Main Index: Albanian Bible

 

Job 24

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 24:1 "Pse vallė i Plotfuqishmi nuk i rezervon vetes kohėra dhe ata qė e njohin nuk shohin ditėt e tij?

JOB 24:2 Disa zhvendosin kufijtė, marrin me forcė kopetė dhe i ēojnė nė kullotė;

JOB 24:3 u marrin gomarin jetimėve dhe marrin peng kaun e gruas sė ve;

JOB 24:4 i shtyjnė jashtė rruge nevojtarėt, kėshtu tėrė tė varfrit e vendit janė tė detyruar tė fshihen.

JOB 24:5 Ja ku janė, si gomarė tė egjėr nė shkretėtirė dalin nė punėn e tyre herėt nė mėngjes pėr tė kėrkuar ushqim; shkretėtira jep ushqim pėr ta dhe pėr bijtė e tyre.

JOB 24:6 Mbledhin forazhin e tyre nė fushat dhe mbledhin vilet e pavjela nė vreshtin e tė pabesit.

JOB 24:7 E kalojnė natėn lakuriq, pa rroba, dhe nuk kanė me se tė mbulohen nga tė ftohtit.

JOB 24:8 Tė lagur nga rrebeshet qė vijnė nga malet, pėr mungesė strehe shtrėngohen pas shkėmbinjve.

JOB 24:9 Tė tjerė e rrėmbejnė nga gjiri jetimin dhe marrin pengje nga tė varfrit.

JOB 24:10 E detyrojnė tė varfrin tė shkojė pa rroba dhe u marrin duajt tė uriturve.

JOB 24:11 Bėjnė vaj midis mureve tė tė pabesėve, e shtrydhin rrushin nė trokull, por kanė etje.

JOB 24:12 Vajtimi i atyre qė po vdesin ngrihet nga qyteti, shpirti i tė plagosurve kėrkon ndihmė, por Perėndia nuk i vė mend tė keqes qė u ka bėrė.

JOB 24:13 Tė tjerė janė armiq tė dritės, nuk njohin rrugėt e saj dhe nuk qėndrojnė nė shtigjet e saj.

JOB 24:14 Vrasėsi ngrihet nė tė gdhirė, pėr tė vrarė tė varfrin dhe nevojtarin; natėn pėrkundrazi sillet si vjedhėsi.

JOB 24:15 Syri i shkelėsit tė kurorės bashkėshortore pret muzgun duke menduar: "Askush nuk do tė mė shohė", dhe vė njė vel mbi fytyrėn e tij.

JOB 24:16 Natėn depėrtojnė nėpėr shtėpitė; ditėn rrinė mbyllur; nuk e njohin dritėn.

JOB 24:17 Mėngjesi ėshtė pėr ta si hija e vdekjes, sepse ata i njohin mirė tmerret e hijes sė vdekjes.

JOB 24:18 Kalojnė shpejt mbi sipėrfaqen e ujėrave, pjesa e tyre ėshtė e mallkuar mbi tokė, dhe askush nuk do tė hynte mė nė vreshtat e tyre.

JOB 24:19 Ashtu si thatėsia dhe vapa tretin ujėrat e dėborės, kėshtu bėn edhe Sheoli me atė qė ka mėkatuar.

JOB 24:20 Gjiri i nėnės e harron, krimbat e hanė duke e shijuar; atė nuk do ta kujtojnė mė; i keqi do tė pritet si njė dru.

JOB 24:21 Ai gėlltiste gruan shterpė qė nuk ka fėmijė dhe nuk i bėnte asnjė tė mirė gruas sė ve!

JOB 24:22 Por Perėndia me forcėn e tij tėrheq tutje tė fuqishmit dhe, nė qoftė se shfaqen pėrsėri, asnjeri nuk mund tė jetė i sigurt pėr jetėn e tij.

JOB 24:23 U jep siguri dhe ata i besojnė asaj; megjithatė sytė e tij kundrojnė rrugėt e tyre.

JOB 24:24 Ngrihen pėr pak kohė, por pastaj nuk janė mė; rrėzohen dhe ēohen tutje si gjithė tė tjerėt; priten si kokat e kallinjve tė grurit.

JOB 24:25 Nė qoftė se nuk ėshtė kėshtu, kush mund tė mė pėrgėnjeshtrojė dhe tė shfuqizojė vlerėn e fjalėve tė mia?".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase