Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 13

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 13:1 Kėshtu mė ka thėnė Zoti: "Shko tė mė blesh njė brez prej liri dhe vėre mbi ijėt e tua, por mos e zhyt nė ujė".

JER 13:2 Kėshtu unė bleva brezin, sipas fjalėve tė Zotit dhe e vura mbi ijėt e mia.

JER 13:3 Pastaj fjala e Zotit m`u drejtua pėr herė tė dytė, duke thėnė:

JER 13:4 "Merr brezin qė ke blerė dhe qė e ke mbi ijėt e tua, ēohu, shko nė drejtim tė Eufratit dhe aty fshihe nė tė ēarėn e njė shkėmbi".

JER 13:5 Unė shkova dhe e fsheha pranė Eufratit, ashtu si mė kishte porositur Zoti.

JER 13:6 Mbas shumė ditėsh ndodhi qė Zoti mė tha: "Ēohu, shko nė drejtim tė Eufratit dhe merr aty brezin qė tė kisha urdhėruar tė fshihje".

JER 13:7 Unė shkova nė drejtim tė Eufratit, gėrmova dhe mora brezin nga vendi ku e kisha fshehur. Por brezi ishte kalbur dhe nuk vlente mė pėr asgjė.

JER 13:8 Atėherė Zoti mė drejtoi fjalėn, duke thėnė:

JER 13:9 "Kėshtu thotė Zoti: "Nė kėtė mėnyrė unė do tė shkatėrroj kryelartėsinė e Judės dhe kryelartėsinė e madhe tė Jeruzalemit.

JER 13:10 Ky popull i keq, qė nuk pranon tė dėgjojė fjalėt e mia, qė ecėn kryelartė sipas zemrės sė tij dhe u shkon pas perėndive tė tjera pėr tu shėrbyer dhe pėr tė rėnė pėrmbys para tyre, do tė bėhet si ky brez qė nuk vlen mė pėr asgjė.

JER 13:11 sepse ashtu si brezi pėrputhet me ijėt e njeriut, kėshtu unė kisha bėrė qė tė pėrputhej me mua tėrė shtėpia e Izraelit dhe tėrė shtėpia e Judės", thotė Zoti, me qėllim qė tė ishin populli im pėr famėn, lavdinė dhe zulmin tim, por nuk deshėn tė mė dėgjojnė"".

JER 13:12 "Prandaj ti do t`u thuash atyre kėtė fjalė: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Ēdo poē do tė mbushet me verė". Nė rast se mė vonė do tė tė thonė: "A nuk e dimė vallė qė ēdo poē mbushet me verė?",

JER 13:13 ti do t`u pėrgjigjesh atyre: "Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė do t`i deh tėrė banorėt e kėtij vendi: mbretėrit qė ulen nė fronin e Davidit, priftėrinjtė, profetėt dhe tėrė banorėt e Jeruzalemit.

JER 13:14 Do t`i copėtoj njėrin kundėr tjetrit, etėrit dhe bijtė sė bashku"", thotė Zoti. "Nuk do tė kem mėshirė, nuk do t`i fal, nuk do tė kem asnjė dhembshuri qė tė mė pengojė t`i shkatėrroj".

JER 13:15 Dėgjoni dhe vini veshin: Mos t`ju rritet mendja, sepse Zoti foli.

JER 13:16 I jepni lavdi Zotit, Perėndisė tuaj, para se tė sjellė terrin dhe para se kėmbėt tuaja tė pengohen nė malet e mbėshtjella nė muzg, sepse ndėrsa ju prisni dritėn, ai e ndėrron nė hije tė vdekjes dhe e ndryshon nė errėsirė tė thellė.

JER 13:17 Por nė rast se nuk e dėgjoni kėtė, shpirti im do tė qajė nė fshehtėsi pėr shkak tė kryelartėsisė suaj, sytė e mi do tė qajnė parreshtur dhe do tė derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do tė ēohet nė robėri.

JER 13:18 Thuaji mbretit dhe mbretėreshės nėnė: "Uluni mė poshtė, sepse sundimi juaj, kurora e lavdisė suaj, do tė bjerė poshtė".

JER 13:19 Qytetet e jugut janė tė mbyllura dhe askush nuk do t`i hapė; tėrė Juda ėshtė ēuar nė robėri, ėshtė ēuar e tėra nė robėri.

JER 13:20 Ngrini sytė tuaj dhe shikoni ata qė vijnė nga veriu; ku ėshtė kopeja qė tė ishte besuar, delet e tua tė bukura?

JER 13:21 Ēfarė do tė thuash kur tė tė ndėshkojė? Por ti vetė u ke mėsuar atyre tė jenė tė parėt dhe sunduesit e tu. A nuk do tė tė zėnė dhembjet si njė grua qė ėshtė duke lindur?

JER 13:22 Dhe nė rast se do tė thuash nė zemrėn tėnde: "Pėrse mė ndodhin kėto gjėra?". Pėr shkak tė pėrmasės sė paudhėsisė sate cepat e rrobės sate do tė zbulohen dhe thembrat e tua do tė duken lakuriq.

JER 13:23 A mundet njė Etiopias tė ndryshojė lėkurėn e tij o njė tigėr tė kėmbejė lėkurėn me vijėza? Nė tė njėjtėn mėnyrė ju, qė jeni mėsuar tė bėni tė keqen, a do tė mund tė bėnit tė mirėn?

JER 13:24 "Prandaj do t`i shpėrndaj si byku qė e merr era e shkretėtirės.

JER 13:25 Ky ėshtė fati yt, pjesa qė mata pėr ty", thotė Zoti, "sepse mė ke harruar dhe i ke besuar gėnjeshtrės.

JER 13:26 Prandaj do tė ngre edhe unė cepat e rrobės sime mbi fytyrė, nė mėnyrė qė tė duket turpi yt.

JER 13:27 Kam parė shkeljet e tua tė kurorės, hingėllimat e tua, shthurjen e kurvėrisė sate, gjėrat e neveritshme tė kryera nė kodra dhe nė fusha. Mjerė ti, o Jeruzalem! Pėr sa kohė akoma do tė mbetesh i pėgėrė?".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase