Main Index: Albanian Bible

 

Job 3

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 3:1 Atėherė Jobi hapi gojėn dhe mallkoi ditėn e lindjes sė tij.

JOB 3:2 Kėshtu Jobi mori fjalėn dhe tha:

JOB 3:3 "Humbtė dita nė tė cilėn linda dhe nata qė tha: "U ngjiz njė mashkull!".

JOB 3:4 Ajo ditė u bėftė terr, mos u kujdesoftė pėr tė Perėndia nga lart, dhe mos shkėlqeftė mbi tė drita!

JOB 3:5 E marrshin pėrsėri terri dhe hija e vdekjes, qėndroftė mbi tė njė re, furtuna e ditės e tmerroftė!

JOB 3:6 Atė natė e marrtė terri, mos hyftė nė ditėt e vitit, mos hyftė nė llogaritjen e muajve!

JOB 3:7 Po, ajo natė qoftė natė shterpe, mos depėrtoftė nė tė asnjė britmė gėzimi.

JOB 3:8 E mallkofshin ata qė mallkojnė ditėn, ata qė janė gati tė zgjojnė Leviathanin.

JOB 3:9 U errėsofshin yjet e muzgut tė tij, le tė presė dritėn; por mos e pastė fare dhe mos paftė ditėn qė agon,

JOB 3:10 sepse nuk e mbylli portėn e barkut tė nėnės sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve tė mi.

JOB 3:11 Pse nuk vdiqa nė barkun e nėnės sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?

JOB 3:12 Pse vallė mė kanė pritur gjunjėt, dhe sisėt pėr tė pirė?

JOB 3:13 Po, tani do tė dergjesha i qetė, do tė flija dhe do tė pushoja,

JOB 3:14 bashkė me mbretėrit dhe me kėshilltarėt e dheut, qė kanė ndėrtuar pėr vete rrėnoja tė shkretuara,

JOB 3:15 ose bashkė me princat qė kishin ar ose qė mbushėn me argjend pallatet e tyre.

JOB 3:16 Ose pse nuk qeshė si njė dėshtim i fshehur, si fėmijėt qė nuk e kanė parė kurrė dritėn?

JOB 3:17 Atje poshtė tė kėqinjtė nuk brengosen mė, atje poshtė ēlodhen tė lodhurit.

JOB 3:18 Atje poshtė tė burgosurit janė tė qetė bashkė, dhe nuk e dėgjojnė mė zėrin e xhelatit.

JOB 3:19 Atje poshtė ka tė vegjėl dhe tė mėdhenj, dhe skllavi ėshtė i lirė nga pronari i tij.

JOB 3:20 Pse t`i japėsh dritė fatkeqit dhe jetėn atij qė ka shpirtin nė hidhėrim,

JOB 3:21 tė cilėt presin vdekjen qė nuk vjen, dhe e kėrkojnė mė tepėr se thesaret e fshehura;

JOB 3:22 gėzohen shumė dhe ngazėllojnė kur gjejnė varrin?

JOB 3:23 Pse tė lindė njė njeri rruga e tė cilit ėshtė fshehur, dhe qė Perėndia e ka rrethuar nga ēdo anė?

JOB 3:24 Nė vend qė tė ushqehem, unė psherėtij, dhe rėnkimet e mia burojnė si uji.

JOB 3:25 Sepse ajo qė mė tremb mė shumė mė bie mbi krye, dhe ajo qė mė tmerron mė ndodh.

JOB 3:26 Nuk kam qetėsi, nuk kam prehje, por mė pushton shqetėsimi".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase