Main Index: Albanian Bible

 

Job 35

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 35:1 Elihu vazhdoi tė flasė dhe tha:

JOB 35:2 "A tė duket njė gjė e drejtė kur thua: "Jam mė i drejtė se Perėndia"?

JOB 35:3 Nė fakt ke thėnė: "Ē`dobi ke? Ēfarė dobie do tė kisha nga mėkati im?".

JOB 35:4 Do tė tė pėrgjigjem ty dhe miqve tė tu bashkė me ty.

JOB 35:5 Sodite qiellin dhe shiko me kujdes; shih retė, qė ndodhen mė lart se ti.

JOB 35:6 Nė qoftė se ti mėkaton, ēfarė efekti ka mbi tė? Nė qoftė se ti i shumėzon prapėsitė e tua ēfarė dėmi i shkakton?

JOB 35:7 Nė rast se je i drejtė, ēfarė i jep, ose ēfarė merr ai nga dora jote?

JOB 35:8 Ligėsia jote mund tė dėmtojė vetėm njė njeri si ti, dhe drejtėsia jote mundet t`i sjellė vetėm dobi birit tė njė njeriu.

JOB 35:9 Ngrihet zėri pėr numrin e madh tė shtypjeve, ngrihet zėri pėr tė kėrkuar ndihmė pėr shkak tė dhunės sė tė fuqishmėve;

JOB 35:10 por asnjeri nuk thotė: "Ku ėshtė Perėndia, krijuesi im, qė natėn tė jep kėngė gėzimi,

JOB 35:11 qė na mėson mė tepėr gjėra se sa kafshėve tė fushave dhe na bėn mė tė urtė se zogjtė e qiellit?"

JOB 35:12 Kėshtu ngrihen zėra, por ai nuk pėrgjigjet pėr shkak tė krenarisė sė njerėzve tė kėqij.

JOB 35:13 Me siguri Perėndia nuk ka pėr t`i dėgjuar ligjėratat boshe dhe i Plotfuqishmi nuk do t`jua vėrė veshin.

JOB 35:14 Edhe sikur ti tė thuash se nuk e shikon atė, ēėshtja jote qėndron para tij, dhe ti duhet tė presėsh.

JOB 35:15 Por tani, duke qenė se nė zemėrimin e tij ai nuk dėnon dhe nuk u jep shumė rėndėsi shkeljeve,

JOB 35:16 Jobi hap kot buzėt dhe mbledh fjalė qė nuk kanė arsye".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase