Main Index: Albanian Bible UTF8

 

Proverbs 5

[1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] [8] [9] [10] [11] [12] [13] [14] [15] [16] [17] [18] [19] [20] [21] [22] [23] [24] [25] [26] [27] [28] [29] [30] [31]

PROV 5:1 Biri im, ki kujdes për diturinë time, vëri veshin arsyetimit tim,

PROV 5:2 me qëllim që ti të ruash gjykimin dhe buzët e tua të fiksojnë diturinë.

PROV 5:3 Sepse buzët e gruas që shkel kurorën nxjerrin mjaltë dhe goja e saj është më e butë se vaji;

PROV 5:4 por në fund ajo është e hidhur si pelini, e mprehtë si një shpatë me dy presa.

PROV 5:5 Këmbët e saj zbresin drejt vdekjes, hapat e saj çojnë drejtpërdrejt në Sheol.

PROV 5:6 Ajo nuk ecën në shtegun e jetës, por ti nuk i jep rëndësi kësaj gjëje; rrugët e saj janë të gabuara, por ti nuk e kupton.

PROV 5:7 Prandaj tani, bij të mi, më dëgjoni dhe mos u largoni nga fjalët e gojës sime.

PROV 5:8 Mbaje larg prej saj rrugën tënde dhe mos iu afro portës së shtëpisë së saj,

PROV 5:9 për të mos ua dhënë të tjerëve fuqinë tënde dhe vitet e tua dikujt që nuk ka mëshirë.

PROV 5:10 Me qëllim që të huajt të mos ngopen me pasurinë tënde, dhe mundi yt të mos shkojë në shtëpinë e një të huaji,

PROV 5:11 dhe të mos rënkosh kur do të të vijë fundi, kur mishi dhe trupi yt do të jenë të konsumuar,

PROV 5:12 dhe të thuash: "Vallë si urreva mësimin, dhe si e ka përçmuar qortimin zemra ime?

PROV 5:13 Nuk dëgjova zërin e atyre që më mësonin dhe nuk ua vura veshin atyre që më udhëzonin.

PROV 5:14 U ndodha pothuajse në një të keqe të plotë në mes të turmës dhe të kuvendit".

PROV 5:15 Pi ujin e sternës sate dhe ujin e rrjedhshëm të pusit tënd.

PROV 5:16 A duhet burimet e tua të derdhen jashtë, si rrëke uji nëpër rrugë?

PROV 5:17 Qofshin vetëm për ty dhe jo për të huajtë bashkë me ty.

PROV 5:18 Qoftë i bekuar burimi yt dhe gëzohu me nusen e rinisë sate.

PROV 5:19 Drenushë e dashur dhe gazelë hirplotë, sisët e saj le të të kënaqin kurdoherë, dhe qofsh vazhdimisht i dhënë pas dashurisë që ke për të.

PROV 5:20 Pse vallë, biri im, të biesh në dashuri me një grua që ka shkelur kurorën dhe të rrokësh gjirin e një të huaje?

PROV 5:21 Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të Zotit, dhe ai vëzhgon të gjitha shtigjet e tij.

PROV 5:22 I pabesi zihet nga vetë paudhësitë e tij dhe mbahet nga litarët e mëkatit të tij.

PROV 5:23 Ai ka për të vdekur sepse nuk korrigjohet dhe do të zhduket për shkak të marrëzisë së tij.

 

Created with HTMLCompiler by BibleDatabase