Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 6

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 6:1 "O bij tė Beniaminit, kėrkoni njė strehė jashtė Jeruzalemit. I bini borisė nė Tekoa dhe ngrini njė sinjal zjarri nė Beth-kerem, sepse nga veriu po vjen njė gjėmė, njė shkatėrrim i madh.

JER 6:2 Unė do ta shkatėrroj bijėn e bukur dhe delikate tė Sionit.

JER 6:3 Nė drejtim tė saj vijnė barinj me kopetė e tyre; ngrenė ēadrat e tyre rreth e qark kundėr saj; secili kullot pėr veten e tij.

JER 6:4 Pėrgatitni luftėn kundėr saj; ēohuni dhe le tė dalim nė mes tė ditės! Mjerė ne, sepse dita po kalon dhe hijet e mbrėmjes po zgjaten!

JER 6:5 Ēohuni dhe tė dalim natėn, tė shkatėrrojmė pallatet e tij!".

JER 6:6 Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Prisni drurėt e tij dhe ndėrtoni njė ledh kundėr Jeruzalemit; ky ėshtė qyteti qė duhet ndėshkuar; nė mes tė tij nuk ka veēse shtypje.

JER 6:7 Ashtu si njė pus nxjerr ujėrat e tij, kėshtu ai nxjerr ligėsinė e vet; nė tė flitet vetėm pėr dhunė dhe pėr shkatėrrim; para meje qėndrojnė vazhdimisht dhembje dhe plagė.

JER 6:8 Lejo tė tė korrigjojnė, o Jeruzalem, pėrndryshe shpirti im do tė largohet nga ti, pėrndryshe do tė tė katandis nė njė shkretim, nė njė tokė tė pabanuar".

JER 6:9 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Ata qė kanė mbetur nga Izraeli do tė mblidhen si vilet e pavjela tė njė vreshti; kaloje pėrsėri dorėn tėnde si vjelėsi mbi degėzat e hardhisė.

JER 6:10 Kujt do t`i flas dhe cilin do tė qortoj qė tė mė dėgjojė? Ja, veshi i tyre ėshtė i parrethprerė dhe ata nuk janė tė zotė tė tregojnė kujdes; ja, fjala e Zotit ėshtė bėrė pėr ta objekt pėrēmimi dhe ata nuk gjejnė tek ajo asnjė kėnaqėsi.

JER 6:11 Prandaj jam mbushur me zemėrimin e madh tė Zotit; jam lodhur duke e pėrmbajtur. Do ta hedh mbi fėmijėt nė rrugė dhe mbi tė rinjtė e mbledhur bashkė, sepse do tė kapen si burri ashtu dhe gruaja, si plaku ashtu dhe burri i ngarkuar me vite.

JER 6:12 Shtėpitė e tyre do t`u kalojnė tė tjerėve, sė bashku me arat e tyre dhe bashkėshortet e tyre, sepse unė do tė shtrij dorėn time mbi banorėt e vendit", thotė Zoti.

JER 6:13 "Sepse nga mė i vogli deri tek mė i madhi tė gjithė lakmojnė fitime; nga profeti deri te prifti janė tė gjithė gėnjeshtarė.

JER 6:14 Ata e mjekojnė shkel e shko plagėn e popullit tim, duke thėnė: "Paqe, paqe", kur nuk ka paqe.

JER 6:15 A ju vinte turp kur kryenin gjėra tė neveritshme? Jo! Nuk kishin turp fare dhe as nuk dinin se ē`ishte tė skuqeshe. Prandaj do tė rrėzohen midis atyre qė rrėzohen; kur do t`i vizitoj, do tė rrėzohen", thotė Zoti.

JER 6:16 Kėshtu thotė Zoti: "Ndaluni nėpėr rrugė dhe shikoni, pyesni pėr shtigjet e vjetra, ku ėshtė rruga e mirė, dhe ecni nėpėr tė; kėshtu do tė gjeni prehje pėr shpirtrat tuaj". Por ata pėrgjigjen: "Nuk do tė ecim nėpėr tė".

JER 6:17 "Kam vėnė roje mbi ju: Kushtojini kujdes zėrit tė borisė!". Por ata pėrgjigjen: "Nuk do t`i kushtojmė kujdes".

JER 6:18 "Prandaj, dėgjoni, o kombe, dhe dije, o kuvend, ēfarė do t`u ndodhė atyre.

JER 6:19 Dėgjo, o tokė! Ja, unė do tė sjell mbi kėtė popull njė gjėmė, vetė frytin e mendimeve tė tij, sepse nuk u kanė kushtuar kujdes fjalėve tė mia dhe as ligjit tim, por e kanė hedhur poshtė.

JER 6:20 Ē`mė hyn nė punė temjani qė vjen nga Sheba, kanella erė mirė qė vjen nga njė vend i largėt? Olokaustet tuaja nuk mė pėlqejnė dhe sakrificat tuaja nuk mė pėlqejnė".

JER 6:21 Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė vendos para kėtij populli disa gurė pengese nė tė cilėt do tė pengohen bashkė etėr dhe bij; fqinji dhe miku do tė vdesin".

JER 6:22 Kėshtu thotė Zoti: "Ja, njė popull vjen nga njė vend i veriut dhe njė komb i madh do tė dalė nga skajet e tokės.

JER 6:23 Ata rrokin harkun dhe ushtėn; janė tė egėr dhe nuk kanė mėshirė; zėri i tyre i ngjet zhurmės sė detit; ata kanė hipur mbi kuaj dhe janė gati tė luftojnė si njė njeri i vetėm kundėr teje, o bijė e Sionit".

JER 6:24 "Kemi dėgjuar famėn e tyre dhe na ranė duart; ankthi na ka mbėrthyer, ashtu si dhembjet qė zėnė njė grua qė po lind".

JER 6:25 Mos dilni nėpėr ara, mos ecni nėpėr rrugė, sepse shpata e armikut dhe tmerri janė kudo.

JER 6:26 O bijė e popullit tim, vishu me thes dhe rrotullohu nė hi; mbaj zi si pėr njė bir tė vetėm, me njė vajtim shumė tė hidhur, sepse shkatėrruesi do tė sulet mbi ne papritmas.

JER 6:27 Unė tė kisha vėnė midis popullit tim si njė provues dhe njė fortesė, me qėllim qė ti tė njihje rrugėn e tyre dhe ta provoje atė.

JER 6:28 Ata janė tė gjithė rebelė midis rebelėve, shkojnė rreth e qark duke pėrhapur shpifje; janė bronz dhe hekur, janė tė tėrė korruptues.

JER 6:29 Gjyryku fryn me forcė, plumbi konsumohet nga zjarri; mė kot e rafinon rafinuesi, sepse skorjet nuk shkėputen.

JER 6:30 Do tė quhen "argjend i refuzimit", sepse Zoti i ka hedhur poshtė.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase