Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 39

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 39:1 Nė vitin e nėntė tė Sedekias, mbretit tė Judės, nė muajin e dhjetė, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, erdhi me gjithė ushtrinė e tij kundėr Jeruzalemit dhe e rrethoi.

JER 39:2 Nė vitin e njėmbėdhjetė tė Sedekias, nė muajin e katėrt, ditėn e nėntė tė muajit u hap njė e ēarė nė qytet;

JER 39:3 tėrė princat e mbretit tė Babiloniė hynė dhe u vendosėn te Porta e Mesit: Nergalsharetseri, Samgar-nebo, Sarsekimi, kreu i eunukėve, Nergalsharetseri, Rab-magu dhe tėrė princat e tjerė tė mbretit tė Babilonisė.

JER 39:4 Me t`i parė, Sedekia, mbreti i Judės, dhe njerėzit e luftės ua mbathėn, duke dalė natėn nga qyteti nėpėr rrugėn e kopshtit mbretėror, nėpėrmjet portės ndėrmjet dy mureve, dhe morėn rrugėn e Arabahut.

JER 39:5 Por ushtria e Kaldeasve i ndoqi dhe arriti Sedekian nė fushat e Jerikos. Kėshtu e kapėn dhe e ēuan te Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, nė Riblah, nė vendin e Hamathit, ku shqiptoi gjykimin e tij mbi tė.

JER 39:6 Pastaj mbreti i Babilonisė bėri qė tė vriten bijtė e Sedekias para syve tė tij nė Riblah; mbreti i Babilonisė bėri qė tė vriten edhe tėrė fisnikėt e Judės;

JER 39:7 urdhėroi gjithashtu t`i nxjerrin sytė Sedekias dhe e lidhi me njė zinxhir tė dyfishtė prej bronzi pėr ta ēuar nė Babiloni.

JER 39:8 Kaldeasit i vunė flakėn shtėpisė sė mbretit dhe shtėpive tė popullit, dhe shkatėrruan muret e Jeruzalemit.

JER 39:9 Pastaj Nebuzaradani, komandanti i rojeve, e ēoi nė robėri pjesėn e popullit qė kishte mbetur nė qytet dhe ata qė kishin dezertuar nga ana e tij sė bashku me pjesėn e popullit qė kishte mbetur.

JER 39:10 Por Nebuzaradani, komandanti i rojeve, la nė vendin e Judės mė tė varfėrit e popullit qė nuk kishin asgjė, duke u dhėnė nė atė kohė vreshta dhe ara.

JER 39:11 Por pėr sa i pėrket Jeremias, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, i kishte dhėnė kėtė urdhėr Nebuzaradanit, komandantit tė rojeve, duke i thėnė:

JER 39:12 "Kape, mbaj sytė mbi tė dhe mos i bėj asgjė tė keqe, por sillu me tė siē do tė tė thotė ai".

JER 39:13 Kėshtu Nebuzaradani, komandanti i rojeve, Nebushazbani, kreu i eunukėve, Nergalsharetseri, Rab-magu dhe gjithė oficerėt e tjerė tė mbretit tė Babilonisė,

JER 39:14 dėrguan tė marrin Jeremian nga oborri i burgut dhe ia dorėzuan Gedaljahut, birit tė Ahikamit, bir i Shafanit, me qėllim qė ta ēonte nė shtėpi. Kėshtu ai banoi nė mes tė popullit.

JER 39:15 Fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, kur ende ishte i mbyllur nė oborrin e burgut, duke thėnė:

JER 39:16 "Shko dhe foli Etiopiasit Ebed-melek, duke i thėnė: Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Ja, unė po i realizoj mbi kėtė qytet fjalėt e mia pėr shkatėrrimin e tij dhe jo pėr tė mirėn e tij, dhe atė ditė ato do tė vėrtetohen para teje.

JER 39:17 Po atė ditė unė do tė tė ēliroj, thotė Zoti, dhe nuk do tė biesh nė duart e atyre prej tė cilėve ke frikė.

JER 39:18 Po, unė do tė tė ēliroj patjetėr, dhe nuk do tė biesh nga shpata, por jeta jote do tė jetė pėr ty si preja jote, sepse ke vėnė besimin tėnd tek unė, thotė Zoti".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase