Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 33

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 33:1 Fjala e Zotit iu drejtua pėr tė dytėn hėrė Jeremias, ndėrsa qėndronte akoma i mbyllur nė oborrin e burgut, duke thėnė:

JER 33:2 "Kėshtu thotė Zoti qė bėn kėtė, Zoti qė e formon pėr ta vendosur, emri i tė cilit ėshtė Zoti:

JER 33:3 M`u drejto dhe unė do tė tė pėrgjigjem dhe do tė tė njoftoj gjėra tė mėdha dhe tė padepėrtueshme qė ti nuk i di.

JER 33:4 Sepse kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit, pėr shtėpitė e kėtij qyteti dhe pėr shtėpitė e mbretėrve tė Judės qė do tė shemben pėrballė ledheve dhe shpatės.

JER 33:5 Ata do tė vijnė tė luftojnė kundėr Kaldeasve, por vetėm pėr t`i mbushur me kufoma njerėzish, qė unė do tė godas nė zemėrimin tim dhe nė tėrbimin tim, sepse do ta fsheh fytyrėn time nga ky qytet pėr shkak tė gjithė ligėsisė sė tyre.

JER 33:6 Ja, unė do t`i sjell atij mirėqenie dhe shėrim; do t`i shėroj dhe do t`u zbuloj atyre bollėkun e paqes dhe tė sė vėrtetės.

JER 33:7 Do tė bėj qė tė kthehen tė mėrguarit e Judės dhe tė mėrguarit e Izraelit dhe do t`i vendos pėrsėri si mė parė.

JER 33:8 Do t`i pastroj nga ēdo paudhėsi e tyre me tė cilėn kanė mėkatuar kundėr meje dhe do t`ua fal tė gjitha paudhėsitė e tyre me tė cilat kanė mėkatuar dhe me tė cilat kanė ngritur krye kundėr meje.

JER 33:9 Dhe ky qytet do tė ketė pėr mua njė titull gėzimi, lėvdimi dhe lavdie pėrpara gjithė kombeve tė dheut, kur ato tė mėsojnė gjithė tė mirėn qė unė u bėj atyre; dhe do tė kenė frikė e do tė dridhen pėr shkak tė gjithė mirėsisė dhe tė gjithė paqes qė unė do t`i sjell atij".

JER 33:10 Kėshtu thotė Zoti: "Nė kėtė vend pėr tė cilin ju thoni: "Éshtė njė shkreti, qė nuk ka mė as njerėz as kafshė", nė qytetet e Judės dhe nėpėr rrugėt e Jeruzalemit qė janė tė shkreta, qė nuk ka mė as njerėz as kafshė, do tė dėgjohen akoma

JER 33:11 britma gėzimi dhe britma hareje, zėri i dhėndrit dhe zėri i nuses, zėri i atyre qė thonė: "Kremtoni Zotin e ushtrive, sepse Zoti ėshtė i mirė, sepse mirėsia e tij zgjat pėrjetė", dhe tė atyre qė sjellin oferta falėnderimi nė shtėpinė e Zotit. Sepse unė do tė bėj qė tė kthehen tė mėrguarit nė vend dhe do t`i vendos pėrsėri si mė parė", thotė Zoti.

JER 33:12 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nė kėtė vend qė ėshtė njė shkreti, ku s`ka mė njeri a kafshė, dhe nė tė gjitha qytetet e tij do tė kėtė akoma banesa tė barinjve ku do tė pushojnė kopetė e tyre.

JER 33:13 Nė qytetet e krahinės malore, nė qytetet e fushės, nė qytetet e Negevit, nė vendin e Benianimit, nė rrethinat e Jeruzalemit dhe nė qytetet e Judės, dhentė do tė kalojnė akoma nga dora e atij qė i numėron", thotė Zoti.

JER 33:14 "Ja, do tė vijnė ditėt", thotė Zoti, "gjatė tė cilave unė do tė realizoj fjalėn e mirė qė kam shqiptuar pėr shtėpinė e Izraelit dhe pėr shtėpinė e Judės.

JER 33:15 Nė ato ditė dhe nė atė kohė do tė bėj qė tė mbijė pėr Davidin njė filiz drejtėsie, qė do tė ushtrojė gjykimin dhe drejtėsinė nė vend.

JER 33:16 Ato ditė Juda do tė shpėtohet dhe Jeruzalemi do tė banojė i sigurt. Ky do tė jetė emri me tė cilin do tė thirret: "Zoti, drejtėsia jonė"".

JER 33:17 Nė fakt kėshtu thotė Zoti: "Nuk do t`i mungojė kurrė Davidit dikush qė tė ulet mbi fronin e shtėpisė sė Izraelit,

JER 33:18 dhe priftėrinjve Levitė nuk do t`u mungojė kurrė para meje dikush qė ofron olokauste, qė tymos ofertat ushqimore dhe qė kryen flijime ēdo ditė".

JER 33:19 Fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thėnė:

JER 33:20 "Kėshtu thotė Zoti: Nė qoftė se ju mund tė anuloni besėlidhjen time me ditėn dhe besėlidhjen time me natėn, nė mėnyrė qė mos ketė mė ditė a natė nė kohėn e tyre,

JER 33:21 atėherė do tė mund tė anulohet edhe besėlidhja ime me Davidin, shėrbėtorin tim, nė mėnyrė qė tė mos ketė njė bir qė tė mbretėrojė mbi fronin e tij, dhe me priftėrinjtė Levitė, priftėrinj tė mi.

JER 33:22 Ashtu si nuk mund tė njehsohet ushtria e qiellit as tė matet rėra e detit, ashtu unė do t`i shumoj pasardhėsit e Davidit, shėrbėtorit tim, dhe Levitėt qė mė shėrbejnė".

JER 33:23 Fjala e Zotit iu drejtua akoma Jeremias, duke thėnė:

JER 33:24 "Nuk i ke kushtuar kujdes asaj qė ka pohuar ky popull, duke thėnė: "Dy familjet qė Zoti kishte zgjedhur, i ka hedhur poshtė"? Kėshtu pėrēmojnė popullin tim, qė nė sytė e tyre nuk ėshtė njė komb".

JER 33:25 Kėshtu thotė Zoti: "Nė qoftė se unė nuk e kam lidhur besėlidhjen time me ditėn dhe me natėn dhe nuk kam pėrcaktuar ligjet e qiellit dhe tė tokės,

JER 33:26 atėherė do tė hedh poshtė edhe pasardhėsit e Jakobit, dhe tė Davidit, shėrbėtorit tim, dhe nuk do tė marr mė nga pasardhėsit e tij drejtuesit e fisit tė Abrahamit, tė Isakut dhe tė Jakobit. Por unė do tė bėj qė tė kthehen mėrgimtarėt e tyre dhe do tė kem mėshirė pėr ta".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase