Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 8

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 8:1 A nuk bërtet vallë dituria dhe maturia a nuk e bën zërin e saj të dëgjohet?

PROV 8:2 Ajo qëndron në këmbë mbi majën e lartësive, gjatë rrugës, në kryqëzimet e rrugëve;

PROV 8:3 bërtet pranë portave, në hyrje të qyteteve, në prag të dyerve;

PROV 8:4 "Ju drejtohem juve, o njerëz dhe zëri im u drejtohet bijve të njeriut.

PROV 8:5 Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.

PROV 8:6 Më dëgjoni, sepse do të flas për gjëra të rëndësishme dhe buzët e mia do të hapen për të thënë gjëra të drejta.

PROV 8:7 Sepse goja ime do të shpallë të vërtetën; pabesia është e neveritshme për buzët e mia.

PROV 8:8 Të gjitha fjalët e gojës sime janë të drejta, në to nuk ka asgjë të shtrembër dhe të çoroditur.

PROV 8:9 Janë të gjitha të drejta për atë që ka mend dhe për ata që kanë gjetur dijen.

PROV 8:10 Pranoni mësimin tim dhe jo argjendin, dijen në vend të arit të zgjedhur,

PROV 8:11 sepse dituria vlen më tepër se margaritarët, të gjitha gjërat që dikush mund dikush të dëshiroje nuk barazohen me të.

PROV 8:12 Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim.

PROV 8:13 Frika e Zotit është të urresh të keqen; unë e urrej kryelartësinë, arrogancën, rrugën e keqe dhe gojën e çoroditur.

PROV 8:14 Mua më takon mendimi dhe dituria e vërtetë; unë jam zgjuarsia, mua më përket forca.

PROV 8:15 Nëpërmjet meje mbretërojnë mbretërit dhe princat vendosin drejtësinë.

PROV 8:16 Nëpërmjet meje qeverisin krerët, fisnikët, tërë gjykatësit e tokës.

PROV 8:17 Unë i dua ata që më duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë.

PROV 8:18 Me mua janë pasuria dhe lavdia, pasuria që zgjat dhe drejtësia.

PROV 8:19 Fryti im është më i mirë se ari, po, se ari i kulluar, dhe prodhimi im më tepër se argjendi i zgjedhur.

PROV 8:20 Unë eci në rrugën e drejtësisë, në mes të shtigjeve të drejtësisë,

PROV 8:21 për t'i bërë ata që më duan të trashëgojnë pasurinë e vërtetë dhe për të mbushur thesaret e tyre.

PROV 8:22 Zoti më zotëroi në fillim të rrugës së tij, përpara veprave të tij më të lashta.

PROV 8:23 U vendosa nga amshimi, që në krye, para se toka të ekzistonte.

PROV 8:24 Më prodhuan kur nuk kishte ende humnera, kur nuk kishte burime me ujë të bollshëm.

PROV 8:25 Më prodhuan para se themelet e maleve të ishin përforcuar, para kodrinave,

PROV 8:26 kur nuk kishte sajuar ende as tokën, as fushat dhe as plisat e para të dheut.

PROV 8:27 Kur ai fiksonte qiejtë, unë isha aty; kur bënte një rreth mbi sipërfaqen e humnerës,

PROV 8:28 kur i bënte të qëndrueshëm qiejtë e epërm, kur përforconte burimet e humnerës,

PROV 8:29 kur i caktonte detit caqet e tij në mënyrë që ujërat të mos kalonin përtej urdhërit të tij, kur vendoste themelet e dheut,

PROV 8:30 unë isha pranë tij si një arkitekt, isha çdo ditë kënaqësia e tij, duke u gëzuar çdo çast para tij;

PROV 8:31 kënaqesha në pjesën e banueshme të botës dhe gjeja ëndjen time me bijtë e njerëzve.

PROV 8:32 Tani, pra, më dëgjoni, o bij; lum ata që ndjekin rrugët e mia!

PROV 8:33 Dëgjoni këto mësime, tregohuni të urtë dhe mos i hidhni poshtë!

PROV 8:34 Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia.

PROV 8:35 Sepse ai që më gjen, gjen jetën, dhe siguron përkrahjen e Zotit.

PROV 8:36 Por ai që mëkaton kundër meje, i bën të keqe vetvetes; të gjithë ata që më urrejnë duan vdekjen".

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase