Main Index: Albanian Bible

 

Job 28

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 28:1 "Me siguri ka njė minierė pėr argjendin dhe njė vend ku bėhet rafinimi i arit.

JOB 28:2 Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirė jep bakrin.

JOB 28:3 Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellėsitė mė tė mėdha nė kėrkim tė gurėve tė varrosur nė terr dhe nė hijen e vdekjes.

JOB 28:4 Ai ēel njė pus larg vendbanimit, nė vende tė harruara nga kėmbėsorėt; janė pezull dhe lėkunden larg njerėzve.

JOB 28:5 Sa pėr tokėn, prej asaj del buka, por nga poshtė ėshtė e trazuar nga zjarri.

JOB 28:6 Gurėt e saj janė banesa e safirėve dhe pėrmbajnė pluhur ari.

JOB 28:7 Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parė kurrė.

JOB 28:8 Bishat e egra nuk e kanė pėrshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrė andej.

JOB 28:9 Njeriu vė dorė mbi strallin dhe i rrėzon malet nga rrėnjėt.

JOB 28:10 Hap galeri ndėr shkėmbinj dhe syri i tij sheh gjithēka qė ėshtė e ēmuar.

JOB 28:11 Zė rrjedhat ujore qė tė mos rrjedhin, dhe nxjerr nė dritė gjėrat e fshehura.

JOB 28:12 Po ku mund ta gjesh diturinė, dhe ku ėshtė vendi i zgjuarsisė?

JOB 28:13 Njeriu nuk ua di vlerėn dhe ajo nuk gjendet mbi tokėn e tė gjallėve.

JOB 28:14 Humnera thotė: "Nuk ėshtė tek unė"; deti thotė: "Nuk qėndron pranė meje".

JOB 28:15 Nuk pėrftohet duke e shkėmbyer me ar tė rafinuar as blihet duke peshuar argjend.

JOB 28:16 Nuk shtihet nė dorė me arin e Ofirit, me oniksin e ēmuar ose me safirin.

JOB 28:17 Ari dhe kristali nuk mund tė barazohen me tė dhe nuk kėmbehet me enė ari tė kulluar.

JOB 28:18 Korali dhe kristali as qė meritojnė tė pėrmenden; vlera e diturisė ėshtė mė e madhe se margaritarėt.

JOB 28:19 Topazi i Etiopisė nuk mund tė barazohet dhe nuk mund tė vlerėsohet me ar tė kulluar.

JOB 28:20 Por atėherė nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinė zgjuarsia?

JOB 28:21 Ajo u fshihet syve tė ēdo tė gjalli, ėshtė e mbuluar pėr zogjtė e qiellit.

JOB 28:22 Abadoni dhe vdekja thonė: "Kemi dėgjuar tė flitet pėr tė me veshėt tona".

JOB 28:23 Vetėm Perėndia njeh rrugėn e saj, vetėm ai e di ku ndodhet,

JOB 28:24 sepse ai vė re skajet e tokės dhe sheh tėrė ato qė ndodhen nėn qiejt.

JOB 28:25 Kur caktoi peshėn e erės dhe u caktoi ujėrave njė masė,

JOB 28:26 kur bėri njė ligj pėr shiun dhe njė rrugė pėr vetėtimėn e bubullimave,

JOB 28:27 atėherė pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,

JOB 28:28 dhe i tha njeriut: "Ja, tė kesh frikė nga Zoti, kjo ėshtė dituri, dhe t`i largohesh sė keqes ėshtė zgjuarsi"".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase