Main Index: Albanian Bible

 

Job 23

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 23:1 Atėherė Jobi u pėrgjigj dhe tha:

JOB 23:2 "Edhe sot vajtimi im ėshtė i dhimbshėm; dora ime ėshtė e dobėt pėr shkak tė rėnkimit tim.

JOB 23:3 Ah, sikur tė dija ku ta gjeja, qė tė mund tė arrija deri nė fronin e tij!

JOB 23:4 Do ta parashtroja ēėshtjen time para tij, do ta mbushja gojėn time me argumente.

JOB 23:5 Do tė dija fjalėt me tė cilat do tė mė pėrgjigjej, dhe do tė kuptoja atė qė kishte pėr tė mė thėnė.

JOB 23:6 A do tė mė kundėrshtonte me forcė tė madhe? Jo, pėrkundrazi do tė mė kushtonte vėmendje.

JOB 23:7 Atje njeriu i drejtė do tė mund tė diskutonte me tė, kėshtu gjyqtari im do tė mė shpallte tė pafajshėm pėrjetė.

JOB 23:8 Ja, po shkoj nė lindje, por aty nuk ėshtė; nė perėndim, por nuk e shoh;

JOB 23:9 vepron nė veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj.

JOB 23:10 Por ai e njeh rrugėn qė unė kam marrė; sikur tė mė provonte, do tė dilja si ari.

JOB 23:11 Kėmba ime ka ndjekur me pėrpikmėri gjurmėt e tij, i jam pėrmbajtur rrugės sė tij pa devijuar;

JOB 23:12 nuk jam larguar nga urdhėrimet e buzėve tė tij, pėrfitova shumė nga fjalėt qė kanė dalė prej gojės sė tij mė tepėr se nga racioni tim i ushqimit.

JOB 23:13 Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojė? Atė qė do, ai e bėn,

JOB 23:14 kėshtu ai do tė realizojė plotėsisht atė qė ka dekretuar kundėr meje, dhe plane tė tilla ka mjaft tė tjera.

JOB 23:15 Prandaj nė prani tė tij e ndjej veten tė tmerruar; kur e mendoj kėtė, ia kam frikėn atij.

JOB 23:16 Perėndia ma ligėshton zemrėn, i Plotfuqishmi mė tmerron.

JOB 23:17 Sepse nuk u asgjėsova pėrpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase