Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 16

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 16:1 Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.

PROV 16:2 Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.

PROV 16:3 Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.

PROV 16:4 Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.

PROV 16:5 Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.

PROV 16:6 Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.

PROV 16:7 Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.

PROV 16:8 Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.

PROV 16:9 Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.

PROV 16:10 Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.

PROV 16:11 Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.

PROV 16:12 Éshtë një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.

PROV 16:13 Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.

PROV 16:14 Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë.

PROV 16:15 Në dritën e fytyrës së mbretit ka jetë, dhe favori i tij është si reja e shiut të fundit.

PROV 16:16 Éshtë më mirë të fitosh dituri se sa ar, dhe të fitosh mënçuri se sa argjend.

PROV 16:17 Rruga kryesore e njerëzve të drejtë është të evitojnë të keqen; ai që do ta ruajë shpirtin e tij mbikqyr rrugën e tij.

PROV 16:18 Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

PROV 16:19 Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.

PROV 16:20 Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

PROV 16:21 I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.

PROV 16:22 Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

PROV 16:23 Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.

PROV 16:24 Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.

PROV 16:25 Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.

PROV 16:26 Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.

PROV 16:27 Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.

PROV 16:28 Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.

PROV 16:29 Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.

PROV 16:30 Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.

PROV 16:31 Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.

PROV 16:32 Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.

PROV 16:33 Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase