Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 26

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 26:1 Nė fillim tė mbretėrimit tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbret i Judės, nga Zoti iu drejtua kjo fjalė duke thėnė:

JER 26:2 "Kėshtu thotė Zoti: Paraqitu nė oborrin e shtėpisė tė Zotit dhe u thuaj tėrė qyteteve tė Judės qė vijnė pėr tė adhuruar nė shtėpinė e Zotit, tė gjitha fjalėt qė tė kam porositur t`u thuash atyre; mos lėr as edhe njė fjalė.

JER 26:3 Ndofta do tė dėgjojnė dhe secili do tė largohet nga rruga e tij e keqe, dhe unė do tė pendohem pėr tė keqen qė mendoj t`u shkaktoj atyre pėr ligėsinė e veprimeve tė tyre.

JER 26:4 Ti do t`u thuash atyre: Kėshtu thotė Zoti: Nė rast se nuk dėgjoni duke ecur sipas ligjit tim qė kam vėnė para jush

JER 26:5 dhe duke u kushtuar kujdes fjalėve tė shėrbėtorėve tė mi, tė profetėve, qė ju kam dėrguar me urgjencė dhe kėmbėngulje (por qė ju nuk i keni dėgjuar),

JER 26:6 unė do ta bėj kėtė tempull si Shilohun dhe do ta kthej kėtė qytet nė njė mallkim pėr tė gjitha kombet e tokės".

JER 26:7 Kėshtu priftėrinjtė, profetėt dhe tėrė populli dėgjuan Jeremian qė shqiptonte kėto fjalė nė shtėpinė e Zotit.

JER 26:8 Dhe ndodhi qė, sapo Jeremia mbaroi sė shqiptuari tėrė ato qė Zoti i kishte urdhėruar t`i thoshte gjithė popullit, priftėrinjtė, profetėt dhe tėrė populli e kapėn dhe i thanė: "Ti duhet tė vdesėsh!

JER 26:9 Pse ke profetizuar nė emėr tė Zotit, duke thėnė: "Ky tempull do tė jetė si Shilohu dhe ky qytet do tė shkatėrrohet dhe do tė jetė pa banorė"?". Tėrė populli u mblodh kundėr Jeremias nė shtėpinė e Zotit.

JER 26:10 Kur princat e Judės dėgjuan kėto gjėra, u ngjitėn nga shtėpia e mbretit nė shtėpinė e Zotit dhe u ulėn nė hyrje tė portės sė re tė shtėpisė tė Zotit.

JER 26:11 Pastaj priftėrinjtė dhe profetėt u folėn princave dhe tėrė popullit, duke thėnė: "Ky njeri meriton vdekjen, sepse ka profetizuar kundėr kėtij qyteti, siē e keni dėgjuar me veshėt tuaj".

JER 26:12 Atėherė Jeremia u foli tėrė princave dhe tė gjithė popullit, duke thėnė: "Zoti mė ka dėrguar tė profetizoj kundėr kėsaj shtėpie dhe kundėr kėtij qyteti tėrė gjėrat qė keni dėgjuar.

JER 26:13 Prandaj korrigjoni tani rrugėt dhe veprimet tuaja dhe dėgjoni zėrin e Zotit, Perėndisė tuaj, dhe Zoti do tė pendohet pėr tė keqen qė ka shqiptuar kundėr jush.

JER 26:14 Sa pėr mua, unė jam nė duart tuaja; veproni me mua ashtu siē ju duket e mirė dhe e drejtė.

JER 26:15 Por dijeni me siguri qė, nė qoftė se mė bėni tė vdes, do tė tėrhiqni gjak tė pafajmė mbi vete, mbi kėtė qytet dhe mbi banorėt e tij, sepse Zoti mė ka dėrguar me tė vėrtetė pranė jush, qė t`u deklaroj veshėve tuaj tėrė kėto fjalė".

JER 26:16 Atėherė princat dhe tėrė populli u thanė priftėrinjve dhe profetėve: "Ky njeri nuk meriton vdekjen, sepse na ka folur nė emėr tė Zotit, Perėndisė tonė".

JER 26:17 Pastaj u ngritėn disa nga pleqtė e vendit dhe i folėn tėrė kuvendit tė popullit, duke thėnė:

JER 26:18 "Mikea, Morashtiti, profetizoi nė ditėt e Ezekias, mbretit tė Judės, dhe i foli tėrė popullit tė Judės, duke thėnė: "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Sioni do tė lėrohet si njė fushė, Jeruzalemi do tė bėhet njė grumbull gėrmadhash dhe mali i tempullit njė lartėsi e pyllėzuar".

JER 26:19 A e dėnuan vallė me vdekje Ezekian, mbretin e Judės, dhe tėrė Judėn? A nuk pati frikė nga Zoti dhe a nuk iu lut vallė fytyrės sė Zotit, dhe kėshtu Zoti u pendua pėr tė keqen qė kishte shqiptuar kundėr tyre? Ne jemi duke bėrė pėrkundrazi njė tė keqe tė madhe kundėr vetes sonė".

JER 26:20 Pati edhe njė njeri tjetėr qė profetizoi nė emėr tė Zotit. Uria, biri i Shemajahut, nga Kiriath-Jearimi; ai profetizoi kundėr kėtij qyteti dhe kundėr kėtij vendi me fjalė krejt tė ngjashme me ato tė Jeremias.

JER 26:21 Kur mbreti Jehojakim, tėrė njerėzit e tij trima dhe tėrė princat e tij dėgjuan fjalėt e tij, mbreti kėrkoi ta dėnojė me vdekje, por Uria e mori vesh dhe u frikėsua; prandaj ua mbathi kėmbėve dhe shkoi nė Egjipt.

JER 26:22 Atėherė mbreti Jehojakim dėrgoi njerėz nė Egjipt, Elnathanin, biri i Akborit, dhe njerėz tė tjerė me tė nė Egjipt.

JER 26:23 Kėta e nxorėn Urian nga Egjipti dhe e ēuan te mbreti Jehojakim, qė e goditi me shpatė dhe e hodhi kufomėn e tij midis varreve tė bijve tė popullit.

JER 26:24 Por dora e Ahikamit, birit tė Shafanit, ishte me Jeremian, me qėllim qė tė mos e dorėzonin nė duart e popullit dhe tė mos dėnohej me vdekje.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase