Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Job 18

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 18:1 Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

JOB 18:2 "Kur do t'u japësh fund fjalëve? Bëhu i zgjuar dhe pastaj flasim.

JOB 18:3 Pse jemi konsideruar si kafshë dhe jemi konsideruar të përçmuar në sytë e tu?

JOB 18:4 Ti që ha veten nga zemërimi, a duhet të braktiset toka për shkakun tënd apo shkëmbi të luajë nga vendi i tij?

JOB 18:5 Po, drita e të keqit shuhet dhe flaka e zjarrit të tij nuk ndrit më.

JOB 18:6 Drita në çadrën e tij po meket dhe llamba e tij mbi të po shuhet.

JOB 18:7 Hapat e tij të fuqishëm shkurtohen dhe vetë planet e tij po e çojnë në greminë.

JOB 18:8 Sepse këmbët e tij e shtyjnë në rrjetë dhe ai do të bjerë në ndonjë lak.

JOB 18:9 Një çark e kap nga thembra dhe një lak e mban fort.

JOB 18:10 Për të ka një lak të fshehur në tokë dhe një çark të vënë në shteg.

JOB 18:11 Gjëra të tmerrshme e trembin nga çdo anë dhe e ndjekin në çdo hap.

JOB 18:12 Forca e tij pakësohet për shkak të urisë dhe shkatërrimi është gati ta godasë anash.

JOB 18:13 Gëlltit copa të lëkurës së tij; i parëlinduri i vdekjes gllabëron gjymtyrët e tij.

JOB 18:14 Atë e rrëmbejnë nga çadra tij që e dinte të sigurt dhe e çojnë para mbretit të tmerrit.

JOB 18:15 Në çadrën e tij banon ai që nuk është nga të vetët, dhe mbi shtëpinë e tij hedhin squfur.

JOB 18:16 Rrënjët poshtë thahen dhe degët lart priten.

JOB 18:17 Kujtimi i tij zhduket nga toka dhe emri i tij nuk do të përmendet më nëpër rrugë.

JOB 18:18 Ai shtyhet nga drita në terr dhe atë e përzënë nga bota.

JOB 18:19 Nuk ka as bij, as pasardhës në popullin e tij dhe asnjë që të mbijetojë në banesën e tij.

JOB 18:20 Fundi i tij i lë të habitur ata që e kanë ndjekur dhe mbeten të tmerruar ata që e kanë pararendur.

JOB 18:21 Pikërisht kështu janë banesat e njerëzve të këqij, dhe ky është vendi i atij që nuk e njeh Perëndinë". Përgjigja e pestë e Jobit; ai e ndjen veten të përqeshur; gjithçka është kundër tij

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase