Main Index: Albanian Bible

 

Job 17

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 17:1 "Fryma ime u copėtua, ditėt po mė shuhen, varri po mė pret.

JOB 17:2 A nuk jam i rrethuar nga njerėz qė mė pėrqeshin. Syri im ndalet mbi fyerjet e tyre.

JOB 17:3 Mė jep, pra, njė peng pranė teje, pėrndryshe kush do tė mė shtrėngonte dorėn si garant?

JOB 17:4 Nga qė i ke penguar mendjet e tyre tė kuptojnė, prandaj nuk do t`i bėsh tė triumfojnė.

JOB 17:5 Kush i tradhton miqtė deri sa t`i grabisė, ka pėr t`i parė mė pak sytė e fėmijėve tė tij.

JOB 17:6 Por unė prej tij jam bėrė gazi i popujve dhe jam katandisur nė njė njeri tė cilin e pėshtyjnė nė fytyrė.

JOB 17:7 Syri mė erret pėr shkak tė dhembjes dhe tėrė gjymtyrėt e mia nuk janė veēse hije.

JOB 17:8 Njerėzit e drejtė habiten nga kjo, dhe i pafajmi ngrihet kundėr tė pabesit.

JOB 17:9 Megjithatė i drejti mbetet i lidhur fort me rrugėn e tij, dhe ai qė i ka duart e pastra fortėsohet gjithnjė e mė tepėr.

JOB 17:10 Sa pėr ju tė gjithė, kthehuni, ejani, pra, sepse midis jush nuk po gjej asnjė njeri tė urtė.

JOB 17:11 Ditėt e mia shkuan dhe planet e mia u prishėn, pikėrisht ato dėshira qė unė ushqeja nė zemėr.

JOB 17:12 Ata e ndėrrojnė natėn nė ditė, "drita ėshtė afėr", thonė, pėr shkak tė errėsirės.

JOB 17:13 Nė rast se e pres Sheolin si shtėpinė time nė rast se e shtrij shtrojen time nė terr,

JOB 17:14 nė rast se i them vendvarrit: "Ti je ati im", dhe krimbave: "Jeni nėna ime dhe motra ime",

JOB 17:15 ku ėshtė, pra, shpresa ime? Kush mund tė dallojė ndonjė shpresė pėr mua?

JOB 17:16 A do tė zbres vallė nė portat e Sheolit, kur do tė gjejmė bashkė prehje nė pluhur?".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase