Main Index: Albanian Bible

 

Jeremiah 46

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42] [43] [44] [45] [46] [47] [48] [49] [50] [51] [52]

JER 46:1 Fjala e Zotit qė iu drejtua profetit Jeremia kundėr kombeve.

JER 46:2 Kundėr Egjiptit: pėrsa i pėrket ushtrisė sė Faraonit Neko, mbretit tė Egjiptit, qė ishte pranė lumit Eufrat nė Karkemish dhe qė Nebukadnetsari, mbret i Babilonisė, e mundi vitin e katėrt tė Jehojakimit, birit tė Josias, mbret i Judės.

JER 46:3 "Pėrgatitni mburojėn e vogėl dhe tė madhe dhe afrojuni betejės.

JER 46:4 Shaloni kuajt dhe ju kalorės, u hipni atyre; paraqituni me pėrkrenare, i shndritni shtizat tuaja, vishni parzmoret!

JER 46:5 Ēfarė po shoh? Ata e kanė humbur dhe po kthehen prapa; burrat e tyre trima janė mundur dhe ikin me nxitim pa kthyer as kokėn prapa; rreth e qark sundon tmerri", thotė Zoti.

JER 46:6 "Mos lejo qė i shpejti tė ikė dhe qė trimi tė shpėtojė. Nė veri, pranė lumit Eufrat, ata po lėkunden dhe po rrėzohen.

JER 46:7 Kush ėshtė ai qė ngjitet si Nili, dhe ujrat e tė cilit fryhen si ato tė lumenjve?

JER 46:8 Éshtė Egjipti qė ngjitet si Nili, dhe ujrat e tė cilit po fryhen si ato tė lumenjve. Ai thotė: "Do tė dal, do tė mbuloj tokėn dhe do tė shkatėrroj qytetin dhe banorėt e tij".

JER 46:9 Ngarkohuni, o kuaj, dhe pėrparoni me rrėmbim, o qerre, le tė dalin pėrpara burrat trima, ata tė Etiopisė dhe tė Putit qė mbajnė mburojėn dhe ata tė Ludit qė pėrdorin dhe shtrijnė harkun.

JER 46:10 Kjo ditė pėr Zotin, pėr Zotin e ushtrive, ėshtė ditė hakmarrjeje, pėr t`u hakmarrė me armiqtė e tij. Shpata do tė shfarosė, do tė ngopet dhe do tė dehet me gjakun e tyre, sepse Zoti, Zoti i ushtrive, bėn njė flijim nė vendin e veriut, pranė lumit Eufrat.

JER 46:11 Ngjitu nė Galaad dhe merr ca balsam, o e virgjėr, o bijė e Egjiptit. Mė kot ti pėrdor barėra tė shumta, nuk ka shėrim pėr ty.

JER 46:12 Kombet kanė marrė vesh poshtėrsinė tėnde dhe britma jote e dhembjes ka mbushur dheun, sepse trimi ėshtė penguar me njė trim dhe qė tė dy kanė rėnė bashkė".

JER 46:13 Fjala qė Zoti i drejtoi profetit Jeremia pėr ardhjen e Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, pėr tė goditur vendin e Egjiptit.

JER 46:14 Shpalleni nė Egjipt, bėjeni tė ditur nė Migdol, bėjeni tė ditur nė Nof dhe nė Tahpanhes. Thoni: "Ēohu dhe pėrgatitu, sepse shpata pėrpin ēdo gjė qė tė rrethon".

JER 46:15 Pse burrat e tu trima janė rrėzuar? Nuk mund tė rezistojnė sepse Zoti i rrėzon.

JER 46:16 Ai bėn qė tė lėkunden shumė prej tyre, bien njėri mbi tjetrin dhe thonė: "Ja, tė kthehemi te populli ynė dhe nė vendlindje, larg shpatės vrastare".

JER 46:17 Atje ata bėrtasin: "Faraoni, mbreti i Egjiptit, nuk ėshtė veēse njė zhurmė e madhe, qė ka lėnė tė kalojė koha e caktuar".

JER 46:18 "Siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Mbreti emri i tė cilit ėshtė Zoti i ushtrive, "ai do tė vijė si Tabori midis maleve, si Karmeli pranė detit.

JER 46:19 Pėrgatit gjėrat e nevojshme pėr robėrinė, o bijė qė banon nė Egjipt, sepse Nofi do tė bėhet njė shkretėtirė dhe do tė digjet, nuk do tė banojė mė askush nė tė.

JER 46:20 Egjipti ėshtė si njė mėshqerrė shumė e bukur, por i vjen shkatėrrimi, i vjen nga veriu.

JER 46:21 Edhe mercenarėt e tij qė janė nė mes tė tij janė si viēa pėr majmėri; edhe ata e kanė kthyer kurrizin, ikin bashkė, nuk rezistojnė, sepse ka zbritur mbi ta dita e fatkeqėsisė sė tyre, koha e ndėshkimit tė tyre.

JER 46:22 Zėri i tij lėviz si njė gjarpėr, sepse ata pėrparojnė me njė ushtri dhe dalin kundėr saj me sėpata si shumė druvarė.

JER 46:23 Ata do tė rrėzojnė pyllin e saj", thotė Zoti, "megjithėse ėshtė i padepėrtueshėm, sepse janė mė tė shumtė se karkalecat, nuk numėrohen dot.

JER 46:24 Bija e Egjiptit do tė mbulohet me turp, do tė jepet nė dorė tė popullit tė veriut".

JER 46:25 Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit, thotė: "Ja, unė do tė dėnoj Amonin e Nosė, Faraonin dhe Egjiptin, perėnditė e tij dhe mbretėrit e tij, Faraonin dhe ata qė kanė besim tek ai;

JER 46:26 do t`i jap nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn e tyre, nė dorė tė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, dhe nė dorė tė shėrbėtorėve tė tij; por mbas kėsaj do tė banohet si nė tė kaluarėn", thotė Zoti.

JER 46:27 "Por ti mos u tremb, o shėrbėtori im Jakob, mos u trondit, o Izrael, sepse ja, unė do tė tė shpėtoj ty prej sė largu dhe pasardhėsit e tu nga toka e robėrisė se tyre. Jakobi do tė kthehet, nuk do t`i bien nė qafė mė dhe do tė jetė i qetė dhe askush nuk do ta trembė mė.

JER 46:28 Mos u tremb, o Jakob, shėrbėtori im", thotė Zoti, "sepse unė jam me ty, do tė asgjėsoj tėrė kombet midis tė cilėve tė kam shpėrndarė, por nuk do tė tė zhduk ty; do tė tė ndėshkoj me njė masė tė drejtė dhe nuk do tė tė lė fare pa dėnuar".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase