Main Index: Albanian Bible

 

Job 22

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31] [32] [33] [34] [35] [36] [37] [38] [39] [40] [41] [42]

JOB 22:1 Atėherė Elifazi nga Temani u pėrgjigj dhe tha:

JOB 22:2 "A mundet vallė njeriu t`i sigurojė ndonjė pėrfitim Perėndisė? Me siguri i urti i sjell tė mirė vetvetes.

JOB 22:3 Ēfarė kėnaqėsie ka prej saj i Plotfuqishmi, nė rast se ti je i drejtė, ose ēfarė pėrfitimi ka nė qoftė se ti ke njė sjellje tė ndershme?

JOB 22:4 Mos vallė nga frika qė ka prej teje ai ndėshkon dhe hyn nė gjyq me ty?

JOB 22:5 Apo ka gjasė mė shumė se kjo ka si shkak ligėsinė tėnde tė madhe dhe fajet e tua tė shumta?

JOB 22:6 Pa arsye nė fakt ti merrje pengje nga vėllezėrit e tu dhe i zhvishje tė zhveshurit nga rrobat e tyre.

JOB 22:7 Nuk i jepje ujė tė lodhurit dhe i refuzoje bukėn tė uriturit.

JOB 22:8 Toka i pėrkiste njeriut tė fuqishėm dhe banonte nė tė njeriu i nderuar.

JOB 22:9 E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahėt e jetimėve ishin tė kėputur.

JOB 22:10 Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma tė papritura tė turbullojnė,

JOB 22:11 ose njė errėsirė nuk tė lejon tė shikosh dhe njė vėrshim uji tė pėrmbyt.

JOB 22:12 A nuk ėshtė Perėndia lart nė qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!

JOB 22:13 Dhe ti thua: "Ēfarė di Perėndia? A mund tė gjykojė nėpėrmjet territ tė dendur?

JOB 22:14 Re tė dendura e mbulojnė dhe kėshtu nuk mund tė shikojė, dhe shėtit mbi kupėn e qiejve".

JOB 22:15 A dėshiron ti tė ndjekėsh rrugėn e lashtė tė pėrshkruar prej kohe nga njerėzit e kėqij,

JOB 22:16 qė e ēuan larg para kohe, dhe themelin e tė cilėve e mori njė lum qė vėrshonte?

JOB 22:17 Ata i thonin Perėndisė: "Largohu nga ne! Ēfarė mund tė na bėjė i Plotfuqishmi?".

JOB 22:18 Megjithatė Perėndia ua kishte mbushur shtėpitė me tė mira. Por unė u rri larg kėshillave tė tė pabesėve.

JOB 22:19 Tė drejtėt e shohin kėtė dhe gėzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;

JOB 22:20 po, me siguri, armiqtė tanė po shkatėrrohen, dhe zjarri po pėrpin atė qė mbetet.

JOB 22:21 Pajtohu, pra, me Perėndinė dhe do tė kesh siguri; kėshtu do tė kesh mirėqėnie.

JOB 22:22 Prano udhėzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalėt e tij nė zemrėn tėnde.

JOB 22:23 Nė rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do tė rimėkėmbesh; nė qoftė se largon paudhėsinė nga ēadrat e tua

JOB 22:24 dhe u hedh arin nė pluhur dhe arin e Ofirit ndėr gurėt e pėrroit,

JOB 22:25 atėherė i Plotfuqishmi do tė jetė ari yt, thesari yt prej argjendi.

JOB 22:26 Sepse atėherė do tė gjesh kėnaqėsinė tėnde tek i Plotfuqishmi dhe do tė ngresh fytyrėn nė drejtim tė Perėndisė.

JOB 22:27 Do t`i lutesh dhe ai do tė tė plotėsojė dėshirėn dhe ti do tė realizosh kushtet qė ke lidhur.

JOB 22:28 Do tė vendosėsh njė gjė dhe ajo do tė dalė mbarė, dhe mbi udhėn tėnde do tė shkėlqejė drita.

JOB 22:29 Kur do tė poshtėrojnė, ti do tė thuash: "Ngritja do tė vijė". Ai do tė pėrkrahė tė pėrulurin

JOB 22:30 dhe do tė ēlirojė edhe atė qė nuk ėshtė i pafajmė; po, ai do tė ēlirohet nga shkaku i pastėtisė sė duarve tė tua".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase