Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 27

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 27:1 Nė fillim tė mbretėrimit tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbret i Judės, kjo fjalė iu drejtua Jeremias nga Zoti:

JER 27:2 "Kėshtu mė ka thėnė Zoti: Bėj lidhje dhe krijo zgjedhė dhe vari mbi qafėn tėnde;

JER 27:3 pastaj ia dėrgo mbretit Edom, mbretit tė Moabit, mbretit tė bijve tė Amonit, mbretit tė Tiros dhe mbretit tė Sidonit, me anė tė ambasadorėve tė Sedekias, mbretit tė Judės, tė ardhur nė Jeruzalem;

JER 27:4 dhe jepu urdhėr qė t`u thonė kėshtu zotėrive tė tyre: "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Kėshtu do t`u thoni zotėrive tuaj:

JER 27:5 Unė kam bėrė tokėn, njerėzit dhe kafshėt qė janė mbi faqen e dheut, me fuqinė time tė madhe dhe me krahun tim tė shtrirė, dhe ia jap atij qė mė duket i mirė nė sytė e mi.

JER 27:6 Dhe tani tėrė kėto vende ia kam dhėnė nė dorė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, shėrbėtorit tim; atij i kam dhėnė gjithashtu kafshėt e fshatrave qė t`i shėrbejnė.

JER 27:7 Kėshtu tėrė kombet do t`i shėrbejnė atij, birit tė tij dhe birit tė birit tė tij, deri sa tė vijė koha edhe pėr vendin e tij; atėherė shumė kombe me mbretėr tė fuqishėm do ta katandisin nė robėri.

JER 27:8 Dhe do tė ndodhė qė kombi ose mbretėria qė nuk do tė dėshirojė t`i shėrbejė atij, Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, dhe ta vėrė qafėn e tij nėn zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė, atė komb unė do ta dėnoj"", thotė Zoti, "me shpatėn, me urinė dhe me murtajėn, deri sa t`i kem shfarosur me dorė tė tij.

JER 27:9 Prandaj mos dėgjoni profetėt tuaj, as shortarėt tuaj, as ata qė shikojnė ėndrra, as magjistarėt tuaj qė ju thonė: "Nuk do tė robėroheni nga mbreti i Babilonisė!".

JER 27:10 Po, ata ju profetizojnė gėnjeshtra qė t`ju largojnė nga vendi juaj, qė unė t`ju shpėrndaj dhe ju tė vdisni.

JER 27:11 Por kombin qė do ta vėrė qafėn e tij nėn zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė dhe do t`i shėrbejė atij, unė do ta lė nė vendin e tij", thotė Zoti, "dhe ai do ta punojė dhe do tė qėndrojė aty".

JER 27:12 Unė i fola, pra, Sedekias, mbretit tė Judės, nė pėrputhje me tėrė kėto fjalė dhe i thashė: "Pėrkulni qafėn tuaj nėn zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė, i shėrbeni atij dhe popullit tė tij dhe do tė jetoni.

JER 27:13 Pse ti dhe populli yt dėshironi tė vdisni nga shpata, nga uria dhe nga murtaja, ashtu si ka folur Zoti kundėr kombit qė nuk dėshiron t`i shėrbejė mbretit tė Babilonisė?

JER 27:14 Prandaj mos dėgjoni fjalėt e profetėve qė ju thonė: "Nuk do t`i shėrbeni mbretit tė Babilonisė", sepse ju profetizojnė gėnjeshtrėn".

JER 27:15 "Sepse unė nuk i kam dėrguar", thotė Zoti, "por ata profetizojnė gėnjeshtrėn nė emrin tim, me qėllim qė unė t`ju shpėrndaj dhe ju tė vdisni, ju dhe profetėt qė ju profetizojnė".

JER 27:16 U fola gjithashtu priftėrinjve dhe tėrė kėtij populli, duke thėnė: "Kėshtu thotė Zoti: Mos dėgjoni fjalėt e profetėve tuaj qė ju profetizojnė duke thėnė: "Ja, tani orenditė e shtėpisė tė Zotit do tė kthehen shpejt nga Babilonia", sepse ju profetizojnė gėnjeshtrėn.

JER 27:17 Mos i dėgjoni ata! I shėrbeni mbretit tė Babilonisė dhe keni pėr tė jetuar. Pse ky qytet duhet tė katandiset nė njė shkretinė?

JER 27:18 Nė rast se janė profetė dhe fjala e Zotit ėshtė me ta, le tė ndėrhyjnė tani pranė Zotit tė ushtrive nė mėnyrė qė orenditė qė kanė mbetur nė shtėpinė e Zotit, nė shtėpinė e mbretit tė Judės dhe nė Jeruzalem, tė mos shkojnė nė Babiloni".

JER 27:19 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive pėr shtyllat, detin, qerret dhe pjesėn tjetėr tė orendive qė kanė mbetur nė kėtė qytet,

JER 27:20 tė cilat Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, nuk i mori, kur internoi Jekoniahun, birin e Jehojakimit, mbretit tė Judės, nga Jeruzalemi nė Babiloni sė bashku me tėrė fisnikėt e Judės dhe tė Jeruzalemit;

JER 27:21 po, kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit, pėr orenditė qė kanė mbetur nė shtėpinė e Zotit, nė shtėpinė e mbretit tė Judės dhe nė Jeruzalem:

JER 27:22 "Do tė ēohen nė Babiloni dhe aty do tė mbeten, deri sa t`i kėrkoj unė", thotė Zoti, "dhe do tė bėj tė dalin pėrsėri dhe tė kthehen nė kėtė vend".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase