Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 49

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 49:1 Kundėr bijve tė Amonit. Kėshtu thotė Zoti: "Izraeli vallė nuk ka bij, nuk ka asnjė trashėgimtar? Pse, pra, Malkami bėhet zot i Gadit dhe populli i tij ėshtė vendosur nė qytetet e tij?

JER 49:2 Prandaj ja, ditėt po vijnė, thotė Zoti, nė tė cilat unė do tė bėj qė tė dėgjohet thirrja e luftės e bijve tė Amonit kundėr Rabahut; ai do tė bėhet njė grumbull gėrmadhash dhe qytetet e tij do tė konsumohen nga zjarri. Atėherė Izraeli do tė shtjerė nė dorė trashėgiminė e tij", thotė Zoti.

JER 49:3 "Vajto o Heshbon, sepse Ai ėshtė shkatėrruar; bėrtisni, o ju qytete tė Rabahut, ngjeshuni me thasė, vini kujėn, vraponi sa andej e kėtej brenda vathės sepse Malkami po shkon nė robėri bashkė me priftėrinjtė e tij dhe me princat e tij.

JER 49:4 Pse mburresh nėpėr lugina? Lugina jote ėshtė zbrazur, o bijė rebele, qė kishe besim nė thesaret e tua dhe thoje: "Kush do tė dalė kundėr meje?".

JER 49:5 Ja, unė do tė bėj qė tė tė zėrė tmerri, thotė Zoti, Zoti i ushtrive, nga tė gjithė ata qė tė rrethojnė, dhe ju do tė dėboheni, secili drejt para tij, dhe nuk do tė ketė njeri qė t`i mbledhė ikanakėt.

JER 49:6 Por, mbas kėsaj, unė do t`i kthej nga robėria djemtė e Amonit", thotė Zoti.

JER 49:7 Kundėr Edomit. Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Nuk ka mė dituri nė Teman? Vallė u ka munguar gjykimi tė zgjuarve? Éshtė tretur dituria e tyre?

JER 49:8 Ikni me vrap, kthehuni prapa, shkoni tė banoni nė thellėsitė e tokės, o banorė tė Dedanit, sepse unė do tė sjell fatkeqėsinė e Ezaut mbi tė nė kohėn e ndėshkimit tė tij.

JER 49:9 Po tė vinin disa vjelės rrushi te ti nuk do tė linin ndonjė vilėz pėr tė mbledhur? Po tė vinin disa vjedhės te ti natėn do tė shkatėrronin vetėm sa u mjafton.

JER 49:10 Por unė do ta zbuloj Ezaun dhe do tė gjej vendet e fshehta tė tij, dhe ai nuk do tė mund tė fshihet mė. Pasardhėsit tė tij, vėllezėrit e tij dhe fqinjėt e tij do tė shkatėrrohen, dhe ai nuk do tė jetė mė.

JER 49:11 Lėri jetimėt e tu, unė do t`i ruaj tė gjallė nė jetė dhe gratė e tua tė veja le tė kenė besim tek unė".

JER 49:12 Sepse kėshtu thotė Zoti: "Ja, ata qė nuk ishin destinuar ta pinin kupėn, do ta pinė me siguri; dhe ti do tė jesh krejt i pandėshkuar? Nuk do tė jesh krejt i pandėshkuar, por do ta pish me siguri.

JER 49:13 Meqenėse unė jam betuar nė veten time", thotė Zoti, "Botsrahu do tė bėhet njė objekt habie dhe talljeje, njė shkreti dhe njė mallkim, dhe tėrė qytetet e tij do tė jenė tė shkreta pėrjetė.

JER 49:14 Dėgjova njė mesazh nga Zoti, dhe njė lajmėtar iu dėrgua kombeve: "Mblidhuni dhe nisuni kundėr tij; ēohuni pėr betejėn".

JER 49:15 Por ja unė do tė tė bėj tė vogėl midis kombeve dhe tė pėrbuzur midis njerėzve.

JER 49:16 Tmerri qė kallje dhe kryelartėsia e zemrės sate tė kanė joshur, o ti qė banon nė tė ēarat e shkėmbinjve, qė pushton majat e kodrave; edhe sikur tė bėje folenė tėnde lart si shqiponja, unė do tė bėj qė ti tė biesh poshtė nga atje lart", thotė Zoti.

JER 49:17 Edomi do tė bėhet objekt habie; kushdo qė do t`i kalojė afėr do tė mbetet i habitur dhe do tė fėrshėllejė pėr tė gjitha plagėt e tij.

JER 49:18 Ashtu si nė shkatėrrimin e Sodomės dhe tė Gomorrės, si dhe tė qyteteve afėr tyre", thotė Zoti, "askush nuk do tė banojė mė nė to dhe asnjė bir njeriu nuk do tė gjejė strehė.

JER 49:19 Ja, ai do tė dalė si njė luan nga fryrja e Jordanit kundėr banesės sė fortė; unė do tė bėj qė ai papritmas tė ikė qė andej dhe do tė vendos mbi tė atė qė kam zgjedhur. Kush ėshtė nė fakt si unė? Kush do tė mė nxjerrė nė gjyq? Kush ėshtė, pra, bariu qė mund tė mė bėjė ballė?

JER 49:20 Prandaj dėgjoni planin qė Zoti ka menduar kundėr Edomit dhe vendimet qė ka marrė kundėr banorėve tė Temanit. Me siguri do tė tėrhiqen edhe mė tė vegjlit e kopesė, me siguri banesa e tyre do tė shkretohet.

JER 49:21 Nė zhurmėn e rėnies sė tyre toka do tė dridhet; zhurma e britmės sė tyre do tė dėgjohet deri nė Detin e Kuq.

JER 49:22 Ja, armiku po del, po nis fluturimin si shqiponja dhe po hap krahėt e tij drejt Botsrahut, dhe zemra e trimave tė Edomit atė ditė do tė jetė si zemra e njė gruaje nė dhembjet e lindjes.

JER 49:23 Kundėr Damaskut. Hamathia dhe Arpadi janė mbuluar me turp, sepse kanė dėgjuar njė lajm tė keq; po ligėshtohen; ka njė stuhi tė madhe mbi det, qė nuk mund tė qetėsohet.

JER 49:24 Damasku ėshtė bėrė i flashkėt, kthehet pėr tė ikur, e ka kapur njė drithmė; ankthi dhe dhimbjet e sulmojnė si njė grua qė ėshtė duke lindur.

JER 49:25 "Vallė si nuk ėshtė braktisur qyteti i lavdėrimit, qyteti i gėzimit tim?

JER 49:26 Prandaj tė rinjtė e tij do tė rrėzohen nė sheshet e tij dhe tėrė luftėtarėt do tė vdesin atė ditė", thotė Zoti i ushtrive.

JER 49:27 "Unė do tė ndez zjarrin nė muret e Damaskut dhe ai do tė gllabėrojė pallatet e Ben-Hadadit".

JER 49:28 Kundėr Kedarit dhe mbretėrive tė Hatsorit, qė Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, ka mundur. Kėshtu thotė Zoti: "Ēohuni, dilni kundėr Kedarit dhe shkatėrroni bijtė e lindjes.

JER 49:29 Ēadrat e tyre dhe kopetė e tyre do tė merren; shatorret e tyre, tėrė veglat e tyre dhe devetė e tyre do tė ēohen tutje; do t`u bėrtasin atyre: "Tmerr nga tė gjitha anėt".

JER 49:30 Ikni, shkoni larg tė banoni nė thellėsitė e tokės, o banorė tė Hatsorit", thotė Zoti, "sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, ka hartuar njė projekt kundėr jush, ka menduar njė plan kundėr jush.

JER 49:31 Ēohuni, dilni kundėr njė kombi tė qetė qė banon nė siguri", thotė Zoti, "qė nuk ka as dyer as shula dhe banon i vetmuar.

JER 49:32 Devetė e tyre do t`i ēojnė tutje si plaēkė lufte dhe shumica e bagėtisė sė tyre si pre. Unė do t`i shpėrndaj nė tė gjitha drejtimet ata qė presin cepat e mjekrės dhe do tė bėj qė t`u vijė fatkeqėsia nga tė gjitha anėt", thotė Zoti.

JER 49:33 "Hatsori do tė bėhet njė vend ku do tė banojnė ēakejtė, njė shkreti pėr gjithmonė; askush nuk do tė banojė mė aty dhe asnjė bir njeriu nuk do tė qėndrojė aty".

JER 49:34 Fjala e Zotit qė iu drejtua profetit Jeremia kundėr Elamit, nė fillim tė mbretėrimit tė Sedekias, mbret i Judės, duke thėnė:

JER 49:35 "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: Ja, unė do tė copėtoj harkun e Elamit, bazėn e forcės sė tij.

JER 49:36 Unė do tė sjell kundėr Elamit katėr erėrat nga katėr skajet e qiellit; do ta shpėrndaj nė drejtim tė tė gjitha erėrave dhe nuk do tė ketė komb ku tė mos arrijnė ikanakėt e Elamit.

JER 49:37 Do t`i bėj Elamitėt tė tremben pėrpara armiqve tė tyre dhe para atyre qė kėrkojnė jetėn e tyre; do tė sjell mbi ta gjėmėn, zemėrimin tim tė zjarrtė", thotė Zoti. "Do t`u dėrgoj pas shpatėn deri sa t`i kem konsumuar.

JER 49:38 Do ta vendos pastaj fronin tim nė Elam dhe do tė bėj qė tė zhduken mbretėrit dhe princat", thotė Zoti.

JER 49:39 "Por ditėt e fundit do tė ndodhė qė unė do ta kthej Elamin nga robėria", thotė Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase