Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 41

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 41:1 Nė muajin e shtatė ndodhi qė Ishmaeli, biri i Nethaniahut, bir i Elishamas, nga fisi mbretėror dhe njė ndėr funksionarėt e mbretit, erdhi me dhjetė njerėz te Gedaliahu, bir i Ahikamit, nė Mitspah dhe hėngrėn bashkė.

JER 41:2 Pastaj Ishameli, bir i Nethaniahut, u ngrit me dhjetė burra qė ishin me tė dhe goditėn me shpatė Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit. Kėshtu ata vranė atė qė ishte caktuar nga mbreti i Babilonisė si qeveritar i vendit.

JER 41:3 Ishmaeli vrau gjithashtu tėrė Judejtė qė ishin me Gedaliahun nė Mitspah dhe Kaldeasit, luftėtarė qė ndodheshin atje.

JER 41:4 Tė nesėrmen e ditės qė kishte vrarė Gedaliahun, kur akoma askush nuk e dinte kėtė gjė,

JER 41:5 ndodhi qė erdhėn disa nga Sikemi, nga Shilohu dhe nga Samaria, tetėdhjetė burra me mjekėr tė rruar, me rroba tė grisura dhe me prerje nė trup; ata mbanin nė duart e tyre ofertat dhe temjanin qė do tė paraqitnin nė shtėpinė e Zotit.

JER 41:6 Ishmaeli, bir i Nethaniahut u doli pėrballė nė Mitspah duke vajtuar ndėrsa po ecte. Kur i takoi u tha: "Ejani te Gedaljahu, bir i Ahikamit".

JER 41:7 Por kur arritėn nė mes tė qytetit, Ishmaeli, bir i Nethaniahut, tok me njerėzit qė kishte me vete, i vrau dhe i hodhi nė mes tė njė sterne.

JER 41:8 Por ndėr ta kishte dhjetė burra qė i thanė Ishmaelit: "Mos na vrit, sepse nė fushat kemi rezerva tė fshehura gruri, elbi, vaji dhe mjalti". Atėherė ai u pėrmbajt dhe nuk i vrau me vėllezėrit e tyre.

JER 41:9 Ēisterna nė tė cilėn Ishmaeli hodhi tėrė kufomat e njerėzve qė kishte vrarė bashkė me Gedaliahun ėshtė ajo qė mbreti Asa kishte ndėrtuar nga frika e Baashas, mbretit tė Izraelit. Ishmaeli, bir i Nethaniahut, e mbushi me tė vrarė.

JER 41:10 Pastaj Ishmaeli i ēoi si robėr tėrė ata qė kishin mbetur nga populli qė gjendej nė Mitspah: vajzat e mbretit dhe tėrė popullin qė kishte mbetur nė Mitspah dhe mbi tė cilin Nebuzaradani, komandanti i rojeve, kishte vendosur Gedaliahun, birin e Ahikamit. Ishmaeli, bir i Nethaniahut, i ēoi si robėr dhe u nis pėr tė shkuar tek Amonitėt.

JER 41:11 Por kur Johanani, bir i Kareahut, dhe tėrė krerėt e forcave qė ishin me tė mėsuan tėrė tė keqen qė kishte bėrė Ishmaeli, bir i Nethaniahut,

JER 41:12 morėn gjithė njerėzit e tyre dhe shkuan tė luftojnė kundėr Ishmaelit, birit tė Nethaniahut, dhe e gjetėn pranė hauzit tė madh qė ėshtė nė Gabaon.

JER 41:13 Kur tėrė populli qė ishte me Ishmaelin pa Johananin, birin e Kareahut, dhe tėrė krerėt e forcave qė ishin me tė u gėzua.

JER 41:14 Kėshtu tėrė populli qė Ishmaeli e kishte sjellė si rob nga Mitspahu u kthye dhe shkoi e u bashkua me Johanianin, birin e Kareahut.

JER 41:15 Por Ishmaeli, biri i Nethaniahut, mundi t`i shpėtojė Johanianit bashkė me tetė burra dhe shkoi tek Amonitėt.

JER 41:16 Atėherė Johanani, biri i Kareahut, dhe gjithė komandantėt e forcave qė ishin me tė, morėn nga Mitspahu tėrė pjesėn e popullit, qė ishte rimarrė nga Ishameli, biri i Nethaniahut, mbas vrasjes nga ana e tij tė Gedaliahut, birit tė Ahikamit: luftėtarė trima, gra, fėmijė dhe eunukė qė ai kishte sjellė nga Gabaoni.

JER 41:17 Ata u nisėn dhe u ndalėn nė Geruth-Kimhan, qė ndodhet nė afėrsitė e Betlemit, pėr tė vazhduar mė pas udhėn dhe pėr tė shkuar nė Egjipt,

JER 41:18 pėr shkak tė Kaldeasve, sepse ata kishin frikė prej tyre, me qėnė se Ishmaeli, bir i Nethaniahut, kishte vrarė Gedaliahun, birin e Ahikamit, qė mbreti i Babilonisė kishte emėruar si qeveritar tė vendit.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase