Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 28

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 28:1 Po atė vit, nė fillim tė mbretėrimit tė Sedekias, mbret i Judės, nė vitin e katėrt, nė muajin e pestė, ndodhi qė Hananiahu, bir i Azurit, profetit, qė ishte nga Gabaoni, mė foli nė shtėpinė e Zotit,

JER 28:2 "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Unė thyej zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė.

JER 28:3 Brenda dy vjetėve unė do tė bėj qė tė kthehen nė kėtė vend tė gjitha orenditė e shtėpisė sė Zotit, qė Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, mori nga ky vend dhe i ēoi nė Babiloni.

JER 28:4 Do tė kthej gjithashtu nė kėtė vend", thotė Zoti, "Jekoniahun, birin e Jehojakimit, mbret i Judės, me gjithė tė internuarit e Judės qė kanė shkuar nė robėri nė Babiloni, sepse do tė thyej zgjedhėn e mbretit tė Babilonisė".

JER 28:5 Atėherė profeti Jeremia iu pėrgjigj profetit Hananiah nė prani tė priftėrinjve dhe nė prani tė tė gjithė popullit qė gjendej nė shtėpinė e Zotit.

JER 28:6 Profeti Jeremia tha: "Amen! Kėshtu le tė bėjė Zoti! Zoti realizoftė atė qė ke profetizuar, duke bėrė qė tė kthehen nga Babilonia nė kėtė vend orenditė e shtėpisė sė Zotit dhe tė gjithė ata qė janė ēuar nė robėri!

JER 28:7 Megjithatė dėgjo tani kėtė fjalė qė do tė tė them para veshėve tė tu dhe para veshėve tė gjithė popullit.

JER 28:8 Profetėt qė kanė ardhur para meje dhe para teje, qė nga kohėt e lashta kanė profetizuar kundėr shumė vendeve dhe kundėr mbretėrive tė mėdha, luftėn, urinė dhe murtajėn.

JER 28:9 Profeti qė profetizon paqen, kur fjala e tij do tė realizohet, do tė njihet si njė profet i vėrtetė i dėrguar nga Zoti".

JER 28:10 Atėherė profeti Hananiah mori zgjedhėn nga qafa e profetit Jeremia dhe e copėtoi.

JER 28:11 Pastaj Hananiahu foli nė prani tė tė gjithė popullit, duke thėnė: "Kėshtu thotė Zoti: Nė kėtė mėnyrė unė do tė thyej zgjedhėn e Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, brenda dy vjetėve, nga qafa e tė gjitha kombeve. Profeti Jeremia iku nėpėr rrugėn e tij.

JER 28:12 Mbasi profeti Hananiah theu zgjedhėn nga qafa e profetit Jeremia, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thėnė:

JER 28:13 "Shko dhe i thuaj Hananiahut: Kėshtu thotė Zoti: Ti ke thyer disa zgjedha prej druri, por nė vendin e tyre ke krijuar zgjedha prej hekuri.

JER 28:14 Kėshtu nė fakt thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Unė vė njė zgjedhė prej hekuri mbi qafėn e tėrė kėtyre kombeve qė t`i shėrbejnė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, dhe ata do t`i shėrbejnė. Atij i kam dhėnė gjithashtu kafshėt e fushės".

JER 28:15 Pastaj profeti Jeremia i tha profetit Hananiah: "Dėgjo, Hananiah, Zoti nuk tė ka dėrguar, dhe ti e ke shtyrė kėtė popull t`i besojė gėnjeshtrės.

JER 28:16 Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė tė pėrzė nga faqja e dheut. Sivjet ke pėr tė vdekur, sepse ke folur pėr rebelim kundėr Zotit"".

JER 28:17 Profeti Hananiah vdiq po atė vit, nė muajin e shtatė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase