Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 51

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 51:1 Kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė ngre njė erė shkatėrruese kundėr Babilonisė dhe kundėr banorėve tė Leb Kamait.

JER 51:2 Do tė dėrgoj kundėr Babilonisė disa tė huaj qė do ta kontrollojnė dhe do ta zbrazin vendin e saj, sepse nė ditėn e fatkeqėsisė do tė sulen mbi tė nga tė gjitha anėt.

JER 51:3 Mos lini qė ai, i cili nder harkun ta shtrijė atė apo tė ngrihet nė parzmoren e tij. Mos kurseni tė rinjtė e saj, vendosni shfarosjen e tėrė ushtrisė sė saj.

JER 51:4 Kėshtu ata do tė bien tė vrarė nė vendin e Kaldeasve dhe tė shpuar nėpėr rrugėt e Babilonisė.

JER 51:5 Sepse Izraeli dhe Juda nuk kanė qėnė braktisur nga Perėndia i tyre, nga Zoti i ushtrive, megjithėse vendi i tyre ishte plot me faje kundėr tė Shenjtit tė Izraelit".

JER 51:6 Ikni nga mesi i Babilonisė dhe tė shpėtojė secili jetėn e tij, shikoni tė mos tė shkatėrroheni nė paudhėsinė e saj. Sepse kjo ėshtė koha e hakmarrjes sė Zotit; ai do tė japė shpėrblimin e drejtė.

JER 51:7 Babilonia ishte nė duart e Zotit njė kupė ari qė dehte tėrė tokėn; kombet kanė pirė nga vera e saj, prandaj kombet kanė rėnė nė kllapi.

JER 51:8 Papritmas Babilonia ra, u shkatėrrua. Vajtoni pėr tė, merrni balsam pėr dhembjen e saj; ndofta mund tė shėrohet.

JER 51:9 Ne dėshironim ta shėronim Babiloninė, por ajo nuk ėshtė shėruar. Braktiseni dhe tė shkojmė secili nė vendin e vet, sepse gjykimi i saj arrin deri nė qiell dhe ngrihet deri te retė.

JER 51:10 Zoti ka bėrė tė triumfojė ēėshtja jonė e drejtė. Ejani, tė tregojmė nė Sion veprėn e Zotit, Perėndisė tonė.

JER 51:11 Mprehni shigjetat, rrokni mburojat. Zoti ka zgjuar frymėn e mbretėrve tė Medasve, sepse qėllimi i tij kundėr Babilonisė ėshtė shkatėrrimi i saj, sepse kjo ėshtė hakmarrja e Zotit, hakmarrja e tempullit tė tij.

JER 51:12 Ngrini flamurin mbi muret e Babilonisė. Pėrforconi rojet, vendosni shigjetarė, pėrgatitni kurthe. Sepse Zoti ka menduar dhe ka zbatuar atė qė ka thėnė kundėr banorėve tė Babilonisė.

JER 51:13 O ti qė banon pranė ujėrave tė mėdha, tė pasura nė thesarė, fundi yt erdhi, fundi i fitimeve tė tua tė padrejta.

JER 51:14 Zoti i ushtrive i ėshtė betuar nė veten e tij: "Unė do tė tė mbush me njerėz si miza qė do tė ngrenė kundėr teje britma lufte".

JER 51:15 Ai ka bėrė tokėn me fuqinė e tij, ka vendosur botėn me diturinė e tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarėsinė e tij.

JER 51:16 Kur nxjerr zėrin e tij, ka njė zhurmė ujėrash nė qiell; ai bėn qė tė ngjiten avujt nga skajet e tokės, prodhon rrufetė pėr shiun dhe e nxjerr erėn nga depozitat e tij.

JER 51:17 Ēdo njeri atėherė bėhet budalla, pa njohuri, ēdo argjendar ka turp pėr shėmbėlltyrėn e tij tė gdhendur, sepse shėmbėlltyra e tij e derdhur ėshtė njė gėnjeshtėr, dhe nuk ka frymė jetėsore nė to.

JER 51:18 Janė kotėsi, vepra mashtrimi; nė kohėn e ndėshkimit tė tyre do tė zhduken.

JER 51:19 Trashėgimia e Jakobit nuk ėshtė si ata, sepse ai ka sajuar tėrė gjėrat, dhe Izraeli ėshtė fisi i trashėgimisė sė tij. Emri i tij ėshtė Zoti i ushtrive.

JER 51:20 "Ti je pėr mua njė ēekiē, njė mjet lufte; me ty do tė shtyp kombet, me ty do tė shkatėrroj mbretėritė;

JER 51:21 me ty do tė copėtoj kalė dhe kalorės, me ty do tė copėtoj qerre dhe karrocier;

JER 51:22 me ty do tė copėtoj burrė dhe grua, me ty do tė copėtoj plak dhe fėmijė, me ty do tė copėtoj tė riun dhe virgjėreshėn;

JER 51:23 me ty do tė copėtoj bariun dhe kopenė e tij, me ty do tė copėtoj katundarin dhe pendėn e tij tė qeve, me ty do tė copėtoj qeveritarėt dhe gjykatėsit.

JER 51:24 Por unė do t`i shpėrblej Babiloninė dhe tėrė banorėt e Kaldesė pėr tėrė tė keqen qė i kanė bėrė Sionit para syve tuaj", thotė Zoti.

JER 51:25 "Ja ku jam kundėr teje, o mal i shkatėrrimit", thotė Zoti, "ti qė shkatėrron tėrė tokėn. Unė do tė shtrij dorėn time kundėr teje, do tė tė rrokullis poshtė nga shkėmbinjtė dhe do tė tė bėj njė mal tė djegur.

JER 51:26 Nga ti nuk do tė merren mė as gurė tė qoshes, as gurė themeli, por ti do tė bėhesh njė shkreti pėrjetė, thotė Zoti.

JER 51:27 Ngrini njė flamur nė vend, bjerini borisė midis kombeve; pėrgatitni kombet kundėr saj, thirrni tė mblidhen kundėr saj mbretėritė e Araratit, Minit dhe Ashkenazit. Emėroni kundėr saj njė komandant. Bėni qė tė pėrparojnė kuajt si karkaleca tė kreshtė.

JER 51:28 Pėrgatitni kundėr saj kombet, me mbretėritė e Medisė, me qeveritarėt e tij, me tė gjithė gjykatėsit dhe tėrė vendet e zotėrimeve tė tij.

JER 51:29 Toka do tė dridhet dhe do tė mbajė zi, sepse planet e Zotit kundėr Babilonisė do tė realizohen, pėr ta katandisur vendin e Babilonisė nė njė shkreti, pa banorė.

JER 51:30 Trimat e Babilonisė kanė hequr dorė nga lufta; kanė mbetur nė fortesat e tyre; forca e tyre ėshtė ligėshtuar, janė bėrė si gra. U kanė vėnė zjarrin banesave tė saj, shulet e portave tė tyre janė thyer.

JER 51:31 Korrieri vrapon pėrballė korrierit dhe lajmėtari pėrballė lajmėtarit pėr t`i njoftuar mbretit tė Babilonisė qė qyteti i tij ėshtė marrė nga ēdo anė;

JER 51:32 vahet qė mund tė kalohen mė kėmbė janė zėnė, kėnetat janė nė flakė dhe luftėtarėt janė tė tmerruar.

JER 51:33 Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Bija e Babilonisė ėshtė si njė lėmė nė kohėn qė shkelet; edhe pak dhe do tė vijė pėr tė koha e korrjes".

JER 51:34 "Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, na ka gėlltitur, na ka shtypur, na ka katandisur si njė enė bosh; na ka gėlltitur si njė dragua, ka mbushur barkun e tij me ushqimet tona tė shijshme, na ka pėrzėnė.

JER 51:35 Dhuna e ushtruar kundėr meje dhe mishit tim rėntė mbi Babiloninė", do tė thotė banori i Sionit. "Gjaku im rėntė mbi banorėt e Kaldesė", do tė thotė Jeruzalemi.

JER 51:36 Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė mbroj ēėshtjen tėnde dhe do ta kryej hakmarrjen tėnde. Do tė bėj qė tė thahet deti i saj dhe tė shterojė burimi i saj.

JER 51:37 Babilonia do tė bėhet njė grumbull gėrmadhash, njė strehė pėr ēakejtė, njė objekt habie e talljeje, pa banorė.

JER 51:38 Ata do tė vrumbullijnė bashkė si luanė, do tė skėrmitin dhėmbėt si kėlyshėt e luanit.

JER 51:39 Kur tė kenė vapė, do t`u jap tė pijnė, do t`i deh qė tė kėnaqen dhe tė flenė njė gjumė tė pėrjetshėm, pa u zgjuar mė", thotė Zoti.

JER 51:40 Unė do t`i bėj tė zbresin nė kasaphanė si qengja, si desh bashkė me cjeptė.

JER 51:41 Vallė si u pushtua Sheshaku dhe u fitua lavdia e tėrė dheut? Vallė si u bė Babilonia njė shkreti midis kombeve?

JER 51:42 Deti ka dalė pėrmbi Babiloninė; ajo ėshtė mbytur nga zhurma e valėve tė tij.

JER 51:43 Qytetet e saj janė bėrė njė mjerim, njė tokė e zhuritur, njė shkreti, njė vend ku nuk banon askush dhe nėpėr tė cilin nuk kalon asnjė bir njeriu.

JER 51:44 Unė do tė ndėshkoj Belin nė Babiloni dhe do tė nxjerr nga goja e tij atė qė ka gllabėruar dhe kombet nuk do tė bashkohen mė me tė. Madje edhe muret e Babilonisė do tė rrėzohen.

JER 51:45 Dil nga mesi i saj, o populli im, dhe secili tė shpėtojė jetėn e tij pėrpara zemėrimit tė zjarrtė tė Zotit.

JER 51:46 Zemra juaj mos u ligėshtoftė dhe mos u trembni nga lajmet qė do tė dėgjohen nė vend, sepse njė vit do tė vijė njė lajm dhe vitin tjetėr njė lajm tjetėr. Do tė ketė dhunė nė vend, sundues kundėr sunduesit.

JER 51:47 Prandaj ja, do tė vijnė ditėt nė tė cilat unė do tė ndėshkoj figurat e gdhendura tė Babilonisė; tėrė vendi do tė mbulohet me turp dhe tėrė tė plagosurit pėr vdekje do tė rrėzohen nė mes tė saj.

JER 51:48 Atėherė qiejt, toka dhe ēdo gjė qė ėshtė nė to do tė ngazėllejnė mbi Babiloninė, sepse shkatėrruesit do tė vijnė kundėr saj nga veriu", thotė Zoti.

JER 51:49 Ashtu si Babilonia bėri qė tė rrėzohen tė plagosurit pėr vdekje tė Izraelit, kėshtu nė Babiloni do tė rrėzohen tė plagosurit pėr vdekje tė tė gjithė vendit.

JER 51:50 Ju, qė keni shpėtuar nga shpata, nisuni, mos u ndalni; mbani mend qė nga larg Zotin, dhe Jeruzalemi t`ju kthehet nė zemėr.

JER 51:51 Na vjen turp tė dėgjojmė sharjen, turpi ka mbuluar fytyrėn tonė, sepse disa tė huaj kanė hyrė nė shenjtoren e shtėpisė tė Zotit.

JER 51:52 "Prandaj ja, do tė vijnė ditėt", thotė Zoti, "nė tė cilat unė do tė dėnoj figurat e tij tė gdhendura dhe nė tėrė vendin e tij do tė rėnkojnė tė plagosurit pėr vdekje.

JER 51:53 Edhe sikur Babilonia tė ngjitej deri nė qiell, edhe sikur ta bėnte tė pakapshme forcėn e saj tė lartė, nga ana ime do tė vijnė kundėr saj disa shkatėrrimtarė", thotė Zoti.

JER 51:54 Zhurma e njė britme po vjen nga Babilonia, e njė shkatėrrimi tė madh nga vendi i Kaldasve.

JER 51:55 Sepse Zoti po shkatėrron Babiloninė dhe bėn qė tė pushojė zhurma e saj e madhe; valėt e tyre gumėzhijnė, zhurma e zėrit tė tyre po ngrihet.

JER 51:56 Shkatėrrimtari nė fakt erdhi kundėr saj, kundėr Babilonisė; trimat e saj janė kapur, harqet e tyre janė copėtuar, sepse Zoti ėshtė Perėndia i shpėrblimeve; ai do t`i shpėrblejė me siguri.

JER 51:57 Unė do t`i deh princat e saj, njerėzit e urtė tė saj, qeveritarėt e saj, nėpunėsit e saj, dhe trimat e saj dhe kėshtu do tė bėjnė njė gjumė tė pėrjetshėm dhe nuk do tė zgjohen mė", thotė Mbreti, emri i tė cilit ėshtė Zoti i ushtrive.

JER 51:58 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Muret e gjėra tė Babilonisė do tė prishen krejtėsisht, portat e saj tė larta do tė digjen me zjarr; kėshtu popujt do tė kenė punuar pėr asgjė dhe kombet do tė jenė munduar vetėm pėr zjarrin".

JER 51:59 Urdhri qė profeti Jeremia i dha Serajahut, birit tė Neriahut, bir i Mahsejahut, kur shkoi nė Babiloni me Sedekian, mbretin e Judės, nė vitin e katėrt tė mbretėrimit tė tij. Serajahu ishte shefi i Ēambelanėve.

JER 51:60 Kėshtu Jeremia shkroi nė njė libėr tėrė tė kėqiat qė do tė pėsonte Babilonia, tėrė kėto fjalė qė janė shkruar kundėr Babilonisė.

JER 51:61 Dhe Jeremia i tha Serajahut: "Kur tė arrish nė Babiloni, ki kujdes t`i lexosh tėrė kėto fjalė,

JER 51:62 dhe do tė thuash: "O Zot, ti ke thėnė pėr kėtė vend se do ta shkatėrroje, dhe se nuk do tė mbetej nė tė mė asnjėri, qoftė njeri apo kafshė, por do tė bėhej njė shkreti e pėrjetshme".

JER 51:63 Pastaj, kur tė kesh mbaruar sė lexuari kėtė libėr, do tė lidhėsh mbi tė njė gur dhe do ta hedhėsh nė mes tė Eufratit,

JER 51:64 dhe do tė thuash: "Kėshtu do tė mbytet Babilonia dhe nuk do tė ngrihet mė nga fatkeqėsia qė unė do tė sjell mbi tė; dhe ata do tė jenė tė rraskapitur"". Deri kėtu fjalėt e Jeremias.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase