Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 36

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 36:1 Elihu vazhdoi edhe më, duke thënë:

JOB 36:2 "Prit edhe pak dhe do të të tregoj që ka ende gjëra për të thënë nga ana e Perëndisë.

JOB 36:3 Do ta sjell larg atë që di dhe do t'i jap hak atij që më ka krijuar.

JOB 36:4 Sigurisht fjalët e mia nuk janë të rreme; para teje ke një njeri me njohuri të përsosur.

JOB 36:5 Ja, Perëndia është i fuqishëm, por nuk përçmon njeri; është i fuqishëm në forcën e diturisë së tij.

JOB 36:6 Ai nuk e lë të jetojë njeriun e keq dhe u siguron drejtësinë të shtypurve.

JOB 36:7 Nuk i heq sytë nga të drejtët, por bën që të ulen për gjithnjë me mbretërit mbi fronin; kështu ata rrinë lart.

JOB 36:8 Por në rast se janë të lidhur me zinxhira dhe të mbajtur me veriga pikëllimi,

JOB 36:9 atëherë u tregon veprat e tyre dhe shkeljet e tyre, sepse u është rritur mendja.

JOB 36:10 Kështu ai ua hap veshët për t'u ndrequr dhe i nxit të largohen nga e keqja.

JOB 36:11 Në rast se ata e dëgjojnë dhe nënshtrohen, do t'i mbarojnë ditët e tyre në mirëqënie dhe vitet e tyre në gëzime;

JOB 36:12 por, në rast se nuk e dëgjojnë, do të vdesin nga shpata, do të vdesin pa ardhur në vete.

JOB 36:13 Por të pabesët nga zemra mbledhin zemërimin, nuk bërtasin për të kërkuar ndihmë,

JOB 36:14 kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve.

JOB 36:15 Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.

JOB 36:16 Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.

JOB 36:17 Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.

JOB 36:18 Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.

JOB 36:19 Vallë a do t'i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?

JOB 36:20 Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.

JOB 36:21 Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.

JOB 36:22 Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?

JOB 36:23 Vallë, kush mund t'i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t'i thotë: "Ti ke bërë keq"?

JOB 36:24 Kujtohu të lartësosh veprat e tij, që njerëzit i kanë kënduar;

JOB 36:25 tërë njerëzit i admirojnë, vdekatari mund t'i soditë nga larg.

JOB 36:26 Po, Perëndia është i madh, por ne nuk e njohim, dhe numri i viteve të tij është i panjohshëm.

JOB 36:27 Ai tërheq atje lart pikat e ujit në formë avulli, i cili dëndësohet pastaj në shi,

JOB 36:28 që retë zbrazin dhe lëshojnë mbi njeriun në sasi të madhe.

JOB 36:29 Kush mund të kuptojë shtjellimin e reve, shungullimën që shpërthen në çadrën e tij?

JOB 36:30 Ja, ai përhap rreth vetes dritën e tij dhe mbulon thellësitë e detit.

JOB 36:31 Me anë të tyre dënon popujt dhe jep ushqime me shumicë.

JOB 36:32 Mbulon duart me rrufetë dhe i urdhëron ato të godasin shenjën.

JOB 36:33 Bubullima flet për të, edhe bagëtia e ndjen furtunën që po vjen.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase