Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 32

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 32:1 Fjala qė iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit nė vitin e dhjetė tė Sedekias, mbretit tė Judės, qė ishte viti i tetėmbėdhjetė i Nebukadnetsarit.

JER 32:2 Ushtria e mbretit tė Babilonisė rrethonte atėherė Jeruzalemin dhe profeti Jeremia ishte i mbyllur nė oborrin e burgut qė ndodhej nė shtėpinė e mbretit tė Judės.

JER 32:3 Aty e kishte mbyllur Sedekia, mbreti i Judės, duke thėnė: "Pėrse profetizon, duke thėnė: "Kėshtu thotė Zoti: Ja, unė do ta jap kėtė qytet nė duart e mbretit tė Babilonisė dhe ai do ta pushtojė.

JER 32:4 Sedekia, mbreti i Judės, nuk do tė shpėtojė nga duart e Kaldeasve, por me siguri do tė bjerė nė duart e mbretit tė Babilonisė dhe do tė flasė ballė pėr ballė me tė dhe do ta shohė me vetė sytė e tij.

JER 32:5 Pastaj ai do ta ēojė Sedekian nė Babiloni, ku ai do tė qėndrojė deri sa ta vizitoj unė, thotė Zoti. Nė qoftė se do tė luftoni kundėr Kaldeasve nuk do tė nxirrni asgjė nė krye"!".

JER 32:6 Atėherė Jeremia tha: "Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

JER 32:7 Ja, Hanameeli, biri i Shalumit, ungjit tėnd, po vjen te ti qė tė tė thotė: "Bli arėn time qė ndodhet nė Anathoth, sepse ti ke tė drejtėn ta shpengosh duke e blerė"".

JER 32:8 Prandaj Hanameeli, biri i ungjit tim, erdhi tek unė nė oborrin e burgut, sipas fjalės tė Zotit, dhe mė tha: "Tė lutem, bli arėn time qė ndodhet nė Anathoth, nė territorin e Beniaminit, sepse ti ke tė drejtėn e trashėgimisė dhe tė drejtėn e shpengimit. Blije!". Atėherė e kuptova qė kjo ishte fjala e Zotit.

JER 32:9 Kėshtu, pra, bleva nga Hanameeli, nga biri i ungjit tim, arėn qė ndodhej nė Anathoth dhe ia peshova paratė; shtatėmbėdhjetė sikla argjendi.

JER 32:10 E nėnshkrova aktin, e vulosa, thirra dėshmitarėt dhe peshova paratė me peshore.

JER 32:11 Pastaj e mora aktin e blerjes, atė tė vulosur sipas ligjit dhe statuteve dhe atė tė hapur,

JER 32:12 dhe ia dorėzova aktin e blerjes Barukut, birit tė Neriathit, bir i Mahsehiahut, nė prani tė Hanameelit, kushėririt tim, nė prani tė dėshmitarėve qė kishin nėnshkruar aktin e blerjes dhe nė prani tė tė gjithė Judejve qė rrinin ulur nė oborrin e burgut.

JER 32:13 Pastaj pėrpara tyre i dhashė kėtė urdhėr Barukut:

JER 32:14 "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Merr kėto akte, aktin e blerjes, qoftė atė tė vulosur ashtu edhe atė tė hapur, dhe futi nė njė poē prej balte, qė tė ruhen pėr shumė ditė.

JER 32:15 Sepse kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Nė kėtė vend do tė blihen akoma shtėpi, ara dhe vreshta".

JER 32:16 Pasi ia dorėzova aktin e blerjes Barukut, birit tė Neriahut, iu luta Zotit, duke thėnė:

JER 32:17 "Ah, Zot, Zot! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokėn me fuqinė tėnde tė madhe dhe me krahun tėnd tė shtrirė. Nuk ka asgjė tepėr tė vėshtirė pėr ty.

JER 32:18 Ti e tregon mirėsinė tėnde ndaj njė mijė vetave dhe e shpaguan paudhėsinė e etėrve nė gji tė bijve tė tyre qė vijnė pas atyre, o Perėndi i madh e i fuqishėm, emri i tė cilit ėshtė Zoti i ushtrive.

JER 32:19 Ti je i madh pėr kėshilla dhe i fuqishėm pėr vepra dhe i ke sytė ēelė mbi tė gjitha rrugėt e bijve tė njerėzve, pėr t`i dhėnė secilit sipas veprave tė veta dhe sipas frytit tė veprimeve tė veta.

JER 32:20 Ti ke bėrė deri nė ditėn e sotme shenja dhe mrekulli nė vendin e Egjiptit, nė Izrael dhe nė mes njerėzve tė tjerė dhe ke fituar njė emėr si ai i kėtyre ditėve.

JER 32:21 Ti e nxore popullin tėnd nga vendi i Egjiptit me shenja dhe mrekulli, me dorė tė fuqishme dhe me krah tė shtrirė dhe me tmerr tė madh.

JER 32:22 Ti u dhe atyre kėtė vend qė ishe betuar t`ua jepje etėrve tė tyre, njė vend ku rrjedh qumėsht e mjaltė.

JER 32:23 Ata hynė dhe e futėn nė dorė, nuk i janė bindur zėrit tėnd dhe nuk ecėn nė rrugėn e ligjit tėnd, nuk kanė bėrė tė gjitha ato qė u kishe urdhėruar tė bėnin; prandaj ti solle mbi ta tėrė kėtė fatkeqėsi.

JER 32:24 Ja, ledhet arrijnė deri nė qytet pėr ta shtėnė nė dorė; dhe qyteti lihet nė dorė tė Kaldeasve qė luftojnė kundėr tij me shpatėn, me urinė dhe murtajėn. Ndodhi ajo qė ti ke thėnė; ja, ti e shikon.

JER 32:25 Megjithatė o Zot, o Zot, ti mė ke thėnė: "Bli me para fushėn dhe thirr dėshmitarėt, ndėrsa qyteti ėshtė dhėnė nė dorė tė Kaldeasve"".

JER 32:26 Atėherė fjala e Zotit iu drejtua Jeremias duke thėnė:

JER 32:27 "Ja, unė jam Zoti, Perėndia i ēdo mishi; a ka vallė ndonjė gjė tepėr tė vėshtirė pėr mua?".

JER 32:28 Prandaj kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do ta jap kėtė qytet nė duart e Kaldeasve, nė dorė tė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, i cili do ta marrė.

JER 32:29 Kaldeasit qė luftojnė kundėr kėtij qyteti do tė hyjnė nė tė, do t`i vėnė zjarrin kėtij qyteti dhe do ta djegin bashkė me shtėpitė mbi ēatitė e tė cilave i kanė djegur temjan Baalit dhe u kanė bėrė libacione perėndive tė tjera pėr tė provokuar zemėrimin tim.

JER 32:30 Sepse bijtė e Izraelit dhe bijtė e Judės kanė bėrė vetėm atė qė ėshtė e keqe nė sytė e mi qysh nė fėmijėrinė e tyre. Nė fakt bijtė e Izraelit nuk kanė bėrė gjė tjetėr veēse tė provokonin zemėrimin tim me veprėn e duarve tė tyre, thotė Zoti.

JER 32:31 Sepse ky qytet, qė nga dita qė u ndėrtua deri mė sot, ka qėnė pėr mua njė provokim i zemėrimit dhe i tėrbimit tim; prandaj do ta zhduk nga prania ime,

JER 32:32 pėr shkak tė gjithė sė keqes qė bijtė e Izraelit dhe bijtė e Judės kanė bėrė pėr tė provokuar zemėrimin tim, ata, mbretėrit e tyre, princat e tyre, priftėrinjtė e tyre dhe profetėt e tyre, njerėzit e Judės dhe banorėt e Jeruzalemit.

JER 32:33 Mė kanė kthyer jo fytyrėn, por kurrizin; dhe megjithėse i kam mėsuar me urgjencė dhe me kėmbėngulje, ata nuk mė kanė dėgjuar pėr tė marrė korrigjime.

JER 32:34 Por kanė vėnė gjėrat e tyre tė neveritshme nė shtėpinė nė tė cilėn pėrmendet emri im pėr ta ndotur.

JER 32:35 Kanė ndėrtuar gjithashtu vendet e larta tė Baalit, qė janė nė luginėn e bijve tė Hinomit, nė mėnyrė qė tė kalojnė pėrmes zjarrit bijtė dhe bijat e tyre pėr nder tė Molekut, gjė qė unė nuk u kisha urdhėruar dhe nuk mė kishte shkuar kurrė ndėr mend se do tė kryenin njė gjė tė tillė tė neveritshme, duke e bėrė Judėn tė mėkatojė".

JER 32:36 Prandaj kėshtu thotė tani Zoti, Perėndia i Izraelit, lidhur me kėtė qytet, pėr tė cilin ju thoni: "Ai do t`i jepet nė dorė mbretit tė Babilonisė, me anė tė shpatės, tė urisė dhe tė murtajės".

JER 32:37 "Ja, do t`i mbledh nga tė gjitha vendet ku i kam shpėrndarė gjatė zemėrimit tim, tėrbimit tim, indinjatės sime tė madhe; do tė bėj tė kthehen nė kėtė vend dhe tė banojnė tė sigurt.

JER 32:38 Ata do tė jenė pėr mua populli im dhe unė do tė jem pėr ta Perėndia i tyre.

JER 32:39 Do t`u jap njė zemėr tė vetme, njė rrugė tė vetme, me qėllim qė tė kenė frikė nga unė pėrjetė pėr tė mirėn e tyre dhe tė bijve tė tyre.

JER 32:40 Do tė bėj me ta njė besėlidhje tė pėrjetshme; nuk do tė largohem mė prej tyre dhe do t`u bėj tė mira dhe do tė shtie nė zemrėn e tyre frikėn, me qėllim qė tė mos mė braktisin.

JER 32:41 Do tė ndjej gėzim duke u bėrė tė mirė dhe do t`i vendos nė mėnyrė tė qėndrueshme nė kėtė vend me gjithė zemrėn time dhe me gjithė shpirtin tim".

JER 32:42 Sepse kėshtu thotė Zoti: "Ashtu si solla mbi kėtė popull gjithė kėtė fatkeqėsi tė madhe, kėshtu do tė sjell mbi tė tėrė tė mirat qė u kam premtuar.

JER 32:43 Do tė blihen akoma ara nė kėtė vend, pėr tė cilin ju thoni: "Éshtė njė vend i shkretė ku s`ka mė njerėz a kafshė; ėshtė dhėnė nė duart e Kaldeasve".

JER 32:44 Do tė blihen ara me para, do tė nėnshkruhen aktet, do tė vulosen, do tė thirren dėshmitarė nė vendin e Beniaminit dhe nė rrethinat e Jeruzalemit, nė qytetin e Judės, nė qytetet e krahinės malore, nė qytetet e fushės, nė qytetet e Negevit, sepse unė do tė bėj tė kthehen ata qė janė nė robėri", thotė Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase