Main Index: Albanian Bible

 

Job 33

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 33:1 "Tani pra, Job, dėgjo atė qė kam pėr tė thėnė dhe vėru veshin gjithė fjalėve tė mia!

JOB 33:2 Ja, unė po hap gojėn dhe gjuha ime flet nė gojėn time.

JOB 33:3 Fjalėt e mia burojnė nga njė zemėr e drejtė, buzėt e mia do tė thonė njohuri tė pastra.

JOB 33:4 Fryma e Perėndisė mė ka krijuar dhe fryma e tė Plotfuqishmit mė jep jetė.

JOB 33:5 Nė rast se mundesh, m`u pėrgjigj; pėrgatitu gjithashtu tė mbrosh pozitat e tua.

JOB 33:6 Ja, unė jam i barabartė me ty pėrpara Perėndisė; edhe unė jam formuar nga argjili.

JOB 33:7 Ja, asnjė frikė nga unė nuk duhet tė tė lemerisė, dhe dora ime nuk do tė rėndojė mbi ty.

JOB 33:8 Por ti u ke thėnė veshėve tė mi dhe dėgjova tingullin e fjalėve tė tua, qė thonin:

JOB 33:9 "Una jam i pastėr, pa mėkat; jam i pafajmė, nuk ka asnjė faj tek unė.

JOB 33:10 Por Perėndia gjen kundėr meje shkaqe armiqėsie dhe mė konsideron armikun e tij;

JOB 33:11 i fut kėmbėt e mia nė pranga dhe kqyr gjithė hapat e mia".

JOB 33:12 Mirė, pra, unė tė them se kėtu nuk ke tė drejtė, sepse Perėndia ėshtė mė i madh se njeriu.

JOB 33:13 Pse hahesh me tė, kur ai nuk jep llogari pėr asnjė nga veprimet e tij?

JOB 33:14 Nė fakt Perėndia flet nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr por njeriu nuk e vė re:

JOB 33:15 nė njė ėndėrr, nė njė vegim tė natės, kur njė gjumė i rėndė i zė njerėzit, kur dremitin nė shtretėrit e tyre.

JOB 33:16 Atėherė ai hap veshėt e njerėzve dhe vulos paralajmėrimet qė u bėn,

JOB 33:17 pėr ta larguar njeriun nga veprimet e tij dhe pėr ta mbajtur larg nga kryelartėsia,

JOB 33:18 pėr tė shpėtuar shpirtin e tij nga gropa dhe pėr tė penguar qė jeta e tij tė mbarojė nga shpata.

JOB 33:19 Njeriu paralajmėrohet gjithashtu me dhembjen nė shtratin e vet dhe me torturėn e pandėrprerė tė kockave tė tij,

JOB 33:20 aq sa i neveritet buka dhe madje edhe ushqimet mė tė shijshme.

JOB 33:21 Mishi konsumohet sa mbyll e hap sytė, ndėrsa kockat e tij, qė mė parė nuk dukeshin, tani dalin jashtė;

JOB 33:22 kėshtu shpirti i tij i afrohet gropės dhe jeta e tij atyre qė sjellin vdekjen.

JOB 33:23 Por nė rast se pranė tij ka njė engjėll, njė interpret, njė i vetėm ndėr njė mijė, qė t`i tregojė njeriut detyrėn e tij.

JOB 33:24 Perėndisė i vjen keq pėr tė dhe thotė: "Kurseje qė tė mos zbresė nė gropė; gjeta shpengimin pėr tė".

JOB 33:25 Atėherė mishi i tij do tė bėhet mė i freskėt se kur ishte fėmijė dhe ai do tė kthehet nė ditėt e rinisė sė tij.

JOB 33:26 Do t`i lutet fort Perėndisė, do tė gjejė hir pranė tij dhe do tė mund tė sodisė fytyrėn e tij me gėzim, sepse Perėndia do ta ketė rivendosur njeriun nė drejtėsinė e tij.

JOB 33:27 Duke iu drejtuar njerėzve, do tė thotė: "Kam mėkatuar dhe kam shkelur drejtėsinė, dhe nuk u ndėshkova siē e meritoja.

JOB 33:28 Perėndia i ka shpenguar shpirtin tim, qė tė mos zbriste nė gropė dhe jeta ime mund tė shohė dritėn".

JOB 33:29 Ja, Perėndia e bėn kėtė dy herė, tri herė me njeriun,

JOB 33:30 pėr tė shpėtuar shpirtin e tij nga gropa dhe pėr ta ndriēuar me dritėn e jetės.

JOB 33:31 Ki kujdes, Jobi, dėgjomė; rri nė heshtje, dhe unė do tė flas.

JOB 33:32 Nė qoftė se ke diēka pėr tė thėnė, pėrgjigjmu, folė, sepse do tė dėshiroja tė tė jepja tė drejtė.

JOB 33:33 Pėrndryshe dėgjomė; hesht dhe unė do tė tė mėsoj diturinė".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase