Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 22

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 22:1 Kėshtu thotė Zoti: "Zbrit nė shtėpinė e mbretit tė Judės dhe aty shqipto kėto fjalė,

JER 22:2 duke thėnė: Dėgjo fjalėn e Zotit, o mbret i Judės, qė rri ulur mbi fronin e Davidit, ti, shėrbėtorėt e tu dhe populli yt, qė hyni nėpėr kėto porta.

JER 22:3 Kėshtu thotė Zoti: Veproni me ndershmėri dhe drejtėsi, ēlirojeni atė qė e kanė vjedhur nga dora e shtypėsit, mos i bini mė qafė dhe mos ushtroni dhunė kundėr tė huajit, jetimit dhe gruas sė ve dhe mos derdhni gjak tė pafajmė nė kėtė vend.

JER 22:4 Sepse, po t`u pėrmbahemi tėrėsisht kėtyre fjalėve, atėherė mbretėrit e ulur mbi fronin e Davidit do tė hyjnė nėpėr portat e kėsaj shtėpie, tė hipur mbi qerre dhe mbi kuaj, ata vetė, shėrbėtorėt e tyre dhe populli i tyre.

JER 22:5 Por nė rast se nuk do tė dėgjoni kėto fjalė, unė betohem pėr veten time", thotė Zoti, "qė kjo shtėpi do tė shkretohet".

JER 22:6 Sepse kėshtu thotė Zoti pėr shtėpinė e mbretit tė Judės: "Ti ishe pėr mua si Galaadi, si maja e Libanit. Por unė do tė tė katandis me siguri nė njė vend tė shkretė, nė njė qytet pa banorė.

JER 22:7 Po pėrgatis kundėr teje shkatėrrues, secili me armėt e tij; ata do tė rrėzojnė kedrat e tu mė tė mirė dhe do t`i hedhin nė zjarr.

JER 22:8 Shumė kombe do tė kalojnė pranė kėtij qyteti dhe do t`i thonė njėri tjetrit: "Pse Zoti e ka trajtuar kėshtu kėtė qytet tė madh?".

JER 22:9 Dhe do tė pėrgjigjen: "Sepse e kanė braktisur besėlidhjen me Zotin, Perėndinė e tyre, dhe kanė rėnė pėrmbys para perėndive tė tjera dhe u kanė shėrbyer".

JER 22:10 Mos qani pėr tė vdekurin, mos mbani zi pėr tė, por qani me hidhėrim tė madh pėr atė qė niset, sepse nuk do tė kthehet mė dhe nuk e ka pėr tė parė mė vendin ku ka lindur.

JER 22:11 Sepse kėshtu thotė Zoti pėr Shalumin, birin e Josias, mbret i Judės, qė mbretėron nė vend tė Josias atit tė tij dhe qė ka dalė nga ky vend: "Ai nuk do tė kthehet mė,

JER 22:12 por do tė vdesė nė vendin ku e kanė ēuar nė robėri dhe nuk ka pėr ta parė mė kėtė vend".

JER 22:13 Mjerė ai qė e ndėrton shtėpinė e tij pa drejtėsi dhe dhomat e saj tė sipėrme me paanėsi, qė e vė tjetrin tė punojė pėr asgjė dhe nuk ia shpėrblen punėn e tij,

JER 22:14 dhe thotė: "Do tė ndėrtoj njė shtėpi tė madhe me dhoma tė sipėrme tė gjėra", dhe hap nė tė dritare, e vesh me dru kedri dhe e lyen me tė kuq.

JER 22:15 "Mendon vallė se je mbret, sepse je i rrethuar nga kedra? Ati yt nuk hante dhe pinte? Por vepronte me ndershmėri e drejtėsi dhe gjithshka i shkonte mbarė.

JER 22:16 Ai mbronte ēėshtjen e tė varfrit dhe tė nevojtarit dhe gjithshka i shkonte mbarė. A nuk do tė thotė kjo tė mė njohėsh mua?", thotė Zoti.

JER 22:17 "Por sytė e tu dhe zemra jote nuk shikojnė veēse fitimin tėnd tė padrejtė, tė derdhin gjak tė pafajmė dhe tė kryejnė shtypje dhe dhunė".

JER 22:18 Prandaj kėshtu thotė Zoti pėr Jehojakimin, birin e Josias, mbreti i Judės: "Nuk do tė mbajnė zi pėr tė, duke thėnė: "Vaj medet, vėllai im! Vaj medet, motėr!". Nuk do tė mbajnė zi pėr tė duke thėnė: "Vaj medet, zot! Vaj medet, madhėri e tij!".

JER 22:19 Do tė varroset ashtu si varroset njė gomar, qė e heqin dhe e hedhin larg portave tė Jeruzalemit.

JER 22:20 Ngjitu nė Liban dhe bėrtit, ngrije zėrin nė Bashan dhe bėrtit nga Abarimi, sepse tė gjithė dashnorėt e tu janė shkatėrruar.

JER 22:21 Tė fola nė kohėn e begatisė sate, por ti mė the: "Nuk do tė dėgjoj". Kjo ka qenė sjellja jote qysh nė rininė tėnde: nuk e dėgjove kurrė zėrin tim.

JER 22:22 Tėrė barinjtė e tu do tė gllabėrohen nga era dhe dashnorėt e tu do tė shkojnė nė robėri; atėherė do tė jesh e turpėruar dhe e shushatur pėr gjithė ligėsinė tėnde.

JER 22:23 Ti qė banon nė Liban, qė ke ngritur folenė nė mes kedrave, sa do tė rėnkosh kur do tė tė zėnė dhembjet, dhembjet si ato tė gruas qė ėshtė gati tė pjellė!

JER 22:24 Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti, "edhe sikur Konjahu, biri i Jehojakimit, mbret i Judės, tė ishte njė unazė vulosjeje nė dorėn time tė djathtė, unė do tė tė shkulja qė andej.

JER 22:25 Unė do tė tė jap nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn tėnde, nė dorė tė atyre prej tė cilėve ke frikė, nė dorė tė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, dhe nė dorė tė Kaldeasve.

JER 22:26 Do tė tė hedh ty dhe nėnėn tėnde qė tė ka lindur nė njė vend tė huaj, ku nuk keni lindur dhe aty do tė vdisni.

JER 22:27 Por nė vendin ku dėshirojnė fort tė kthehen, nuk do tė kthehen.

JER 22:28 A ėshtė vallė ky njeri, Konjahu, njė poē pa vlerė, i thyer, ose njė send qė nuk prodhon asnjė kėnaqėsi? Pse, pra, janė pėrzėnė ai dhe pasardhėsit e tij dhe janė hedhur nė njė vend qė ata nuk e njohin?

JER 22:29 O vend, o vend, o vend, dėgjo fjalėn e Zotit!

JER 22:30 Kėshtu thotė Zoti: "Regjistrojeni kėtė njeri si pa fėmijė, njė njeri qė nuk do tė begatohet nė ditėt e tij, sepse asnjė nga pasardhėsit e tij nuk do tė ketė mbarėsi, duke arritur tė ulet mbi fronin e Davidit dhe tė mbretėrojė akoma nė Judė"".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase