Main Index: Albanian Bible

 

Job 27

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 27:1 Jobi e mori fjalėn pėrsėri dhe tha:

JOB 27:2 "Ashtu si rron Perėndia qė mė ka hequr tė drejtėn time dhe i Plotfuqishmi qė mė ka hidhėruar shpirtin,

JOB 27:3 deri sa tė ketė njė frymė jete tek unė dhe tė jetė fryma e Perėndisė nė flegrat e hundės sime,

JOB 27:4 buzėt e mia nuk do tė thonė asnjė ligėsi, as gjuha ime nuk ka pėr tė shqiptuar asnjė gjė tė rreme.

JOB 27:5 Nuk do tė pranoj qė ju keni tė drejtė; deri nė regėtimat e fundit nuk do tė heq dorė nga ndershmėria ime.

JOB 27:6 Do tė qėndroj i patundur nė drejtėsinė time, pa bėrė lėshime; zemra nuk mė qorton asnjė nga ditėt e mia.

JOB 27:7 Armiku im qoftė si njeriu i keq, dhe ai qė ngrihet kundėr meje ashtu si njeriu i padrejtė.

JOB 27:8 Ēfarė shprese mund tė ketė nė fakt i pabesi, edhe sikur tė arrijė tė sigurojė fitime, kur Perėndia i heq jetėn?

JOB 27:9 A do ta dėgjojė Perėndia britmėn e tij, kur mbi tė do tė bjerė fatkeqėsia?

JOB 27:10 A do t`i vėrė kėnaqėsitė e tij vallė tek i Plotfuqishmi dhe do tė kėrkojė ndihmėn e Perėndisė nė ēdo kohė?

JOB 27:11 Do t`ju jap mėsime mbi fuqinė e Perėndisė, nuk do t`ju fsheh qėllimet e tė Plotfuqishmit.

JOB 27:12 Por ju tė gjithė i keni vėnė re kėto gjėra, pse, pra, silleni nė mėnyrė kaq tė kotė?

JOB 27:13 Ky ėshtė fati qė Perėndia i rezervon njeriut tė keq, trashėgimia qė njerėzit qė pėrdorin dhunėn marrin nga i Plotfuqishmi.

JOB 27:14 Nė rast se ka njė numėr tė madh bijsh, kėta i destinohen shpatės, dhe trashėgimtarėt e tij nuk do tė kenė bukė pėr t`u ngopur.

JOB 27:15 Ata qė do tė mbijetojnė pas tij do tė varrosen nga vdekja dhe tė vejat e tyre nuk do tė qajnė.

JOB 27:16 Nė rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltė,

JOB 27:17 ai i grumbullon, por do t`i veshė i drejti, dhe argjendin do ta ndajė i pafajmi.

JOB 27:18 Ai ndėrton shtėpinė e tij si njė mole, si njė kasolle qė e ka bėrė njė rojtar.

JOB 27:19 I pasuri bie nė shtrat, por nuk do tė bashkohet me njerėzit e tij; hap sytė dhe nuk ėshtė mė.

JOB 27:20 Tmerri e kap nė befasi si ujėrat; nė mes tė natės njė furtunė e rrėmben tinėzisht.

JOB 27:21 Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikėn, e fshin nga vendi i tij si njė vorbull.

JOB 27:22 Ajo sulet kundėr tij pa mėshirė, ndėrsa ai kėrkon nė mėnyrė tė dėshpėruar tė shpėtojė nga ajo dorė,

JOB 27:23 njerėzia duartroket nė mėnyrė tallėse pėr tė dhe fėrshėllen kundėr tij nga vendi ku ndodhet".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase