Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 9

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 9:1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:

JOB 9:2 "Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?

JOB 9:3 Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t'i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.

JOB 9:4 Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?

JOB 9:5 Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.

JOB 9:6 Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen.

JOB 9:7 Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet.

JOB 9:8 I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit.

JOB 9:9 Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.

JOB 9:10 Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.

JOB 9:11 Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.

JOB 9:12 Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t'ia rimarrë? Kush mund t'i thotë: "Çfarë po bën?".

JOB 9:13 Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.

JOB 9:14 Si mund t'i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?

JOB 9:15 Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t'i përgjigjem, por do t'i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.

JOB 9:16 Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,

JOB 9:17 ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.

JOB 9:18 Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.

JOB 9:19 Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t'u paraqitur?

JOB 9:20 Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur.

JOB 9:21 Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.

JOB 9:22 Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: "Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin".

JOB 9:23 Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.

JOB 9:24 Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?

JOB 9:25 Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë.

JOB 9:26 Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.

JOB 9:27 Në qoftë se them: "Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar",

JOB 9:28 më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.

JOB 9:29 Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot?

JOB 9:30 Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë,

JOB 9:31 ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.

JOB 9:32 Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t'i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.

JOB 9:33 Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy.

JOB 9:34 Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.

JOB 9:35 Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase