Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 14

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 14:1 Fjala e Zotit qė iu drejtua Jeremias me rastin e thatėsirės:

JER 14:2 "Juda ėshtė nė zi dhe portat e qyteteve tė saj lėngojnė; mbajnė zi pėr vendin dhe britma e Jeruzalemit ngjitet deri nė qiell.

JER 14:3 Fisnikėt dėrgojnė ndėr ta tė rinjtė e tyre pėr tė kėrkuar ujė; kėta shkojnė nė sternat, por nuk gjejnė ujė dhe kthehen me enėt e tyre bosh; janė plot me turp dhe tė hutuar, dhe mbulojnė kokėn e tyre.

JER 14:4 Toka ėshtė plot me tė ēara, sepse nuk ka pasur shi nė vend; bujqit janė plot me turp dhe mbulojnė kokėn e tyre.

JER 14:5 Edhe suta pjell nėpėr fusha, por i braktis tė vegjlit e saj, sepse nuk ka bar.

JER 14:6 Gomerėt e egjėr ndalen nė lartėsitė dhe e nuhasin ajrin si ēakejtė; sytė e tyre janė tė shuar, sepse nuk ka bar".

JER 14:7 Edhe nė se paudhėsitė tona dėshmojnė kundėr nesh, o Zot, vepro pėr hir tė emrit tėnd, sepse rebelimet tona janė tė shumta; kemi mėkatuar kundėr teje.

JER 14:8 O shpresė e Izraelit, shpėtimtari i tij nė kohė fatkeqėsie, pse tė jesh nė vend si njė i huaj, si njė udhėtar qė ndalet vetėm pėr tė kaluar natėn?

JER 14:9 Pse tė jesh si njė njeri i tronditur, si njė njeri i fortė qė nuk mund tė shpėtojė? Megjithatė ti je nė mes nesh, o Zot, emri yt pėrmendet mbi ne. Mos na braktis!

JER 14:10 Kėshtu i thotė Zoti kėtij populli: "Atyre u pėlqen me tė vėrtetė tė enden, nuk pėrmbajnė hapat e tyre. Prandaj nuk i pėlqejnė Zotit, tani kujton paudhėsinė e tyre dhe dėnon mėkatet e tyre".

JER 14:11 Pastaj Zoti mė tha: "Mos u lut pėr kėtė popull, pėr mirėqėnien e tij.

JER 14:12 Edhe sikur tė agjėrojnė, nuk kam pėr ta dėgjuar thirrjen e tyre; nė rast se bėjnė olokauste dhe oferta ushqimesh nuk kam pėr t`i pėlqyer, por do t`i zhduk me shpatėn, me urinė dhe murtajėn".

JER 14:13 Atėherė thashė: "Ah, Zot, Zot! Ja, profetėt u thonė atyre: "Ju nuk do tė shikoni shpatėn dhe nuk do tė vuani nga uria, por do t`ju jap njė paqe tė sigurt nė kėtė vend"".

JER 14:14 Zoti mė tha: "Profetėt profetizojnė gėnjeshtra nė emrin tim; unė nuk i kam dėrguar, nuk u kam dhėnė asnjė urdhėr dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojnė njė pamje tė rreme, njė parashikim tė kotė dhe mashtrimin e zemrės sė tyre.

JER 14:15 Prandaj kėshtu thotė Zoti pėr profetėt qė profetizojnė nė emrin tim pa qenė tė dėrguar nga unė, dhe shpallin: "Nuk do tė ketė as shpatė, as uri nė kėtė vend", kėta profetė do tė zhduken nga shpata dhe nga uria.

JER 14:16 Sa pėr popullin tė cilit i kanė profetizuar, do tė hidhet nė rrugėt e Jeruzalemit pėr shkak tė urisė dhe tė shpatės, dhe nuk do tė ketė asnjeri qė t`i varrosė ata, gratė e tyre, bijtė dhe bijat e tyre. Kėshtu do tė hedh mbi ta ligėsinė e tyre".

JER 14:17 U thuaj atyre pra, kėtė fjalė: "Tė derdhin lot ditė e natė sytė e mi pa pushim, sepse bija e virgjėr e popullit tim u godit nga njė fatkeqėsi e madhe, nga njė plagė e thellė.

JER 14:18 Nė rast se dal nėpėr fusha, ja tė vdekurit nga shpata; nė rast se hyj nė qytet, ja ata qė vuajnė nga uria. Madje edhe profeti dhe prifti i vijnė rrotull njė vendi qė nuk njohin".

JER 14:19 Vallė a e ke hedhur poshtė plotėsisht Judėn, ose je neveritur nga Sioni? Ke goditur dhe nuk ka shėrim pėr ne? Ne prisnim paqen, por nuk ka asnjė tė mirė, njė kohė shėrimi, por ja tmerri.

JER 14:20 O Zot, ne e pranojmė ligėsinė tonė dhe paudhėsinė e etėrve tanė; po, kemi mėkatuar kundėr teje.

JER 14:21 Mos na hidh poshtė pėr hir tė emrit tėnd, mos turpėro fronin e lavdisė sate. Mbaje mend: mos e prish besėlidhjen me ne.

JER 14:22 Midis idhujve tė kotė tė njerėzve a ka vallė ndonjė qė mund tė sjellė shiun? Ose tė japė qielli shira tė bollshme? A nuk je ti pra, o Zot, Perėndia ynė? Prandaj ne shpresojmė te ti, sepse ke bėrė tėrė kėto gjėra.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase