Main Index: Albanian Bible

 

Job 40

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 40:1 Zoti vazhdoi t`i pėrgjigjet Jobit dhe tha:

JOB 40:2 "Ai qė kundėrshton tė Plotfuqishmin, a dėshiron vallė ta korrigjojė? Ai qė qorton Perėndinė, t`i pėrgjigjet kėsaj pyetjeje".

JOB 40:3 Atėherė Jobi iu pėrgjigj Zotit dhe i tha:

JOB 40:4 "Ja, jam shpirtvogėl, ēfarė mund tė tė pėrgjigjem? E vė dorėn mbi gojėn time.

JOB 40:5 Kam folur njė herė, por nuk do tė flas mė; po, dy herė, por nuk do tė shtoj asgjė".

JOB 40:6 Atėherė Zoti iu pėrgjigj Jobit nė mes tė furtunės dhe i tha:

JOB 40:7 "Ēohu, ngjishe brezin si njė trim; unė do tė tė pyes dhe ti do tė mė pėrgjigjesh.

JOB 40:8 A dėshiron pikėrisht tė anulosh gjykimin tim, tė mė dėnosh mua pėr tė justifikuar vetveten?

JOB 40:9 A ke ti njė krah si ai i Perėndisė dhe a mund tė tė gjėmojė zėri sa zėri i tij?

JOB 40:10 Stolisu, pra, me madhėshti dhe madhėri, vishu me lavdi dhe me shkėlqim.

JOB 40:11 Jepu rrugė tėrbimeve tė zemėrimit tėnd; shiko tėrė mendjemėdhenjtė dhe uli,

JOB 40:12 shiko tėrė kryelartėt dhe poshtėroji, dhe shtypi njerėzit e kėqij kudo qė tė ndodhen.

JOB 40:13 Varrosi tė tėrė nė pluhur, mbylli nė vende tė fshehta.

JOB 40:14 Atėherė edhe unė do tė lėvdoj, sepse dora jote e djathtė tė ka siguruar fitore.

JOB 40:15 Shiko behemothin qė e kam bėrė njėlloj si ti; ai ha barin si kau.

JOB 40:16 Ja, forca e tij qėndron nė ijet dhe fuqia e tij nė muskujt e barkut tė tij.

JOB 40:17 E lėkund bishtin e tij si njė kedėr; nervat e kofshėve tė tij janė tė thurura mirė.

JOB 40:18 Kockat e tij janė si tuba prej bronzi; kockat e tij janė si shufra hekuri.

JOB 40:19 Ai ėshtė e para nga veprat e Perėndisė; vetėm ai qė e bėri mund t`i afrohet atij me shpatėn e tij.

JOB 40:20 Ndonėse malet prodhojnė ushqim pėr tė, dhe aty tėrė kafshėt e fushave dėfrehen,

JOB 40:21 ai shtrihet nėn bimėt e lotusit, nė vende tė fshehura nė kallamishte dhe nė moēale.

JOB 40:22 Bimėt e lotusit e mbulojnė me hijen e tyre, shelgjet e pėrroit e rrethojnė.

JOB 40:23 Lumi mund tė dalė nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikė; ėshtė i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani tė sulej kundėr gojės sė tij.

JOB 40:24 Kush, pra, mund ta zėrė nga sytė apo t`i shpojė flegrat e hundės me gremēa?

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase