Main Index: Albanian Bible

 

Job 6

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 6:1 Atėherė Jobi u pėrgjigj dhe tha:

JOB 6:2 "Ah, sikur dhembja ime tė ishte peshuar tėrėsisht, dhe fatkeqėsia ime tė vihej bashkė mbi peshoren,

JOB 6:3 do tė ishte me siguri mė e rėndė se rėra e detit! Pėr kėtė arsye fjalėt e mia nuk u pėrfillėn.

JOB 6:4 Duke qenė se shigjetat e tė Plotfuqishmit janė brenda meje, shpirti im ua pi vrerin; tmerrete Perėndisė janė renditur kundėr meje.

JOB 6:5 Gomari i egėr a pėllet vallė pėrpara barit, ose kau a buluron para forazhit tė tij?

JOB 6:6 A hahet vallė njė ushqim i amėsht pa kripė, apo ka ndonjė farė shije nė tė bardhėn e vezės?

JOB 6:7 Shpirti im nuk pranon tė prekė gjėra tė tilla, ato pėr mua janė si njė ushqim i neveritshėm.

JOB 6:8 Ah sikur tė mund tė kisha atė qė kėrkoj, dhe Perėndia tė mė jepte atė qė shpresoj!

JOB 6:9 Dashtė Perėndia tė mė shtypė, tė shtrijė dorėn e tij dhe tė mė shkatėrrojė!

JOB 6:10 Kam megjithatė kėtė ngushėllim dhe ngazėllehem nė dhembjet qė nuk po mė kursehen, sepse nuk i kam fshehur fjalėt e tė Shenjtit.

JOB 6:11 Cila ėshtė forca ime qė ende tė mund tė shpresoj, dhe cili ėshtė fundi im qė tė mund ta zgjas jetėn time?

JOB 6:12 Forca ime a ėshtė vallė ajo e gurėve, ose mishi im ėshtė prej bronzi?

JOB 6:13 A s`jam fare pa ndihmė nė veten time, dhe a nuk ėshtė larguar nga unė dituria?

JOB 6:14 Pėr atė qė ėshtė i pikėlluar, miku duhet tė tregojė dhembshuri, edhe nė qoftė se ai braktis frikėn e tė Plotfuqishmit.

JOB 6:15 Por vėllezėrit e mi mė kanė zhgėnjyer si njė pėrrua, si ujėrat e pėrrenjve qė zhduken.

JOB 6:16 Ato turbullohen pėr shkak tė akullit dhe nė to fshihet bora,

JOB 6:17 por gjatė stinės sė nxehtė ato zhduken; me vapėn e verės ato nuk duken mė nė vendin e tyre.

JOB 6:18 Ato gjarpėrojnė nė shtigjet e shtretėrve tė tyre; futen nė shketėtirė dhe mbarojnė.

JOB 6:19 Karvanet e Temas i kėrkojnė me kujdes, udhėtarėt e Shebės kanė shpresa tek ata,

JOB 6:20 por ata mbeten tė zhgėnjyer megjithė shpresat e tyre; kur arrijnė aty mbeten tė hutuar.

JOB 6:21 Tani pėr mua ju jeni e njėjta gjė, shikoni tronditjen time tė thellė dhe keni frikė.

JOB 6:22 A ju kam thėnė vallė: "Mė jepni diēka" o "mė bėni njė dhuratė nga pasuria juaj",

JOB 6:23 ose "liromėni nga duart e armikut", ose "mė shpengoni nga duart e personave qė pėrdorin dhunėn"?

JOB 6:24 Mė udhėzoni, dhe do tė hesht; mė bėni tė kuptoj ku kam gabuar.

JOB 6:25 Sa tė frytshme janė fjalėt e drejta! Por ēfarė provojnė argumentet tuaja?

JOB 6:26 Mos keni ndėrmend vallė tė qortoni ashpėr fjalėt e mia dhe fjalimet e njė tė dėshpėruari, qė janė si era?

JOB 6:27 Ju do tė hidhnit nė short edhe njė jetim dhe do tė hapnit njė gropė pėr mikun tuaj.

JOB 6:28 Por tani pranoni tė mė shikoni, sepse nuk do tė gėnjej para jush.

JOB 6:29 Ndėrroni mendim, ju lutem, qė tė mos bėhet padrejtėsi! Po, ndėrroni mendim, sepse bėhet fjalė pėr drejtėsinė time.

JOB 6:30 A ka vallė paudhėsi nė gjuhėn time apo qiellza ime nuk i dallon mė ligėsitė?".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase