Main Index: Albanian Bible

 

Job 19

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 19:1 Atėherė Jobi u pėrgjigj dhe tha:

JOB 19:2 "Deri kur do tė hidhėroni shpirtin tim dhe do tė mė mundoni me ligjėratat tuaja?

JOB 19:3 U bėnė dhjetė herė qė mė pėrqeshni dhe nuk keni turp qė mė fyeni.

JOB 19:4 Edhe sikur tė ishte e vėrtetė qė kam gabuar, gabimi im mė pėrket vetėm mua.

JOB 19:5 Por nė rast se doni pikėrisht tė bėheni kryelartė me mua duke mė qortuar pėr objektin e turpit tim,

JOB 19:6 mėsoni atėherė qė Perėndia mė ka trajtuar nė mėnyrė tė padrejtė dhe mė ka zėnė nė rrjetat e tij.

JOB 19:7 Ja, unė bėrtas: "Dhunė!", por nuk kam asnjė pėrgjigje; bėrtas pėr ndihmė, por drejtėsi nuk ka!

JOB 19:8 Mė ka prerė rrugėn dhe kėshtu nuk mund tė kaloj; pėrhapi terrin nė rrugėn time.

JOB 19:9 Mė ka zhveshur nga nderi im dhe mė ka hequr nga koka kurorėn.

JOB 19:10 Mė ka shkatėrruar nga tė gjitha anėt dhe unė po shkoj; e ka shkulur si njė dru shpresėn time.

JOB 19:11 Zemėrimi i tij kundėr meje ėshtė, ndezur dhe mė konsideron si armik tė tij.

JOB 19:12 Ushtarėt e tij kanė ardhur tė gjithė sė bashku dhe kanė ndėrtuar rrugėn e tyre kundėr meje; kanė ngritur kampin e tyre rreth ēadrės sime.

JOB 19:13 Ai ka larguar nga unė vėllezėrit e mi, dhe tė njohurit e mi janė bėrė plotėsisht tė huaj me mua.

JOB 19:14 Farefisi im mė ka braktisur dhe miqtė e mi tė ngushtė mė kanė harruar.

JOB 19:15 Shėrbėtorėt dhe shėrbėtoret e mi mė trajtojnė si njė njeri tė huaj, nė sytė e tyre jam njė i huaj.

JOB 19:16 Thėrras shėrbėtorin tim, por ai nuk pėrgjigjet; duhet t`i lutem me gojėn time.

JOB 19:17 Fryma ime ėshtė e neveritshme pėr gruan time, dhe jam i neveritshėm edhe pėr fėmijėt e barkut tim.

JOB 19:18 Edhe fėmijėt mė pėrēmojnė; nė rast se provoj tė ngrihem, flasin kundėr meje.

JOB 19:19 Tėrė miqtė mė tė ngushtė kanė lemeri prej meje, edhe ata qė doja janė ngritur kundėr meje.

JOB 19:20 Kockat e mia i ngjiten lėkurės sime dhe mishit tim dhe nuk mė ka mbetur veē se lėkura e dhėmbėve.

JOB 19:21 Mėshiromėni, mėshiromėni, tė paktėn ju, miqtė e mi, sepse dora e Perėndisė mė ka goditur.

JOB 19:22 Pse mė persekutoni si bėn Perėndia dhe nuk ngopeni kurrė me mishin tim?

JOB 19:23 Ah sikur fjalėt e mia tė ishin tė shkruara; ah sikur tė kishin zėnė vend nė njė libėr;

JOB 19:24 sikur tė ishin tė gdhendura pėrjetė mbi njė shkėmb me njė stil prej hekuri dhe me plumb!

JOB 19:25 Por unė e di qė Shpėtimtari im jeton dhe qė nė fund do tė ngrihet mbi tokė.

JOB 19:26 Mbas shkatėrrimit tė lėkurės sime, nė mishin tim do tė shoh Perėndinė.

JOB 19:27 Do ta shoh unė vetė; sytė e mi do ta sodisin, dhe jo njė tjetėr. Po mė shkrihet zemra.

JOB 19:28 Nė rast se thoni: "Pse e persekutojmė?"; kur rrėnja e kėtyre tė kėqijave ndodhet tek unė,

JOB 19:29 ju druani pėr veten tuaj shpatėn, sepse zemėrimi sjell ndėshkimin e shpatės, me qėllim qė tė dini qė ekziston njė gjykim".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase