Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 36

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 36:1 Ndodhi nė vitin e katėrt tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbreti i Judės, qė kjo fjalė ju drejtua nga Zoti duke thėnė:

JER 36:2 "Merr njė rrotull shkrimi dhe shkruaj mbi tė tėrė fjalėt qė tė kam thėnė kundėr Izraelit, kundėr Judės dhe kundėr tė gjitha kombeve, nga dita qė tė kam folur, nga ditėt e Josias e deri mė sot.

JER 36:3 Ndofta shtėpia e Judės do tė dėgjojė gjithė tė keqen qė unė mendoj t`u bėj atyre, dhe secili do tė tėrhiqet nga rruga e tij e keqe, dhe kėshtu unė do tė fal paudhėsinė e tyre dhe mėkatin e tyre".

JER 36:4 Atėherė Jeremia thirri Barukun, birin e Neriahut, dhe Baruku shkroi mbi njė rrotull shkrimi, nėn diktimin e Jeremias, tėrė fjalėt qė Zoti i kishte thėnė.

JER 36:5 Pastaj Jeremia i dha kėtė urdhėr Barukut: "Unė jam i penguar dhe nuk mund tė hyj nė shtėpinė e Zotit.

JER 36:6 Prandaj do tė shkosh ti tė lexosh, nga rrotulla qė ke shkruar nėn diktimin tim fjalėt e Zotit nė veshėt e popullit nė shtėpinė e Zotit, ditėn e agjėrimit, do t`i lexosh dhe nė veshėt e tėrė atyre tė Judės qė vijnė nga qytetet e tyre.

JER 36:7 Ndofta do t`i paraqesin lutjet e tyre pėr falje Zotit dhe secili do tė tėrhiqet nga rruga e tij e keqe, sepse i madh ėshtė zemėrimi dhe tėrbimi qė Zoti ka shqiptuar kundėr kėtij populli".

JER 36:8 Baruku, biri i Neriahut, bėri, pra, tėrė ato qė i kishte urdhėruar profeti Jeremia dhe lexoi nga libri fjalėt e Zotit.

JER 36:9 Nė vitin e pestė tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbret i Judės, nė muajin e nėntė u shpall njė agjėrim para Zotit pėr tė gjithė popullin e Jeruzalemit dhe pėr gjithė popullin e ardhur nga qytetet e Judės nė Jeruzalem.

JER 36:10 Atėherė Baruku lexoi nga libri fjalėt e Jeremias nė veshėt e tėrė popullit, nė shtėpinė e Zotit, nė dhomėn e Gemariahut, birit tė Shafanit, shkruesit, nė oborrin e sipėrm, nė hyrjen e Portės sė Re tė shtėpisė sė Zotit.

JER 36:11 Mikajahu, biri i Gemariahut, qė ishte bir i Shafanit, dėgjoi tėrė fjalėt e Zotit qė u lexuan nga libri.

JER 36:12 Zbriti pastaj nė shtėpinė e mbretit, nė dhomėn e shkruesit, dhe ja, aty rrinin ulur tėrė princat: Elishama shkruesi, Delahaju, biri i Shemajahut, Elnathani biri i Akborit, Gemariahu biri i Shafanit, Sedekia biri i Hananiahut, dhe tėrė princat e tjerė.

JER 36:13 Mikajahu u tregoi tėrė fjalėt qė kishte dėgjuar, ndėrsa Baruku lexonte librin nė veshėt e popullit.

JER 36:14 Atėherė tėrė princat i dėrguan Barukut Jehudin, birin e Nethaniahut, bir i Shelemiahut, bir i Kushit, pėr t`i thėnė: "Merr nė dorė rrotullėn qė lexove nė veshėt e popullit dhe eja". Kėshtu Baruku, bir i Neriahut, mori nė dorė rrotullėn dhe erdhi tek ata.

JER 36:15 Ata i thanė: "Ulu dhe lexoje para nesh". Dhe Baruku e lexoi nė veshėt e tyre.

JER 36:16 Kur dėgjuan tėrė ato fjalė, patėn frikė dhe duke shikuar njėri tjetrin i thanė Barukut: "Duhet t`ia tregojmė pa tjetėr mbretit tėrė kėto fjalė".

JER 36:17 Pastaj pyetėn Barukun duke i thėnė: "Na thuaj tani si i shkrove tėrė kėto fjalė: nėn diktimin e tij?".

JER 36:18 Baruku u pėrgjigj: "Ai mė tha tėrė kėto fjalė me gojėn e tij, dhe unė i kam shkruar me bojė nė libėr".

JER 36:19 Atėherė princat i thanė Barukut: "Shko dhe fshihu bashkė me Jeremian, dhe askush tė mos dijė se ku jeni".

JER 36:20 Pastaj shkuan te mbreti, nė oborr, mbasi e kishin lėnė rrotullėn nė dhomėn e shkruesit Elishama, dhe ia njoftuan mbretit tėrė ato fjalė.

JER 36:21 Atėherė mbreti dėrgoi Jehudin tė marrė rrotullėn; dhe ky e mori nė dhomėn e shkruesit Elishama. Pastaj Jehudi e lexoi nė veshėt e mbretit dhe tė gjithė princave qė ishin pranė mbretit.

JER 36:22 Mbreti rrinte ulur nė pallatin e tij tė dimrit, (ishte muaji i nėntė), me njė mangall para tij qė digjej mirė.

JER 36:23 Kur Jehudi lexoi tri o katėr shtylla, mbreti e preu rrotullėn me thikėn e shkruesit dhe e hodhi nė zjarrin qė ishte nė mangall, deri sa ajo u dogj krejt nga zjarri qė ishte nė mangall.

JER 36:24 As mbreti dhe askush nga shėrbėtorėt e tij qė i dėgjuan tėrė kėto fjalė nuk u trembėn ose t`i grisnin rrobat e tyre.

JER 36:25 Dhe megjithėse Elnathani, Delajahu dhe Gemariahu e lutėn shumė mbretin qė tė mos e digjte rrotullėn, ai nuk deshi t`i dėgjonte.

JER 36:26 Madje mbreti urdhėroi Jerahmeelin, birin e mbretit, Serajahun, birin e Azrielit dhe Shelemiahun, birin e Abdelit, tė kapnin shkruesin Baruk dhe profetin Jeremia. Por Zoti i fshehu.

JER 36:27 Mbasi mbreti dogji rrotullėn dhe fjalėt qė Baruku kishte shkruar nėn diktimin e Jeremias, fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, duke thėnė:

JER 36:28 "Merr pėrsėri njė rrotull tjetėr dhe shkruaj mbi tė tėrė fjalėt e mėparshme, qė ishin nė rrotullėn e parė tė djegur nga Jehojakimi, mbreti i Judės.

JER 36:29 Dhe Jehojakimit, mbretit tė Judės, do t`i thuash: Kėshtu thotė Zoti: Ti ke djegur kėtė rrotull, duke thėnė: "Pse ke shkruar nė tė qė mbreti i Babilonisė do tė vijė me siguri dhe do ta shkatėrrojė kėtė vend, duke bėrė tė zhduken prej tij njerėz dhe kafshė?".

JER 36:30 Prandaj kėshtu thotė Zoti pėr Jehojakimin, mbretin e Judės: Ai nuk do tė ketė njeri qė tė ulet mbi fronin e Davidit dhe kufoma e tij do tė hidhet jashtė dhe do tė ekspozohet nė vapėn e ditės dhe nė ngricėn e natės.

JER 36:31 Unė do ta dėnoj atė, pasardhėsit e tij dhe shėrbėtorėt e tij pėr paudhėsinė e tyre dhe do tė sjell mbi ta, mbi banorėt e Jeruzalemit dhe mbi njerėzit e Judės tėrė tė keqen qė kam shqiptuar kundėr tyre, sepse nuk mė dėgjuan".

JER 36:32 Jeremia pra mori njė rrotull tjetėr dhe ia dha Barukut, birit tė Neriahut, shkruesit, i cili shkroi mbi tė, nėn diktimin e Jeremias, tė gjitha fjalėt e librit qė Jehojakimi, mbreti i Judės, kishte djegur nė zjarr; u shtuan gjithashtu shumė fjalė tė tjera tė ngjashme me to.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase