojnë dhe nuk i njihni shenjat e tyre?

JOB 21:30 Njerëzit e këqij në fakt shpëtojnë ditën e shkatërrimit dhe çohen në shpëtim ditën e zemërimit.

JOB 21:31 Kush e qorton për sjelljen e tij dhe kush i jep shpagim për atë që ka bërë?

JOB 21:32 Atë e çojnë në varr dhe i bëjnë roje varrit të tij.

JOB 21:33 Plisat e luginës do të jenë të ëmbël për të; tërë njerëzia do ta ndjekë, ndërsa një mori pa fund i shkon para.

JOB 21:34 Si mund të më ngushëlloni pra, me fjalë të kota, kur nga fjalët tuaja nuk mbetet veçse gënjeshtra?".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase