Main Index: Albanian Bible

 

Job 34

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 34:1 Elihu nisi pėrsėri tė flasė dhe tha:

JOB 34:2 "Dėgjoni, o njerėz tė urtė, fjalėt e mia, dhe ju, njerėz tė ditur, ma vini veshin!

JOB 34:3 Sepse veshi i shqyrton fjalėt, ashtu si qiellza i shijon ushqimet.

JOB 34:4 Le tė zgjedhim ne vetė atė qė ėshtė e drejtė tė pranojmė midis nesh atė qė ėshtė e mirė.

JOB 34:5 Sepse Jobi ka thėnė: "Jam i drejtė, por Perėndia mė ka hequr drejtėsinė time.

JOB 34:6 A duhet tė gėnjej kundėr drejtėsisė sime? Plaga ime ėshtė e pashėrueshme, megjithėse jam pa mėkat".

JOB 34:7 Kush ėshtė si Jobi, qė e pi pėrqeshjen si ujin,

JOB 34:8 qė ecėn bashkė me keqbėrėsit dhe shkon bashkė me njerėzit e kėqij?

JOB 34:9 Sepse ka thėnė: "Nuk i vlen fare njeriut tė vendosė kėnaqėsinė e tij te Perėndia".

JOB 34:10 Mė dėgjoni, pra, o njerėz me mend! Qoftė larg Perėndisė paudhėsia dhe ligėsia qoftė larg tė Plotfuqishmit!

JOB 34:11 Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprave tė tij dhe secilin e bėn tė gjejė shpėrblimin pėr sjelljen e tij.

JOB 34:12 Sigurisht Perėndia nuk kryen tė keqen dhe i Plotfuqishmi nuk shtrembėron drejtėsinė.

JOB 34:13 Kush i ka besuar kujdesin pėr tokėn, ose kush e ka vendosur mbi tėrė botėn?

JOB 34:14 Nė qoftė se Perėndia duhet tė vendoste nė zemėr tė vet tė tėrhiqte mbi vete Frymėn e tij dhe frymėn e tij,

JOB 34:15 ēdo mish do tė shkatėrrohej njėkohėsisht, dhe njeriu do tė kthehej nė pluhur.

JOB 34:16 Nė qoftė se ke mend, dėgjoje kėtė, vėr veshin pėr tė dėgjuar atė qė po tė them.

JOB 34:17 A mund tė qeverisė ai qė urren drejtėsinė? A guxon ti tė dėnosh tė Drejtin, tė Fuqishmin?

JOB 34:18 Ai qė i thotė njė mbreti: "Je pėr t`u pėrbuzur" dhe princave: "Jeni tė kėqij".

JOB 34:19 Por ai nuk bėn asnjė anėsi me tė mėdhenjtė dhe as e konsideron tė pasurin mė tepėr se tė varfrin, sepse tė gjithė janė vepra e duarve tė tij.

JOB 34:20 Nė njė ēast ata vdesin; nė mesin e natės njerėzia tronditet dhe zhduket, tė fuqishmit ēohen tutje pa dorė njeriu.

JOB 34:21 Sepse ai i mban sytė te rrugėt e njeriut, dhe shikon tėrė hapat e tij.

JOB 34:22 Nuk ka terr as hije vdekjeje, ku mund tė fshihen njerėzit e kėqij.

JOB 34:23 Nė fakt Perėndia nuk ka nevojė ta kqyrė gjatė njė njeri para se ta nxjerrė pėr gjykim para tij.

JOB 34:24 Ai i ligėshton tė fuqishmit pa bėrė hetim dhe vė tė tjerė nė vendin e tyre.

JOB 34:25 Duke qenė se i njeh veprat e tyre, i rrėzon natėn dhe ata shkatėrrohen;

JOB 34:26 i godet si njerėz tė kėqij para syve tė tė gjithėve,

JOB 34:27 sepse janė larguar nga ai pa u kujdesur pėr rrugėt e tij,

JOB 34:28 deri sa tė arrijė tek ai britma e tė varfrit, sepse ai dėgjon britmėn e tė pikėlluarve.

JOB 34:29 Kur Perėndia jep qetėsinė, kush do ta dėnojė? Kur fsheh fytyrėn e tij, kush do tė mund ta shikojė, qoftė kundėr njė kombi tė tėrė ose kundėr njė njeriu tė vetėm,

JOB 34:30 pėr tė penguar qė i pabesi tė mbretėrojė dhe qė populli tė zihet ndėr leqe?

JOB 34:31 Dikush mund t`i thotė Perėndisė: "Unė e mbart fajin tim, po nuk do ta bėj mė tė keqen;

JOB 34:32 tregomė atė qė nuk arrij tė shikoj; nė rast se kam kryer ndonjė paudhėsi, nuk do ta bėj mė"?

JOB 34:33 A duhet tė tė shpėrblejė ai nė bazė tė konditave tė tua, sepse ti nuk pranon gjykimin e tij? Ti duhet tė zgjedhėsh dhe jo unė; prandaj thuaj atė qė di.

JOB 34:34 Njerėzit me mend; si ēdo njeri i urtė qė mė dėgjon, do tė mė thonė:

JOB 34:35 "Jobi flet pa mend, fjalėt e tij nuk kanė dituri".

JOB 34:36 Le tė provohet Jobi deri nė fund, sepse pėrgjigjet e tij janė si ato tė njerėzve tė kėqij,

JOB 34:37 sepse i shton mėkatit tė tij revoltėn, rreh duart mes nesh dhe i shumėzon fjalėt e tij kundėr Perėndisė".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase