Main Index: Albanian Bible

 

Job 14

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 14:1 "Njeriu i lindur nga njė grua jeton pak ditė dhe ėshtė plot shqetėsime.

JOB 14:2 Mbin si njė lule, pastaj pritet; ikėn me vrap si njė hije dhe nuk e ka tė gjatė.

JOB 14:3 Mbi njė qenie tė tillė ti i mban sytė tė hapur, dhe mė bėn qė tė dal nė gjyq bashkė me ty.

JOB 14:4 Kush mund tė nxjerrė njė gjė tė pastėr nga njė gjė e papastėr? Askush.

JOB 14:5 Sepse ditėt e saj janė tė caktuara, numri i muajve tė saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij qė nuk mund t`i kapėrcejė.

JOB 14:6 Hiqe shikimin nga ai dhe lėre tė qetė, deri sa tė mbarojė ditėn e tij si njė argat.

JOB 14:7 Tė paktėn pėr drurin ka shpresė; nė rast se pritet, rritet pėrsėri dhe vazhdon tė mugullojė.

JOB 14:8 Edhe sikur rrėnjėt e tij tė plaken nėn tokė dhe trungu i tij tė vdesė nėn dhe,

JOB 14:9 me tė ndjerė ujin, mugullon pėrsėri dhe lėshon degė si njė bimė.

JOB 14:10 Njeriu pėrkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirė pėr dhe; kur ėshtė duke nxjerrė frymėn e fundit, ku ėshtė, pra?

JOB 14:11 Mund tė mungojnė ujėrat nė det dhe njė lumė tė meket dhe tė thahet,

JOB 14:12 por njeriu qė dergjet nuk ngrihet mė; sa tė mos ketė mė qiej, nuk do tė zgjohet dhe nuk do tė ēohet mė nga gjumi i tij.

JOB 14:13 Ah sikur tė doje tė mė fshihje nė Sheol, tė mė mbaje tė fshehur sa tė kalonte zemėrimi yt, tė mė caktoje njė afat dhe tė mė kujtoje!

JOB 14:14 Nė qoftė se njeriu vdes, a mund tė kthehet pėrsėri nė jetė? Do tė prisja ēdo ditė tė shėrbimit tim tė rėndė, deri sa tė arrinte ora e ndryshimit tim.

JOB 14:15 Do tė mė thėrrisje dhe unė do tė tė pėrgjigjesha; ti do tė kishe njė dėshirė tė madhe pėr veprėn e duarve tė tua.

JOB 14:16 Atėherė ti do tė mė numėroje hapat, por nuk do tė vije re mėkatet e mia;

JOB 14:17 do ta vulosje nė njė thes mėkatin tim dhe do ta mbuloje fajin tim.

JOB 14:18 Por ashtu si njė mal rrėzohet dhe thėrrmohet, ashtu si njė shkėmb luan nga vendi i tij,

JOB 14:19 ashtu si ujėrat gėrryejnė gurėt dhe vėrshimet marrin me vete dheun, kėshtu ti shkatėrron shpresėn e njeriut.

JOB 14:20 Ti e vė pėrfund pėr gjithnjė, dhe ai shkon; ti ia prish fytyrėn dhe e dėbon.

JOB 14:21 Nė rast se bijtė e tij janė tė nderuar, ai nuk e di; po tė jenė tė pėrbuzur, ai nuk e vė re.

JOB 14:22 Ai ndjen vetėm dhembjen e madhe tė mishit tė tij dhe pikėllohet pėr veten e tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase