Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 18

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 18:1 Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.

PROV 18:2 Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.

PROV 18:3 Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.

PROV 18:4 Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.

PROV 18:5 Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.

PROV 18:6 Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

PROV 18:7 Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.

PROV 18:8 Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.

PROV 18:9 Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.

PROV 18:10 Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.

PROV 18:11 Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.

PROV 18:12 Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.

PROV 18:13 Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.

PROV 18:14 Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar?

PROV 18:15 Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.

PROV 18:16 Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.

PROV 18:17 I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.

PROV 18:18 Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.

PROV 18:19 Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

PROV 18:20 Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.

PROV 18:21 Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.

PROV 18:22 Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

PROV 18:23 I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.

PROV 18:24 Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase