Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 27

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 27:1 Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.

PROV 27:2 Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

PROV 27:3 Guri peshon dhe rëra është e rëndë, por zemërimi i budallait peshon më tepër se të dyja bashkë.

PROV 27:4 Tërbimi është mizor dhe zemërimi është i furishëm, por kush mund t'i bëjë ballë xhelozisë?

PROV 27:5 Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur.

PROV 27:6 Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.

PROV 27:7 Kush është i ngopur përçmon huallin e mjaltit; por për atë që ka uri çdo gjë e hidhur është e ëmbël.

PROV 27:8 Si zogu që endet larg folesë së tij, kështu është njeriu që endet larg shtëpisë së tij.

PROV 27:9 Vaji dhe parfumi gëzojnë zemrën, kështu bën ëmbëlsia e një shoku me këshillat e tij të përzërmërta.

PROV 27:10 Mos e braktis mikun tënd as mikun e atit tënd dhe mos shko në shtëpinë e vëllait tënd ditën e fatkeqësisë sate; është më mirë një që banon afër se sa një vëlla larg.

PROV 27:11 Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu do të mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje.

PROV 27:12 Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.

PROV 27:13 Merr rroben e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj.

PROV 27:14 Ai që bekon të afërmin e tij me zë të lartë në mëngjes herët, do t'ia zënë si mallkim.

PROV 27:15 Pikëllimi i vazhdueshëm në një ditë shiu të madh dhe një grua grindavece i ngjasin njera tjetrës.

PROV 27:16 Kush arrin ta përmbajë, mban erën dhe zë vajin me dorën e tij të djathtë.

PROV 27:17 Hekuri mpreh hekurin, kështu njeriu mpreh fytyrën e shokut të tij.

PROV 27:18 Kush kujdeset për fikun do të hajë frytin e tij, dhe ai që i shërben zotit të tij do të nderohet.

PROV 27:19 Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.

PROV 27:20 Sheoli dhe Abadoni janë të pangopur, dhe të pangopur janë gjithashtu sytë e njerëzve.

PROV 27:21 Poçja është për argjendin dhe furra për arin, kështu njeriu provohet nga lëvdata që merr.

PROV 27:22 Edhe sikur ta shtypje budallanë në një havan bashkë me grurë me dygeçin e tij, budallallëku nuk do të largohej prej tij.

PROV 27:23 Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,

PROV 27:24 sepse pasuritë nuk zgjatin përherë, dhe as një kurorë nuk vazhdon brez pas brezi.

PROV 27:25 Kur merret bari i thatë dhe del bari i njomë dhe mblidhet forazhi i maleve,

PROV 27:26 qengjat do të furnizojnë rrobat e tua, cjeptë çmimin e një are

PROV 27:27 dhe dhitë mjaft qumësht për ushqimin tënd, për ushqimin e shtëpisë sate dhe për të mbajtur shërbëtoret e tua.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase