Main Index: Albanian Bible

 

Job 39

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 39:1 A e di ti kohėn kur pjellin dhitė e malit apo ke vėrejtur vallė pjelljen e drenushave?

JOB 39:2 A di ti tė numėrosh muajt kur merr fund barra e tyre, apo njeh ti kohėn kur duhet tė pjellin?

JOB 39:3 Mblidhen dhe pjellin tė vegjlit e tyre, duke u dhėnė fund kėshtu dhembjeve tė tyre.

JOB 39:4 Tė vegjlit e tyre bėhen tė fortė, rriten jashtė, shkėputen dhe nuk kthehen mė pranė tyre.

JOB 39:5 Kush lė tė lirė gomarin e egėr, kush e ka zgjidhur gomarin e egėr,

JOB 39:6 tė cilit i kam caktuar tė rrijė nė shkretėtirė dhe tokėn e kripur si banesė?

JOB 39:7 Ai pėrēmon zhurmėn e qytetit dhe nuk dėgjon britmat e asnjė zotėrie.

JOB 39:8 Hapėsirat e gjera tė maleve janė kullota e tij, dhe ai shkon dhe kėrkon ēdo gjė qė ėshtė e gjelbėr.

JOB 39:9 Bualli vallė a pranon tė tė shėrbejė ose tė kalojė natėn pranė grazhdit tėnd?

JOB 39:10 A mund ta lidhėsh vallė buallin me litar qė tė lėrojė tokėn nė hulli, ose tė lesojė luginat pas teje?

JOB 39:11 A do t`i kesh besim atij, sepse forca e tij ėshtė e madhe, ose do t`ia lėsh atij punėn tėnde?

JOB 39:12 A do tė mbėshtetesh tek ai pėr tė ēuar nė shtėpi grurin dhe pėr ta mbledhur nė lėmė?

JOB 39:13 Krahėt e strucit rrahin tėrė gaz, por ato nuk janė me siguri krahėt dhe pendėt e lejlekut.

JOB 39:14 Ai nė fakt i braktis vezėt e tij pėr tokė dhe i lė tė ngrohen nė pluhur.

JOB 39:15 duke harruar qė njė kėmbė mund t`i shtypė ose njė kafshė e fushave mund t`i shkelė.

JOB 39:16 I trajton ashpėr tė vegjlit e tij, sikur tė mos ishin tė vetėt; por lodhja e tij pa asnjė interes ėshtė e kotė,

JOB 39:17 sepse Perėndia e ka lėnė pa dituri dhe nuk i ka dhėnė zgjuarsi.

JOB 39:18 Por kur ngrihet mė kėmbė pėr tė ikur, tallet me kalin dhe me kalorėsin e tij.

JOB 39:19 A je ti ai qė i ke dhėnė forcėn kalit dhe ia ke veshur qafėn me jele qė valėviten?

JOB 39:20 A je ti ai qė e bėn tė kėrcejė si njė karkalec? Hingėllima e tij krenare tė kall tmerr.

JOB 39:21 Ēukėrmon nė luginė duke u kėnaqur nga forca e tij; sulet nė mes tė kacafytjes me armė.

JOB 39:22 Pėrbuz frikėn dhe nuk trembet, as zmbrapset pėrpara shpatės.

JOB 39:23 Mbi tė kėrcet kėllėfi i shigjetave, shtiza qė vetėtin dhe ushta.

JOB 39:24 Me zjarr dhe vrull i zhduk distancat dhe nuk qėndron nė vend kur bie buria.

JOB 39:25 Qė nė dėgjimin e parė tė burisė, ai thotė: "Aha"!, dhe e nuhat nga larg betejėn, zėrin kumbues tė kapitenėve dhe britmėn e luftės.

JOB 39:26 Mos vallė pėr shkak tė zgjuarsisė sate ngrihet e fluturon krahathati dhe i hap krahėt e tij drejt jugut?

JOB 39:27 Éshtė vallė nėn komandėn tėnde qė shqiponja ngrihet lart dhe e bėn folenė e saj nė vende tė larta?

JOB 39:28 Banon mbi shkėmbinj dhe qėndron mbi krepa tė rrėpirta.

JOB 39:29 Nga lart ajo pėrgjon gjahun dhe sytė e saj vrojtojnė larg.

JOB 39:30 Tė vegjlit e saj thithin gjak dhe, ku ka tė vrarė, atje ndodhet ajo".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase