Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 15

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 15:1 Por Zoti mė tha: "Edhe sikur Moisiu dhe Samueli tė paraqiteshin para meje, zemra ime nuk do tė anonte pėr kėtė popull; dėboje nga prania ime; le tė ikė!

JER 15:2 Nė rast se tė thonė: "Ku do tė shkojmė?", do t`u thuash atyre: Kėshtu thotė Zoti: Drejt vdekjes tė caktuarit pėr vdekje, drejt shpatės tė caktuarit pėr shpatė, drejt urisė tė caktuarit pėr tė qenė tė uritur, drejt robėrisė tė caktuarit pėr robėri.

JER 15:3 Unė do tė vendos mbi ta katėr lloje dėnimesh", thotė Zoti: "shpatėn pėr tė vrarė, qentė pėr tė copėtuar, shpendėt e qiellit dhe kafshėt e tokės pėr tė gllabėruar dhe shkatėrruar.

JER 15:4 Do tė bėj qė tė keqtrajtohen nė tė gjitha mbretėritė e tokės pėr shkak tė Manasit, birit tė Ezekias, mbret i Judės, pėr atė qė ka bėrė nė Jeruzalem.

JER 15:5 Kujt nė fakt do t`i vinte keq pėr ty, o Jeruzalem, kush do tė mbante zi pėr ty? Kush do tė shqetėsohej pėr tė pyetur si je?

JER 15:6 Ti mė ke pėrzėnė", thotė Zoti, "mė ke kthyer krahėt. Prandaj unė do tė shtrij dorėn kundėr teje dhe do tė tė shkatėrroj; jam lodhur nga pendimet.

JER 15:7 Do t`i shpėrndaj me forcė portat e qytetit, do t`u heq fėmijėt dhe do tė bėj qė tė zhduket populli im, sepse ata nuk largohen nga udhėt e tyre.

JER 15:8 Do t`i bėjė gratė e veja tė tij mė tė shumta se rėra e detit. Do tė sjell kundėr tyre, kundėr nėnės sė tė rinjve, njė shkatėrrues nė mes tė ditės; do tė bėj qė tė bjerė mbi tė papritmas ankthi dhe tmerri.

JER 15:9 Ajo qė ka pjellė shtatė bijė lėngon dhe heq frymėn; dielli i saj po perėndon ndėrsa ėshtė ditė akoma; ėshtė mbuluar nga turpi dhe e hutuar. Do t`i dorėzoj ata qė do tė shpėtojnė prej shpatės nė mėshirė tė armiqve tė tyre", thotė Zoti.

JER 15:10 Mjerė unė, o nėna ime sepse mė ke lindur si njė njeri grindjesh dhe sherri nė tė gjithė vendin. Nuk i kam dhėnė hua asgjė askujt, as tė tjerėt mė kanė dhėnė hua; megjithatė tė gjithė mė mallkojnė.

JER 15:11 Zoti thotė: "Me siguri do tė tė ēliroj pėr gjithnjė, me siguri do tė bėj qė armiku tė tė lutet nė kohėn e fatkeqėsisė dhe nė kohėn e ankthit.

JER 15:12 A mundet njė njeri tė thyejė hekurin, hekurin e veriut dhe bronzin?

JER 15:13 Pasurinė tėnde dhe thesaret e tua do t`i braktis qė t`i plaēkitin pa asnjė ēmim pėr tė gjitha mėkatet e tua dhe nė tė gjithė kufijtė e tu.

JER 15:14 Dhe do tė bėj tė kalosh bashkė me armiqtė e tu nė njė vend qė ti nuk e njeh, sepse njė zjarr ėshtė ndezur nė zemėrimin tim, qė do tė flakėrojė kundėr jush".

JER 15:15 Ti e di, o Zot; mė mbaj mend mua dhe mė vizito, dhe merrmė hak mbi pėrndjekėsit e mi; nė ngadalėsinė e zemėrimit tėnd mos mė merr me vete; dije qė pėr hirin tėnd e mbajta turpin.

JER 15:16 Me tė gjetur fjalėt e tua, i pėrpiva; fjala jote ka qenė pėr mua gėzimi dhe gazi i zemrės sime, sepse emri yt kėrkohet nga unė o Zot, Perėndi i ushtrive.

JER 15:17 Unė nuk u ula nė kuvendin e tallėsve, as nuk u gėzova; por pėr shkak tė dorės sate unė u ula veēmas, sepse ti mė kishe mbushur me indinjatė.

JER 15:18 Pse dhembja ime ėshtė pa fund dhe plaga ime e pashėrueshme nuk pranon tė shėrohet? A do tė jesh pėr mua si njė rrėke qė shteron, si ujė qė nuk tė jep siguri?

JER 15:19 Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Nė rast se ti rikthehesh tek unė, unė do tė rivendos dhe ti do tė jesh para meje. Nė rast se ti ndan tė ēmuarėn nga ajo qė s`ka vlerė, ti do tė jesh si goja ime; ata do tė kthehen te ti, por ti nuk duhet tė kthehesh tek ata.

JER 15:20 Unė do tė tė jap pėr kėtė popull njė mur tė fortė prej bronzi; do tė luftojnė kundėr teje, por nuk do mund tė fitojnė kundėr teje, sepse unė do tė jem me ty pėr tė tė shpėtuar dhe pėr tė tė ēliruar", thotė Zoti.

JER 15:21 "Do tė tė ēliroj nga duart e njerėzve tė kėqij dhe do tė tė shpengoj nga duart e njerėzve tė dhunshėm".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase