Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 21

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 21:1 Fjala qė iu drejtua Jeremias nga Zoti, kur mbreti Sedekia i dėrgoi Pashhurin, birin e Malkiahut dhe Sofonien, birin e Malklahut, priftit, pėr t`i thėnė:

JER 21:2 "Konsulto, pra, pėr ne Zotin, sepse Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, bėn luftė kundėr nesh. Ndofta Zoti do tė veprojė me ne sipas tė gjitha mrekullive tė tij, dhe ai do tė tėrhiqet nga ne".

JER 21:3 Atėherė Jeremia u tha atyre: "Do t`i thoni kėshtu Sekedias:

JER 21:4 Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Ja, unė do tė bėj qė tė tėrhiqen armėt e luftės qė janė nė duart tuaja, me tė cilat po luftoni kundėr mbretit tė Babilonisė, kundėr Kaldeasve qė ju rrethojnė jashtė mureve, dhe do t`i grumbulloj nė mes tė kėtij qyteti.

JER 21:5 Unė vetė do tė luftoj kundėr jush me dorėn e shtrirė dhe me krahė tė fuqishėm, me zemėrim, me tėrbim dhe me indinjatė tė madhe.

JER 21:6 Do t`i qėlloj banorėt e kėtij qyteti, si njerėzit ashtu edhe kafshėt; ata do tė vdesin nga njė murtajė e madhe.

JER 21:7 Mbas kėsaj", thotė Zoti, "do tė jap Sedekian, mbretin e Judės, dhe shėrbėtorėt e tij, popullin dhe ata qė nė kėtė qytet do tė kenė shpėtuar nga murtaja, nga shpata nga uria, nė dorė tė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, nė dorė tė armiqve tė tyre dhe nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn e tyre. Ai do t`i vrasė me shpatė: nuk ka pėr t`i falur, as nuk do t`i vijė keq dhe as nuk do tė ketė mėshirė pėr ta.

JER 21:8 Dhe kėtij populli do t`i thuash: Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė vė para jush rrugėn e jetės dhe rrugėn e vdekjes.

JER 21:9 Ai qė mbetet nė kėtė qytet ka pėr tė vdekur nga shpata, nga uria dhe nga murtaja; por ai qė ka pėr tė dalė dhe do t`u dorėzohet Kaldeasve qė ju rrethojnė ka pėr tė jetuar dhe do tė ketė si pre jetėn e tij.

JER 21:10 Sepse unė e kam kthyer fytyrėn time kundėr kėtij qyteti pėr fat tė keq dhe jo pėr tė mirė", thotė Zoti. "Ai do t`i jepet nė dorė mbretit tė Babilonisė dhe ai do ta djegė me zjarr".

JER 21:11 Nė shtėpinė e mbretėrve tė Judės do tė thuash: "Dėgjoni fjalėn e Zotit:

JER 21:12 O shtėpia e Davidit", kėshtu thotė Zoti: "Ushtroni drejtėsinė qė nė mėngjes dhe ēliroheni atė qė e kanė vjedhur nga dora e shtypėsit, me qėllim qė zemėrimi im tė mos shpėrthejė si zjarr dhe tė djegė pa qenė njeri nė gjendje ta shuajė, pėr tė shkak tė ligėsisė sė veprimeve tuaja.

JER 21:13 Ja ku jam kundėr teje, o banuese e luginės, shkėmb i fushės", thotė Zoti. "Ju qė thoni: "Kush do tė zbresė kundėr nesh? Kush ka pėr tė hyrė nė banesat tona?",

JER 21:14 unė do t`ju dėnoj sipas frytit tė veprimeve tuaja", thotė Zoti, "dhe do t`i vė zjarr pyllit tė tij, qė do tė gllabėrojė tė gjitha gjėrat qė ka pėrreth".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase