Main Index: Albanian Bible

 

Job 20

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 20:1 Atėherė Zofari nga Naamathi u pėrgjigj dhe tha:

JOB 20:2 "Pėr kėtė mendimet e mia mė shtyjnė tė pėrgjigjem, pėr shkak tė shqetėsimit qė ndjej brenda vetes sime.

JOB 20:3 Kam dėgjuar njė qortim qė mė turpėron, por fryma ime mė shtyn tė pėrgjigjem ashtu si e gjykoj.

JOB 20:4 A nuk e di ti qė gjithnjė, qysh prej kohės qė njeriu u vu mbi tokė,

JOB 20:5 triumfi i tė kėqijve zgjat pak dhe gėzimi i tė pabesėve zgjat vetėm njė ēast?

JOB 20:6 Edhe sikur madhėshtia e tij tė arrinte deri nė qiell dhe koka e tij tė prekte retė,

JOB 20:7 ai do tė vdesė pėr gjithmonė si jashtėqitjet e tij; ata qė e kanė parė do tė thonė: "Ku ėshtė?".

JOB 20:8 Do tė fluturojė si njė ėndėrr dhe nuk do tė gjendet mė; do tė zhduket si njė vegim nate.

JOB 20:9 Syri qė e shihte, nuk do ta dallojė mė; edhe banesa e tij nuk do ta shohė mė.

JOB 20:10 Bijtė e tij do tė kėrkojnė tė fitojnė favorin e tė varfėrve dhe duart e tij do tė rivendosin pasurinė e tij.

JOB 20:11 Forca rinore qė i mbushte kockat do tė dergjet nė pluhur bashkė me tė.

JOB 20:12 Edhe sikur e keqja tė jetė e ėmbėl nė gojėn e tij, ai e fsheh atė nėn gjuhė,

JOB 20:13 nuk lejon qė tė dalė qė andej por vazhdon ta mbajė nė gojė.

JOB 20:14 Por ushqimi i tij, qė ėshtė nė zorrėt e veta transformohet dhe bėhet njė helm gjarpėri brenda tij.

JOB 20:15 Ai do tė vjellė pasuritė qė ka gėlltitur; vetė Perėndia do t`ia nxjerrė nga barku.

JOB 20:16 Ai ka thithur helm gjarpėri, gjuha e njė nepėrke do ta vrasė.

JOB 20:17 Nuk ka pėr tė parė mė lumenj as pėrrenj qė rrjedhin me mjaltė dhe gjalpė.

JOB 20:18 Do tė kthejė atė pėr tė cilėn ėshtė lodhur pa e vėnė aspak nė gojė; nuk do tė ketė asnjė gėzim nga pėrfitimet e tregtisė sė tij.

JOB 20:19 Sepse ka shtypur dhe braktisur tė varfrin, ka shtėnė nė dorė me forcė njė shtėpi qė nuk e kishte ndėrtuar.

JOB 20:20 Duke qenė se lakmia e tij nuk ka njohur kurrė qetėsi, ai nuk do tė shpėtojė asgjė nga gjėrat qė dėshironte aq shumė.

JOB 20:21 Asgjė nuk do t`i shpėtojė pangopėsisė sė tij, prandaj mirėqėnia e tij nuk do tė zgjasė.

JOB 20:22 Kur tė jetė nė kulmin e bollėkut do tė gjendet ngushtė; dora e tė gjithė atyre qė vuajnė do tė ngrihet kundėr tij.

JOB 20:23 Kur tė jetė bėrė gati pėr tė mbushur barkun, Perėndia do tė dėrgojė mbi tė zjarrin e zemėrimit tė tij, qė do tė bjerė mbi tė kur tė jetė duke ngrėnė.

JOB 20:24 Ai mund tė shpėtojė nga njė armė prej hekuri, por atė do ta shpojė njė hark prej bronzi.

JOB 20:25 Nxirret shigjeta qė del nga trupi i tij, maja e shndritshme del nga vreri i tij, atė e pushton tmerri.

JOB 20:26 Errėsirė e plotė ėshtė caktuar pėr thesaret e tij; do ta konsumojė njė zjarr jo i nxitur; ata qė kanė mbetur nė ēadrėn e tij do tė jenė nė ankth.

JOB 20:27 Qielli do tė zbulojė paudhėsinė e tij dhe toka do tė ngrihet kundėr tij.

JOB 20:28 Tė ardhurat e shtėpisė sė tij do t`i merren, do t`i marrin nė ditėn e zemėrimit tė tij.

JOB 20:29 Ky ėshtė fati qė Perėndia i cakton njeriut tė keq, trashėgimi qė i ėshtė dhėnė nga Perėndia.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase