Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 23

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 23:1 "Mjerė barinjtė qė prishin dhe shpėrndajnė kopenė e kullotės sime", thotė Zoti.

JER 23:2 Prandaj kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit, kundėr barinjve qė kullosin popullin tim: "Ju keni shpėrndarė delet e mia, i keni pėrzėnė dhe nuk keni pasur kujdes pėr to; ja, unė do t`ju dėnoj pėr ligėsinė e veprimeve tuaja", thotė Zoti.

JER 23:3 "Por do tė mbledh kusurin e deleve tė mia nga tė gjitha vendet ku i kam shpėrndarė dhe do t`i ēoj pėrsėri nė kullotat e tyre, ku do tė jenė pjellore dhe do tė shumohen.

JER 23:4 Do tė caktoj mbi to barinj qė do t`i kullosin dhe nuk do tė kenė mė ndrojtje as frikė; nuk do tė mungojė asnjė prej tyre", thotė Zoti.

JER 23:5 "Ja, ditėt po vijnė", thotė Zoti, "nė tė cilat do tė shkaktoj qė tė dalė nga Davidi njė filiz i drejtė, qė do tė mbretėrojė si mbret, do tė ketė mbarėsi dhe do tė ushtrojė gjykimin dhe drejtėsinė nė vend.

JER 23:6 Nė ditėt e tij Juda do tė shpėtohet dhe Izraeli do tė qėndrojė nė siguri. Ky do tė jetė emri me tė cilin do tė thirret: "Zoti drejtėsia jonė".

JER 23:7 Pra, ditėt po vijnė", thotė Zoti, "gjatė tė cilave nuk do tė thuhet mė: "Pėr Zotin e gjallė qė i nxori bijtė e Izraelit nga vendi i Egjiptit",

JER 23:8 por: "Pėr Zotin e gjallė qė nxori dhe ēoi pėrsėri pasardhėsit e shtėpisė sė Izraelit nga vendi i veriut dhe nga tė tėra vendet ku i kisha shpėrndarė"; dhe ata do tė qėndrojnė nė vendin e tyre".

JER 23:9 Zemra ime ėshtė thyer brenda meje pėr shkak tė profetėve, tėrė kockat e mia dridhen. Jam si njė i dehur, si njė njeri i mposhtur nga vera, pėr shkak tė Zotit dhe fjalėve tė tij tė shenjta.

JER 23:10 Sepse vendi ėshtė plot me shkelės tė kurorės, pėr shkak tė mallkimit vendi ėshtė nė zi, kullotat e shkretėtirės janė tharė. Vrapi i tyre ėshtė i mbrapshtė dhe forca e tyre nuk ėshtė e drejtė.

JER 23:11 "Si prifti ashtu edhe profeti janė prishur; po, e kam gjetur ligėsinė e tyre edhe nė vetė shtėpinė time", thotė Zoti.

JER 23:12 "Prandaj rruga e tyre do tė jetė pėr ta si shtigje ku njeriu shket; do tė shtyhen nė errėsirė dhe do tė rrėzohen nėpėr to, sepse do tė bėj qė tė bjerė mbi ta njė gjėmė, nė vitin e dėnimit tė tyre", thotė Zoti.

JER 23:13 "Kam vėrejtur budallallėqe midis profetėve tė Samarias: profetizonin nė emėr tė Baalit dhe e ēonin nė rrugė tė keqe popullin tim tė Izraelit.

JER 23:14 Edhe ndėrmjet profetėve tė Jeruzalemit kam parė gjėra tė ndyra: kryejnė shkelje tė kurorės, ecin nė mėnyrė tė rreme, pėrforcojnė duart e keqbėrėsve, dhe kėshtu asnjeri nuk largohet nga rruga e keqe qė ka marrė. Pėr mua janė qė tė gjithė si Sodoma, dhe banorėt e tij si Gomora".

JER 23:15 Prandaj kėshtu thotė Zoti i ushtrive pėr profetėt: "Ja, unė do t`i ushqej me pelin dhe do t`i bėj tė pinė ujė tė helmuar, sepse nga profetėt e Jeruzalemit pabesia ėshtė pėrhapur nė tėrė vendin".

JER 23:16 Kėshtu thotė Zoti i ushtrive: "Mos dėgjoni fjalėt e profetėve qė ju bėjnė profeci. Ata ju bėjnė tė kėqinj; ju parashtrojnė vegimet e zemrave tė tyre dhe jo atė qė del nga goja e Zotit.

JER 23:17 U flasin vazhdimisht atyre qė mė pėrbuzin: "Zoti ka thėnė: Do tė keni paqe"; dhe gjithė atyre qė ecin nė kryeneēėsinė e zemrės sė tyre: "Asnjė e keqe nuk do t`ju vijė".

JER 23:18 Por kush ka marrė pjesė nė kėshillėn e Zotit? Kush ka parė, kush ka dėgjuar fjalėn e tij? Kush i ka kushtuar kujdes fjalės sė tij dhe e ka dėgjuar?

JER 23:19 Ja furtuna e Zotit po shpėrthen me tėrbim, njė furtunė e tmerrshme do tė shpėrthejė mbi kryet e tė pabesėve.

JER 23:20 Zemėrimi i Zotit nuk do tė qetėsohet deri sa tė ketė kryer dhe plotėsuar synimet e zemrės sė tij; ditėt e fundit do tė kuptoni fare mirė.

JER 23:21 Unė nuk i kam dėrguar ata profetė; por ata kanė vrapuar; nuk u kam folur atyre, por ata kanė profetizuar.

JER 23:22 Por, sikur tė kishin marrė pjesė nė kėshillėn time, atėherė do tė bėnin qė populli im tė dėgjonte fjalėt e mia, dhe kėshtu do ta largonin nga rruga e tyre e keqe dhe nga ligėsia e veprimeve tė tyre.

JER 23:23 A jam unė vetėm njė Perėndi nga afėr", thotė Zoti, "apo dhe njė Perėndi nga larg?

JER 23:24 A mundet dikush tė fshihet nė vende tė fshehta nė mėnyrė qė unė tė mos e shoh?", thotė Zoti. "A nuk e mbush unė qiellin dhe tokėn?", thotė Zoti.

JER 23:25 "Kam dėgjuar atė qė thonė profetėt qė profetizojnė gėnjeshtra nė emrin tim, duke thėnė: "Pashė njė ėndėrr, pashė njė ėndėrr!".

JER 23:26 Deri kur do tė vazhdojė kjo nė zemrėn e kėtyre profetėve qė profetizojnė gėnjeshtra dhe profetizojnė mashtrimin e zemrės sė tyre?

JER 23:27 Ata mendojnė qė populli im do tė harrojė emrin tim me ėndrrat e tyre qė i tregojnė njėri-tjetrit, ashtu si etėrit e tyre harruan emrin tim pėr Baalin.

JER 23:28 Profeti qė pa njė ėndėrr le ta tregojė ėndrrėn, por ai qė ka fjalėn time le ta kallėzojė atė me besnikėri. Ē`punė ka kashta me grurin?", thotė Zoti.

JER 23:29 "A nuk ėshtė fjala ime si zjarri?", thotė Zoti, "dhe si njė ēekiē qė thyen gurin?

JER 23:30 Prandaj ja", thotė Zoti, "unė jam kundėr profetėve qė i vjedhin njėri-tjetrit fjalėt e mia.

JER 23:31 Ja", thotė Zoti, "unė jam kundėr profetėve qė pėrdorin gjuhėn e tyre dhe thonė: "Ai thotė".

JER 23:32 Ja, unė jam kundėr atyre qė profetizojnė ėndrra tė rreme", thotė Zoti, "dhe ia tregojnė popullit tim dhe e prishin atė me gėnjeshtrat dhe me mburrėsitė e tyre, megjithėse unė nuk i kam dėrguar dhe as nuk u kam dhėnė ndonjė urdhėr; prandaj nuk do tė jenė aspak tė vlefshėm pėr kėtė popull", thotė Zoti.

JER 23:33 Nė qoftė se ndėrkaq ky popull ose njė profet a njė prift do tė tė pyesė, duke thėnė: "Cili ėshtė orakulli i Zotit?", ti do t`u pėrgjigjesh atyre: Cilin orakull? Unė do t`ju hedh poshtė", thotė Zoti.

JER 23:34 "Sa pėr profetin, priftin o popullin qė do tė thotė: "Orakulli i Zotit", unė do ta dėnoj atė person dhe shtėpinė e tij.

JER 23:35 Kėshtu do t`i thoni secili fqinjit tė vet secili vėllait tė vet: "Ēfarė pėrgjigje ka dhėnė Zoti?" dhe "Ēfarė ka thėnė Zoti?".

JER 23:36 Por orakullin e Zotit nuk do ta pėrmendni mė, sepse fjala e secilit do tė jetė orakulli i tij, sepse keni shtrembėruar fjalėt e Perėndisė tė gjallė, Zoti i ushtrive, Perėndia ynė.

JER 23:37 Kėshtu do t`i thuash profetit: "Ēfarė pėrgjigje tė dha Zoti?" dhe "Ēfarė ka thėnė Zoti?".

JER 23:38 Por nė rast se thoni akoma: "Orakulli i Zotit", atėherė kėshtu thotė Zoti: Me qenė se thoni kėtė fjalė: "Orakulli i Zotit", megjithėse unė ju kisha dėrguar fjalė: Mos thoni mė "Orakulli i Zotit",

JER 23:39 ja, unė do t`ju harroj plotėsisht dhe do t`ju hedh larg fytyrės sime, ju dhe qytetin qė ju kisha dhėnė juve dhe etėrve tuaj,

JER 23:40 dhe do t`ju mbuloj me njė turp tė pėrjetshėm, qė nuk do tė harrohet kurrė".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase