Main Index: Albanian Bible

 

Job 10

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 10:1 "Jam neveritur nga jeta ime; do tė shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur nė trishtimin e shpirtit tim!

JOB 10:2 Do t`i them Perėndisė: "Mos mė dėno! Bėmė tė ditur pse grindesh me mua.

JOB 10:3 A tė duket mirė tė shtypėsh, tė pėrēmosh veprėn e duarve tė tua dhe tė tregohesh nė favor tė qėllimeve tė njerėzve tė kėqij?

JOB 10:4 A ke sy prej mishi, apo shikon edhe ti si shikon njeriu?

JOB 10:5 A janė vallė ditėt e tua si ditėt e njė tė vdekshmi, vitet e tua si ditėt e njė njeriu,

JOB 10:6 sepse ti duhet tė hetosh lidhur me fajin tim dhe tė kėrkosh mėkatin tim,

JOB 10:7 megjithėse e di qė nuk jam fajtor dhe qė nuk ka njeri qė mund tė mė ēlirojė nga dora jote?

JOB 10:8 Duart e tua mė kanė bėrė dhe mė kanė dhėnė trajtė por tani ti kėrkon tė mė zhdukėsh.

JOB 10:9 Mbaj mend, tė lutem, qė mė ke modeluar si argjila, dhe do tė mė bėsh tė kthehem nė pluhur!

JOB 10:10 A nuk mė ke derdhur vallė si qumėshti dhe mė ke piksur si djathi?

JOB 10:11 Ti mė ke veshur me lėkurė dhe me mish, mė ke thurur me kocka dhe me nerva.

JOB 10:12 Mė ke dhėnė jetė dhe dashamirėsi, dhe providenca jote ėshtė kujdesur pėr frymėn time,

JOB 10:13 por kėto gjėra i fshihje nė zemrėn tėnde; tani unė e di qė ti mendoje njė gjė tė tillė.

JOB 10:14 Nė qoftė se mėkatoj, ti mė ndjek me sy dhe nuk mė lė tė pandėshkuar pėr fajin tim.

JOB 10:15 Nė qoftė se jam i keq, mjerė unė! Edhe sikur tė jem i drejtė, nuk do tė guxoja tė ngrija kokėn, i ngopur siē jam nga poshtėrsia dhe duke parė mjerimin tim.

JOB 10:16 Nė rast se ngre kryet, ti mė ndjek si luani, duke kryer pėrsėri mrekulli kundėr meje.

JOB 10:17 Ti i pėrtėrin dėshmitarėt kundėr meje, e shton zemėrimin tėnd kundėr meje dhe trupa gjithnjė tė reja mė sulmojnė.

JOB 10:18 Pse, pra, mė nxore nga barku? Tė kisha vdekur, pa mė parė sy njeriu!

JOB 10:19 Do tė kisha qenė sikur tė mos kisha ekzistuar kurrė, i mbartur nga barku nė varr.

JOB 10:20 A nuk janė vallė tė pakta ditėt e mia? Jepi fund, pra, lėrmė tė qetė qė tė mund ta mbledh pak veten;

JOB 10:21 para se tė shkoj pėr tė mos u kthyer mė, drejt vendit tė errėsirės dhe tė hijes sė vdekjes,

JOB 10:22 tė vendit tė territ dhe tė errėsirės sė madhe tė hijes sė vdekjes, ku ka vetėm pėshtjellim, ku madje edhe drita ėshtė si errėsira".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase