Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 7

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 7:1 Biri im, ruaji fjalët e mia dhe urdhërimet e mia në veten tënde,

PROV 7:2 Ruaji urdhërimet e mia dhe ke për të jetuar; ruaji mësimet e mia si bebja e syve të tu.

PROV 7:3 Lidhi ndër gishta, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate.

PROV 7:4 Thuaji diturisë: "Ti je motra ime" dhe quaje "shok" gjykimin,

PROV 7:5 me qëllim që të të ruajnë nga gruaja e tjetrit nga gruaja e huaj që përdor fjalë lajkatare.

PROV 7:6 Nga dritarja e shtëpisë sime shikoja nëpër parmakët prej hekuri

PROV 7:7 dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim,

PROV 7:8 që kalonte nëpër rrugë pranë qoshes të gruas së huaj dhe drejtohej nga shtëpia e saj,

PROV 7:9 në muzg, kur po ngryste dita, ndërsa zbriste nata e zezë dhe e errët.

PROV 7:10 I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake;

PROV 7:11 ajo është turbulluese dhe provokuese, dhe nuk di t'i mbajë këmbët në shtëpinë e saj;

PROV 7:12 herë mbi rrugë, herë në sheshet qëndron në pritë në çdo qoshe.

PROV 7:13 Kështu e zuri dhe e puthi, pastaj me paturpësi tha:

PROV 7:14 "Duhet të bëja flijimet e falenderimit; pikërisht sot i plotësova zotimet e mia;

PROV 7:15 prandaj të dola para që të të kërkoj dhe të gjeta.

PROV 7:16 E zbukurova shtratin tim me një mbulesë si sixhade, me li të ngjyrosur nga Egjipti;

PROV 7:17 e parfumova shtratin tim me mirrë, me aloe dhe me kanellë.

PROV 7:18 Eja, të dehemi me dashuri deri në mëngjes, të kënaqemi në qejfe dashurie,

PROV 7:19 sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

PROV 7:20 ka marrë me vete një thes të vogël me pare dhe do të kthehet në shtëpi vetëm kur të jetë hëna e plotë".

PROV 7:21 Ajo e mashtroi me fjalë bindëse, e tërhoqi me ëmbëlsinë e buzëve të saj.

PROV 7:22 Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait,

PROV 7:23 deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij.

PROV 7:24 Prandaj, bij të mi, më dëgjoni, kushtojuni kujdes fjalëve të gojës sime.

PROV 7:25 Zemra jote të mos shkojë pas rrugëve të saj, mos devijo nëpër shtigjet e saj,

PROV 7:26 sepse ka rrëzuar shumë të plagosur për vdekje, dhe tërë ata që ajo ka vrarë ishin burra të fortë.

PROV 7:27 Shtëpia e saj është rruga e Sheolit që zbret në thellësitë e vdekjes.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase